Jump to content

Arsimi qytetar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Edukimi qytetar)

Edukimi qytetar është studimi i aspekteve teorike, politike dhe praktike të qytetarisë, si dhe të drejtat dhe detyrat e tij. [1] Ai përfshin studimin e ligjit civil, kodit civil, si dhe studimin e qeverisjes me theks të veçant në rolin e qytetarëve - në krahasim me faktorët e jashtëm - në funksionimin dhe mbikëqyrjen e qeverisjes. [2]

Brenda një tradite të caktuar politike ose etike, edukimi qytetar konsiston para së gjithash në edukimin, arsimimin dhe përgatitjen e qytetarëve për jetë dhe punë në një shoqëri demokratike. Historia e edukimit qytetar zë fill në teoritë e para të formuluara në lidhje me këtë dhe tema të tjera të ngjashme nga PlatoniGreqinë e lashtë si dhe nga KonfuciKinë. Ata, në përgjithësi, kanë dhënë një kontribut të konsiderueshëm, njëri në Perëndim e tjetri në Lindje, për të shtjelluar konceptet e ligjeve dhe drejtësisë që do të zbatoheshin në jetën publike.

Disa nga shkollat bashkëkohore pretendojnë se vlerat, drejtësia sociale dhe demokracia duhet të mësohen përmes përvojës [3] [4] [5] [6] apo siç thoshte Aristoteli: "Për gjërat që duhet të mësojmë para se t'i bëjmë ato, ne i mësojmë duke i bërë ato . " [7] Disa institucione përkatëse arsimore më tutje shtojnë se shkollat duhet të inkurajojnë sjelljen etike dhe përgjegjësinë personale. Për të arritur këto qëllime institucionet arsimore duhet t'u lejojnë nxënësve dhe studentëve tri të drejta dhe liri themelore të njohura ndryshe si "tri liritë e mëdha": liria e zgjedhjes, liria e veprimit dhe liria për të sjellë rezultatet e veprimit - e të cilat përbëjnë edhe përgjegjësi personale. [8] "Arsyeja më e fortë, politike" për shkollat demokratike është që ato të mësojnë "virtytet e diskutimit demokratik për hir të qytetarisë së ardhshme". [9]

  1. ^ Kennedy, Kerry (1997). Citizenship Education And The Modern State. Washington, D.C: Taylor & Francis. p. 6. ISBN 978-1-136-36864-6. OCLC 820719540. Retrieved 1 December 2018.
  2. ^ Frederick Converse Beach, George Edwin Rines, The Americana: a universal reference library, comprising the arts and sciences, literature, history, biography, geography, commerce, etc., of the world, Volume 5, Scientific American compiling department, 1912, p.1
  3. ^ Greenberg, D. (1992), Education in America – A View from Sudbury Valley, "'Ethics' is a Course Taught By Life Experience." Retrieved June 25, 2010.
  4. ^ Greenberg, D. (1987), The Sudbury Valley School Experience, "Teaching Justice Through Experience." Retrieved June 25, 2010.
  5. ^ Greenberg, D. (1992), Education in America – A View from Sudbury Valley, "Democracy Must be Experienced to be Learned." Retrieved June 25, 2010.
  6. ^ Greenberg, D. (1987) Chapter 35, "With Liberty and Justice for All," Arkivuar 11 maj 2011 tek Wayback Machine Free at Last – The Sudbury Valley School. Retrieved June 25, 2010.
  7. ^ Bynum, W.F. and Porter, R. (eds) (2005) Oxford Dictionary of Scientific Quotations. Oxford University Press. 21:9.
  8. ^ Greenberg, D. (1987) The Sudbury Valley School Experience "Back to Basics – Moral basics." Arkivuar 11 maj 2011 tek Wayback Machine 2011-05-11 at the Wayback Machine Retrieved June 25, 2010.
  9. ^ Curren, R. (2007) Philosophy of Education: An Anthology. Blackwell Publishing. p. 163.

Gabim referencash: <ref> etiketa e përcaktuar në <referenca> me emrin "Kennedy 2012 p. 6" nuk ka përmbajtje.
Gabim referencash: <ref> etiketa e përcaktuar në <referenca> me emrin "googr" nuk ka përmbajtje.
Gabim referencash: <ref> etiketa e përcaktuar në <referenca> me emrin "sudva" nuk ka përmbajtje.
Gabim referencash: <ref> etiketa e përcaktuar në <referenca> me emrin "Greenberg" nuk ka përmbajtje.
Gabim referencash: <ref> etiketa e përcaktuar në <referenca> me emrin "Sudv4" nuk ka përmbajtje.
Gabim referencash: <ref> etiketa e përcaktuar në <referenca> me emrin "sudv9" nuk ka përmbajtje.