Jump to content

EURALIUS

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
EURALIUS
Formuar më2005; 19 vite më parë (2005)
Shpërbërë më2021; 3 vite më parë (2021)
LlojiProjekt i asistencës teknike të Bashkimit Evropian për Shqipërinë
SeliaMinistria e Drejtësisë, Tiranë
Gjuha zyrtare
Anglisht
Shqip
Faqja në internetwww.euralius.eu

Projekti "Konsolidimi i Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri" (EURALIUS) ishte projekt i asistencës teknike i Bashkimit Evropian në fushën e drejtësisë në Shqipëri që ka kryer veprimtarinë nga viti 2005 deri në vitin 2021. Objektiv kryesor i projektit ishte fuqizimi i pavarësisë, transparencës, efiçencës, përgjegjshmërisë dhe besimit publik në sistemin shqiptar të drejtësisë, në pajtim me të drejtën dhe praktikat më të mira të BE-së.

Konsolidimi i Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri dhe përafrimi me standardet Evropiane është një kusht dhe një proces që synon të rivendosë besimin e publikut në sistemin e drejtësisë, të konsolidojë demokracinë dhe sundimin e ligjit sipas kërkesave të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. BE ka hartuar instrumenta të veçantë në mënyrë që të lehtësojë plotësimin e kritereve dhe anëtarësimin e vendit. 

EURALIUS përbëhej nga ekspertë ndërkombëtarë afatgjatë nga vende të ndryshme të BE-së dhe nga ekspertë ligjorë vendas, si dhe nga stafi mbështetës që përfshin asistentë, përkthyes, e të tjerë.

Ndër partnerët dhe përfituesit shqiptarë ishin Ministria e Drejtësisë[1], Gjykatat[2], Këshilli i Lartë i Gjyqësorit[3], Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Prokuroritë[4], Parlamenti i Shqipërisë[5], Shkolla e Magjistraturës[6], Dhoma Kombëtare e Avokatisë[7], Dhoma Kombëtare e Noterisë[8] dhe Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë[9].

Projekti ndër vite

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Projekti EURALIUS ishte një projekt asistence evropiane për Shqipërinë dhe konsiston kryesisht në asistencën për përafrimin e legjislacionit për Sektorin e Drejtësisë. Projekti EURALIUS është realizuar përgjatë disa fazave në formën e misioneve.

Misioni EURALIUS I ka qenë prezent në Shqipëri që prej vitit 2005. Në atë periudhë kishte një nevojë të veçantë për një reformim rrënjësor të sistemit të drejtësisë, duke qenë se shteti Shqiptar po përjetonte një progres të vështirë që prej regjimit komunist drejt demokracisë dhe shumë sfida shtriheshin përpara për shtetin e së drejtës.

Misioni EURALIUS II ka vijuar menjëherë mbas finalizimit të projektit të mëparshëm dhe ka zgjatur që prej 15 nëntor 2007 – 30 qershor 2010. Kontraktor i projektit ka qenë Ministria Federale e Drjtësisë Austriake dhe menaxhimi i këtij projekti është kryer nga Qendra për Kompetencë Ligjore (CLC).

Misioni EURALIUS III pati filluar në 15 shtator 2010 dhe është finalizuar më 15 qershor 2013. Ky projekt është menaxhuar nga Fundacion Internacional y para Iberoamerica de Administracion y Politicas Publicas (FIIAPP).

Misioni EURALIUS IV pati filluar në 1 shtator 2014 dhe është finalizuar më 31 mars 2018. Ky projekt është menaxhuar nga një konsorcium i drejtuar nga Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (IRZ)[10], në bashkëpunim me Qendrën për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (CICL)[11] dhe Agjencinë për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (aed)[12].

Puna e EURALIUS IV ishte e konsoliduar rreth një numri komponentësh kryesorë:[13] Reforma në Drejtësi dhe Organizimi i Ministrisë së Drejtësisë; Këshilli i Lartë i Gjyqësorit (KLGj) dhe Gjykata e Lartë; Drejtësia Penale dhe Zyrat e Prokurorisë; Administrimi dhe efiçenca gjyqësore; Profesionet ligjore; Manaxhim ndryshimi; Inspektorati i Lartë i Drejtësisë (ILD); Organizimi dhe Manaxhimi i Gjykatave; Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Prokuroritë; dhe Trajnimi gjyqësor.

Misioni EURALIUS V vijoi menjëherë mbas finalizimit të misionit të mëparshëm, më datë 1 Prill 2018 dhe përfundoi veprimtarinë më 31 dhjetor 2021, duke shënuar misionin e fundit të projektit EURALIUS. EURALIUS V u implementua nga i njëjti konsorcium por edhe me pjesëmarrjen e shtuar të Këshillit Suprem të Magjistraturës së Italisë (CSM)[14].

EURALIUS V ishte projektuar si një projekt i asistencës teknike të BE-së, që do të mbështesë dhe asistojë institucionet kryesore shqiptare të drejtësisë me qëllim përafrimin e performancës së tyre me standardet e BE-së. Objektivi kryesor i projektit EURALIUS V ishte fuqizimi i pavarësisë, transparencës, efiçencës, përgjegjshmërisë dhe besimit publik në sistemin shqiptar të drejtësisë në pajtim me të drejtën dhe praktikat më të mira të BE-së. 

Reforma në Drejtësi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

EURALIUS ka luajtur një rol të rëndësishëm në konsolidimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, sidomos nëpërmjet kontributit të misioni EURALIUS IV në jetësimin e procesit të Reformës në Drejtësi. Gjatë reformës, ekspertët ndërkombëtarë dhe kombëtarë e EURALIUS kanë asistuar në procesin e hartimit të legjislacionit shqiptar, amendimin e ligjeve dhe po mbështesin krijimin dhe fuqizimin e instritucioneve shqiptare.

Pjesë e Reformës në Drejtësi ishte miratimi nga Kuvendi i ndryshimeve kushtetuese më 21 korrik 2016,[15] dhe i paketës me Ligjet Organike[16] ku spikat ligji për ri-vlerësimin e përkohshem të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë. [17]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burim i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ http://www.drejtesia.gov.al/
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 1 tetor 2016. Marrë më 28 shtator 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 1 qershor 2019. Marrë më 1 qershor 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  4. ^ http://www.pp.gov.al/
  5. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 27 dhjetor 2018. Marrë më 27 shtator 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  6. ^ http://www.magjistratura.edu.al/
  7. ^ http://www.dhka.org.al/
  8. ^ http://www.notariati.al/
  9. ^ http://www.nchb.al/
  10. ^ http://www.irz.de/
  11. ^ http://www.cilc.nl/
  12. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 17 dhjetor 2016. Marrë më 27 shtator 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  13. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2016. Marrë më 27 shtator 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  14. ^ https://euralius.eu/index.php/en/about-us2/
  15. ^ http://www.euralius.eu/images/Justice-Reform/Amendamentet-kushtetuese-21-07-2016-AL.pdf[lidhje e vdekur]
  16. ^ http://www.reformanedrejtesi.al/aktivitet/kuvendi-i-shqiperise-miratoi-pese-projektligje-te-rendesishme-pjese-e-paketes-se-shtate-0
  17. ^ http://www.euralius.eu/images/Justice-Reform/Ligji-nr-84-date-30-08-2016-per-ri-vleresimin-e-perkohshem-te-gjyqtareve-dhe-prokuroreve-te-Republikes-se-Shqiperise.pdf[lidhje e vdekur]