Baba Mondi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Edmond Brahimaj)
Fotoporteti
Haxhi Dede Edmond Brahimaj
Emri Edmond
MbiemriBrahimaj
Lindur më 19 maj, 1959
Lindur në Shqipëria Vlorë, Shqipëri
Kombësia Shqiptare
Profesioni Kryegjysh i Krygjshatës Botërore Bektashiane

Haxhi Dede Edmond Brahimaj ose Baba Mondi (lindi më 19 maj 1959Vlorë, Shqipëri) është kryegjysh i bektashive dhe sufiveTiranë dhe Ballkan.

Ai përfundoi shkollën e mesme në vendlindjen e tij dhe diplomoi në Akademinë Ushtarake "Skënderbej". Duke filluar nga viti 1982, ai ishte një oficer i Forcave të Armatosura Shqiptare. Pas 2 janarit 1992, ai studioi në Dedebaballëk dhe u bë dervish më 16 maj 1996.

Pas vdekjes së Baba Tahir Eminit, Kryegjyshi Boteror i asaj kohe dhe dedeli i Tiranës Reshat Bardhi e caktoi Baba Mondin, ish-shef i Teqesë së TuranitKorçës, për të mbikëqyrur teqenë e Babai HarabatitTetovë, Republikën e Maqedonisë. Më 11 qershor 2011 ai u zgjodh si kreu i tarikatit Bektashi nga një këshill i baballareve shqiptarë.

Burime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]