EcShlirë
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
EcShlirë ose Walk Freely është një aplikacion për telefonë të sistemit Android,[1] i zhvilluar nga një grup vajzash nga Kosova, Girls Coding Kosova,Open Data Kosovo dhe Kosovo Women's Network.[2] EcShlirë, është realizuar me qëllim që të ndihmojë personat që janë pre e ngacmimeve seksuale, të cilët nëpërmjet aplikacionit kanë mundësi të raportojnë llojin e ngacmimit dhe vendin.[3] Aktualisht, aplikacioni mund të përdoret në gjuhën shqipe, angleze, spanjolle, hebraike dhe serbe.[3]
Ideja për aplikacionin #EcShlirë ka ardhur nga fushata “Take back the night” që u mbajt në vitin 2014 dhe vuri në pah se sa shumë ngacmime seksuale bëhen rrugëve të Kosovës.
Aplikacioni ka dy qëllime kryesore :
1) raportimi i ngacmimeve seksuale me të cilat është ballafaquar viktima dhe
2) analizimi i të dhënave të mbledhura me mjete të analizave (si charts, harta me lokacionet ku ndodhin ngacmimet dhe poashtu filtrimet që mund të bëhen sipas shfrytëzuesit).
Kur raportohet një ngacmim seksual përdoruesi zgjedh llojin e ngacmimin (p.sh. Prekje, komentim, përndjekje etj), gjininë e ngacmuesit, kush ishte ngacmuesi (p.sh. i panjohur, partner, kolegë etj), në çfarë lokacioni ka ndodhur ngacmimi (p.sh. rrugë, shkollë, kafene etj).
Përdoruesi po ashtu sipas dëshirës mundet të jap një deklaratë apo përshkrim më të detajuar të ngacmimit dhe të përfshijë koordinatat e lokacionit të tij/saj.
Nga raportimet e mbledhura deri tani lokacioni ku ndodhin më së shumti ngacmimet është rruga, ngacmuesi është i/e panjohur dhe ngacmimi më i shpeshtë është komentimi.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Walk Freely (Ec Shlire)". play.google.com. Marrë më 19 maj 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Aplikacioni #EcShlirë i programuar në Kosovë u ndihmon përdorueseve të raportojnë ngacmimin seksual". empowerkosovo.org (në anglisht). USAID EMPOWER. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 19 maj 2016.
- ^ a b "Webfaqja zyrtare e Ec Shlirë". ecshlire.com. Arkivuar nga origjinali më 2 qershor 2016. Marrë më 19 maj 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Webfaqja zyrtare Arkivuar 2 qershor 2016 tek Wayback Machine
- Walk Freely (Ec Shlire) në Google Play