Shko te përmbajtja

Egla Ceno

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Egla Ceno
Ceno në komedinë Çfarë pa kryeshërbëtorja, prill 2025
Lindi
Eglantina Ceno

4 prill 1977 (49 vjeçe)           
ArsimiUniversiteti i Arteve të Folkwang-ut
Profesioni
  • Aktore teatri
  • Aktore filmi
  • Prezantuese televizive
Njohur përBig Brother VIP Albania 3
Goca dhe Gra

Eglantina "Egla" Ceno (lindur më 4 prill 1977) është aktore shqiptare e teatrit dhe filmit.[1] Për shumë vite ka jetuar në Piemonte, Itali dhe punoi në role filmike. Me të ardhur në Shqipëri, ajo u mor me teatër dhe televizion, posaçërisht duke iu bashkangjitur trupës Portokalli në 2019. Ceno mori pjesë në sezonin e tretë të programit të realitetit Big Brother VIP Albania, ku u shpall fituese. Ajo është tani pjesëtare e panelit të emisionit Goca dhe Gra në Top Channel.

Jeta dhe karriera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ceno ka lindur në Berat më 4 prill 1977. Ajo ka studiuar për aktrim në Akademinë e Arteve të Bukura dhe në Universitetin e Arteve të Folkwang-ut në Esen të Gjermanisë. Ajo ka studiuar për llojin e teatrit të trupit përreth një vit.[2] Pas Gjermanisë, Ceno largohet drejt Italisë ku jetoi 15 vjet. Për shumë vite, Ceno ka punuar si asistent-regjisore në serialin italian të mirënjohur 100 Vitrinat.[nevojitet citimi] Në 2016, mori pjesë në shfaqjen e humorit M'fal për shprehjen me 20 episode e transmetuar në kanalin T në Digitalb, e ideuar nga Vis Pupa, në rolin e bashkëshortes së Pupës. Kjo shfaqje trajtonte dukuri shoqërore të ndryshme me sarkazëm dhe nota humori.[3]

Në vitin 2019, Ceno u bë pjesë e trupës së Portokallisë në rolet e Zimbiles dhe gruas shofere.[nevojitet citimi]

Bashkë me regjisorin e mirënjohur Altin Bashën dhe aktorë të tjerë, Ceno ka kontribuar në krijimin e kompanisë së parë teatrore private "Oaz" në fillim të viteve 2000.[4]

Ceno ka marrë pjesë në sezonin e tretë e show-t televiziv Big Brother VIP Albania, ku dhe u shpall fituese e atij edicioni.[nevojitet citimi]

Prej asaj kohe iu bashkangjit panelit të nikoqireve në emisionin bisedor Goca dhe GraTop Channel.

Egla ka luajtur në filma të ndryshëm shqiptarë dhe të huaj: Seks, përrallë dhe celular (2015), No country for fairy tales (2015), Hije (2016), Shtëpia e Agës (2019), 5 herë jo (2023). Ceno ka pasur një rol të vogël në telenovelën "100 vitrinat".

Në teatër, disa nga rolet e saj janë: Ars longa, vita brevis (2001), Dashuri në furgon (2002), Shkër…ta me kapele (2014), Made in Albania (2016), Macbeth (2018), Night (2018–2019), Father Sergius (2018), Udha e qumështit (2019), Zyrtarisht beqare (2019)​, Një madam nga Argjentina (2021). [5]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. "Egla Ceno". Albanian Dubs (në anglisht).
  2. "Pasdite ne TCH, Egla Ceno, 5 Mars 2018, Pjesa 3". YouTube. 5 mars 2018.
  3. "Rikthimi i madh i dyshes Nini - Vini. Ja çfarë do sjellë "Mfal per shprehjen"!". Dritare.net. 16 nëntor 2016.
  4. "Egla Ceno rrëfen eksperiencën e saj më të re në "Portokalli"". YouTube. 25 tetor 2019.
  5. "Egla Ceno". Top Channel Films.