Strakënaja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Hartë e Strakënasë

Strakënaja ose Thonuzi (greqisht Οθωνοί/Othoní, italisht Fanò) është një ishull grek në detin Jon pranë Korfuzit. Ka më pak se 400 banorë (2011).

Emri[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Thonuzi dhe Othanasi rrjedhin nga emri grek i ishullit (Othoni). Në shqip përdoret kryesisht emri Strakëná që mendohet se vjen nga greqishtja dorike Aστακονήσι/Astakonisi që do të thotë kacavidhe.[1] Emri i Strakënasë përdoret edhe në mallkimet e Kallaratit dhe Dhërmiut ("Vafsh në Strakëna!").[2] Gjendet po ashtu në një këngë himarjote:

Qeparotë në Himarë
Muarr gjemit' e vanë
Kaluanë Strakënanë

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Strakënaja gjatë kohës së Perandorisë Osmane shpesh u bë shtrehë të familjeve të arratisura nga Piluri (pas 1650), Qeparoi dhe Kallarati.[3][4] Fisi Bragjinaj nga Qeparoi mërgoi drejt Strakënasë për shkak të konflikteve ndërfisnore me fshatrat Borsh dhe Kuç.[5]

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Strakënaja ndodhet në detin Jon, përballë Himarës dhe në veriperëndim të Korfuzit. Ndodhet 20 milje detare larg nga bregu i Himarës. Rreth 6,6 milje detare në lindje të Strakënasë ndodhet ishulli i Dymalit.

Vendbanimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lagjet janë: Ammos, Argyratika, Arvanitika, Benardatika, Dafni, Horio i Thonuzit, Kasimatika, Katsouratika, Mastoratika, Pagkalatika, Papadatika, Thonuzi, Vitsetzatika.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Balkan and South Slavic Enclaves in Italy: Languages, Dialects and Identities (faqe 167)" (në anglisht). Marrë më 30 maj 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ "Γλωσσικές επαφές και διαστρωματώσεις στην περιοχή Χιμάρας (faqe 6)" (PDF) (në greqisht). Marrë më 30 maj 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ^ "Historiku i Kallaratit, nga Enver Strati". Marrë më 30 maj 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  4. ^ "Kastajana pilurjote". Marrë më 30 maj 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  5. ^ "Qazim Rrushaj: Një vështrim "Historisë së Qeparoit" të Janko Palit dhe Historisë së "Lufta e Vlorës" të Ago Agajt". Marrë më 30 maj 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)