Big Brother VIP Albania (sezoni 3)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Big Brother VIP Albania
Season 3
Stampa:Infobox reality competition season
Nr. i episodeve35
Publikimi
Rrjeti origjinalTop Channel
Publikimi origjinal13 janar 2024 (2024-01-13) –
në vazhdim
Kronologjia
← Para
Season 2

Big Brother VIP 2024, njohur ndryshe si Big Brother VIP 3, është sezoni i tanishëm i tretë i Big Brother VIP, me nikoqir Ledion Liçon, duke e zëvendësuar Arbana Osmanin.[1] Sezoni filloi së transmetuari më 13 janar 2024 në Top Channel.[2] Finalja e Big Brother VIP 3 është më 25 maj, në të cilën do të njoftohet kush ka fituar edicionin e tretë. Sezoni i plotë mund të shihet drejtpërdrejt nga shtëpia përmes dy kanaleve pay-per-view, Big Brother VIP 1 dhe Big Brother VIP 2, në dispozicion përmes platformës me pagesë DigitAlb.[3] Arbër Hajdari u kthye si opinionist në edicionet e eliminimit dhe u bashkua me Ori Nebijaj, duke zëvendësuar Zhaklin Lekatarin.[4] Në edicionin e tretë live, Hajdarin e zëvendësoi përkohësisht banorja e sezonit të parë Einxhel Shkira.[5]

Programi shoqërues Big Brother VIP - Fans' Club e pati si nikoqire këtë sezon këngëtaren dhe prezantuesen televizive Enxhi Nasufi.[6] Opinionistët e sezonit të tretë ishin banori i sezonit të dytë Ronaldo Sharka dhe ylli i reality TV Ina Koliçaku.[7] Programi radiofonik njëorësh, Big Brother Radio, u rikthye për sezonin e tij të dytë me Elona Duron, Eni Shehun, dhe Albana Ruçin si nikoqire.

Prodhimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në maj të vitit 2023, producentja ekzekutive Sara Hoxha njoftoi në llogarinë e saj në Instagram se sezoni i tretë i spektaklit do të nisë në Top Channel.[8]

U përfol se ndoshta Osmani nuk do të jetë prezantuese e sezonit të tretë.[9] Më pas, u përfol se Bora Zemani, e cila drejton edhe emisionin Dancing with the Stars në Top Channel, do të jetë drejtuese e sezonit të tretë të Big Brother VIP.[10] Gjithashtu u përfol se drejtuesi i sezonit të tetë të versionit origjinalBig Brother Albania, Ledion Liço do të jetë nikoqir i sezonit.[11] Në nëntor të vitit 2023, Osmani në rrjetin e saj social Instagram ka postuar një foto teksa shihet në ambientet e Top Channel duke u bërë gati, por nuk është bërë e ditur nëse do të jetë prezantuese e sezonit të tretë.[12]

Më 30 nëntor 2023, u njoftua se emisioni do të rikthehet, me sezonin e tretë, në 2024.[13] Një ditë më vonë, Top Channel transmetoi një trailer gjatë episodit të nëntë të sezonit të nëntë të Dancing with the Stars, duke konfirmuar zyrtarisht se Seriali do të rikthehej për një sezon të ri në janar 2024 në Top Channel.[14][15] Më 29 dhjetor 2023, Top Channel njoftoi se drejtues do të jetë Ledion Liço.[16] Më 29 dhjetor 2023, Top Channel publikoi një teaser prej 30 sekondash ku shfaqeshin disa sy dhe dëgjohej "Të gjithë shokët e shtëpisë përveç njërit" dhe më pas shfaqej drejtuesi i ri Ledion Liço, i cili thotë "Po këta të tjerët, kush janë?" dhe në fund dëgjojmë “Zbulojeni nga 13 Janari në Big Brother VIP, absolutisht në Top Channel”.[17] Më 8 janar 2023, Top Channel njoftoi se Hajdari do të rikthehet për sezonin e tretë si opinionist dhe gjithashtu u njoftua se opinionistja e re do të jetë Ori Nebijaj.[18]

Më 29 dhjetor 2023, Top Channel njoftoi se sezoni do të fillonte më 13 janar 2024.[19]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "ZYRTARE! Ledion Liço 'sposton' Arbana Osmanin, prezantohet si moderator i BBVIP3". zeri.mediadesk.ai. dhjetor 29, 2023.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  2. ^ ""Big Brother VIP Albania 3" shumë pranë nisjes! Dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri do të ndizen në janar".
  3. ^ "Sonte nis Big Brother VIP! Spektakli në Top Channel, çdo ditë në dy kanalet e Digitalb".
  4. ^ "Nis numërimi mbrapsht! Shtëpia e "Big Brother VIP" hap dyert në 13 janar, zbulohen opinionistët".
  5. ^ "Rikthehet në Big Brother Vip Einxhel Shkira, këtë herë në rolin e opinionistes…".
  6. ^ "Konfirmohet zyrtarisht moderatorja e edicionit të tretë të "Big Brother Vip Fan Club"!".
  7. ^ "Nga "DWTS", zbulohen opinionistët e "Big Brother Fan Club"".
  8. ^ "Sonte finalja e madhe e "BBV2", producentja Sara Hoxha konfirmon edhe "BBV3"!". top-channel.tv. maj 6, 2023.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  9. ^ "Big Brother VIP 3 mund të mos e prezantojë Arbana Osmani?".
  10. ^ "Bora Zemani moderatore e Big Brother VIP Albania 3? Befason me përgjigjen".
  11. ^ "Ekskluzive: "Big Brother VIP 3" mund të mos e prezantojë Arbana Osmani".
  12. ^ "Arbana Osmani jep një sinjal se mund të udhëheqë përsëri Big Brother Albania".
  13. ^ "Zyrtare! Ja kur nis "Big Brother Vip 3"".
  14. ^ ""Big Brother VIP Albania 3" shumë pranë nisjes! Dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri do të ndizen në Janar".
  15. ^ "Këtë vit nuk ka "Big Brother Vip Albania"?".
  16. ^ "Zyrtare!! Merr fund dilema/ "Top Channel" konfirmon se kush do e moderojë BBV3!".
  17. ^ "Zbulohet data kur do të nisë "Big Brother VIP 3"! Shtëpia më e famshme në Shqipëri ndez dritat më…".
  18. ^ "Deputetja opinioniste në "Big Brother", Ori Nebiaj tregon si e pranoi ftesën e TCH: Po shkoj në Parlamentin që funksionon…".
  19. ^ "Zbulohet data kur do të nisë "Big Brother VIP 3"! Shtëpia më e famshme në Shqipëri ndez dritat më…".

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]