Ebu Isa Muhammed et-Tirmidhi
Ebu Isa Muḥammed ibn Isa es-Sulemi eḍ-Ḍarīr el-Bughi et-Tirmidhi (Arabisht: أبو عيسى محمد بن عيسى السلمي الضرير البوغي الترمذي; 824 - 9 tetor 892) i njohur si Imam Tirmidhiu, ishte dijetar dhe koleksionist i haditheve i cili e shkroi Xhami` at-Tirmidhi dhe Shemail Muhammedije.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Emri dhe prejardhja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nofka e tij (kunje) ishte "Ebu Isa" (Babai i Isës). Mbiemri i tij ishte "ed-Darir" (I verbër). Thuhet se ai ishte lindur i verbër, por shumica e dijetarëve kanë thënë se ai u bë i verbër në fund të jetës së tij.
Familja e Tirmidhiut ishin prej fisit arab të Benu Sulejm. Gjyshi i tij ishte me prejardhje nga Merv, por u zhvendos në Tirmidhi.
Lindja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tirmidhiu lindi gjatë sundimit të halifit el-Ma'mun. Disa burime tregojnë se ai lindi në Mekë, kur disa të tjerë kanë thënë se ai lindi në Tirmidhi. Mendimi më i fortë është se ai ka lindur në Tirmidh.
Studimet të haditheve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tirmidhiu filloi të studiojë për hadithe në moshën 20 vjeçare. Ai udhëtoi në Horasan, Irak dhe Hejaz vetëm për të përmbledhur hadithe.
Në kohën e tij, Horasani ishte qendra kryesore e mësimeve dhe vendlindja e shumë transmetusit të haditheve. Qendrat tjera kryesore që u vizituan nga Tirimidhiu ishin Kufa dhe Basra.
Tirmidhiu ishte nxënës i Buhariut, një prej dijetarëve më të shquar. Edh-Dhehebi shkroi: "Dija e tij rreth haditheve vinte nga Buhariu". Tirmidhiu përmendi emrin e Buhariut 114 herë në Jami`. Kur përmendet rregulli i juristave, ai ndoqi praktikën e Buhariut, pa e përmendur emrin e Ebu Hanifes. Transmetohet se Buhariu t'i ketë thënë Tirmidhiut "Unë kam përfituar më shumë prej teje sesa ti prej meje." Në Sahihun e tij ka transmetuar dy hadithe prej Tirmidhiut.
Tirmidhiu gjithashtu transmetoi disa hadithe prej Ebu Davudit dhe një nga Muslimi. Muslimi gjithashtu ka transmetuar një hadith prej Tirmidhiut në Sahihun e vetë.
Librat e tij
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Al-Jami` Al-Mukhtasar min As-Sunan `an Rasulillah, i njohur si “Jami` At-Tirmidhi)
- Al-`Ilal As-Sughra
- Az-Zuhd
- Al-`Ilal Al-Kubra
- Ash-Shama’il An-Nabawiyyah wa Al-Fada’il Al-Mustafawiyyah
- Al-Asmaa’ wa Al-Kuna
- Kitab At-Tarikh
Vdekja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas edh-Dhehebiut, Tirmidhiu u bë i verbër dy vitet e fundit të jetës së tij. Verbëria e tij thuhet se ka qenë pasojë e qarjes së tepërt, ose për shkak të frikës nga Zoti ose mbi vdekjen e el-Buharit.
Ai vdiq në natën e së dielës më 8 tetor 892. Ai u varros në periferi të Sherobodit, 60 kilometra në veri të Termezut, Uzbekistan. Në Termez, ai është i njohur si Ebu Isa et-Termez ose Babai i Termezit.