Kërceni tek përmbajtja

Big Brother VIP Albania (sezoni 4)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Big Brother VIP Albania
Sezoni 4
Prezantuar ngaLedion Liço
FituesGjesti
Vendi i dytëRozana Radi
Emisionet shoqërues
ShtetiShqipëri
Publikimi
Rrjeti origjinalTop Channel
Publikimi origjinal21 dhjetor 2024 (2024-12-21) –
19 prill 2025 (2025-04-19)
Kronologjia
← Para
Sezoni 3

Big Brother VIP Albania 4, është sezoni i katërt i Big Brother VIP Albania, i moderuar nga Ledion Liço.[1] Sezoni filloi transmetimin në 21 dhjetor 2024 në Top Channel.[2] Gjithë sezoni, drejtpërdrejt nga shtëpia, mundet të shikohet në dy kanale live me pagesë, me emrat Big Brother VIP 1 dhe Big Brother VIP 2, të cilat janë në dispozicion në platformën televizive DigitAlb. Arbër Hajdari u kthye si opinionist në emisionet live të eliminimeve dhe iu bashkua ish-banore e Big Brother 4 Neda Balluku, duke zëvendësuar Ori Nebijajn.[3]

Për herë të parë në historinë e Big Brother Albania, do të kishte civilë që do të jetonin në shtëpi së bashku me të famshmit.[4][5]

Emisioni spin-off i Big Brother VIP – Fans' Club u drejtua këtë sezon, nga ish-konkurrentja VIP e sezonit 3 të Big Brother, Heidi Baci.[6] Emisioni radiofonik 60 minutësh i Big Brother Radio u kthye për sezonin e tretë, me Elona Duro.[7]

Më 16 qershor 2024, Top Channel rinovoi emisionin për sezonin e katërt.[8]

Në qershor të vitit 2024, moderatori i emisionit, Ledion Liço u pyet në intervistën e tij për emisionin Top Arena në Top Channel se kur do të fillojë Big Brother VIP 4 dhe Liço u përgjigj “Do presim edhe pak”.[9] Në gusht të vitit 2024, producentja ekzekutive Sara Hoxha ka ndarë në rrjetet sociale kafen e mëngjesit, ku shkruhet "Big Brother VIP 4 po vjen".[10] Në tetor 2024, në Instagram u postuan dizajnet nga shtëpia e re.[11] Më 22 tetor 2024, u njoftua se sezoni i katërt do të fillojë të transmetohej në dhjetor 2024.[12] Më 13 nëntor 2024, producenta Sara Hoxha publikoi për herë të parë pamjet, duke treguar se si do të duket shtëpia e Big Brother VIP 4.[13] Më 17 nëntor 2024, u njoftua se Ledion Liço do të rikthehej për sezonin e katërt, si moderator.

Më 26 nëntor 2024, Top Channel njoftoi në një postim tani të fshirë se përveç personazheve të famshëm që morën pjesë në tre sezonet e mëparshme, këtë sezon do të merrnin pjesë edhe njerëz të thjeshtë. Në të njëjtën ditë, aplikimet për shfaqjen ishin të hapura.[14][5]

Më 6 dhjetor 2024, Top Channel paralajmëroi se Arbër Hajdari do të kthehej për sezonin e tij të katërt si opinionist dhe gjithashtu u njoftua se opinionistja e re do të jetë Neda Balluku, e cila ishte konkurrente në sezonin e katërtBig Brother Albania.[15]

Emisioni premierë u parapri nga një dokumentar special me titullin Në Dhomën e Rrëfimit, që përfshiu intervista me Ledion Liçon dhe pjesëtarë të stafit drejtues të Grande Fratello-s.[16]

16 banorë të famshëm hynë në shtëpi gjatë ditës së parë. Në ditën e katërt, gjashtë banorë civilë hynë në shtëpi, ku publiku votoi për dy prej tyre që të hynë në shtëpinë VIP. Në ditën 18 të garës, u fut pa paralajmërim në garë këngëtari kosovar Besart "Gjesti" Kelmendi, që u eliminua nga sezoni i tretë i Big Brother VIP Kosova më pak se një ditë më parë.[17][18] Pas këtij zhvillimi, ai pësoi një rritje prej 157% në rrjetin social Instagram.[19]

Personaliteti[20] Mosha në hyrje Profesioni Dita e hyrjes Dita e daljes Statusi
Besart "Gjesti" Kelmendi 24 Këngëtar 18 120 Fituesi
Rozana Radi 45 Aktore & këngëtare 1 120 Vendi i 2-të
Laert Vasili 50 Aktor & regjisor filmash 1 120 Vendi i 3-të
Egli Tako 27 Aktore & trajnere personale 1 76 Tërhoqur
85 120 Vendi i 4-të
Gerta Gixhari 44 Moderatore & gazetare 1 113 Eliminuar
Loredana Brati 25 Modele 1 113 Eliminuar
Jozefin "Jozi" Marku 28 Këngëtar 1 47 Skualifikuar
67 113 Eliminuar
Danja Koka 32 Modele 12 113 Eliminuar
Aldo Marku 35 Producent filmash 1 106 Eliminuar
Florian "Kelly" Carkanji 36 Këngëtar & producent 57 102 Eliminuar
Valbona Mhilli 33 Moderatore & gazetare 1 95 Eliminuar
Rizarta Hoxha 21 Studente & Modele 57 92 Eliminuar
Gladiola "Ola" Zenelaj 26 Yll i reality show-t 57 92 Eliminuar
Klejdi "Vserlo" Dervishi 23 Këngëtar 57 88 Eliminuar
Migena "Miki" Shpendi 26 Influencer 64 85 Eliminuar
Shkëlzen Oruçi 29 Dentist & sipërmarrës 64 81 Eliminuar
Amber Candy 38 Artiste grimi & stiliste 1 25 Tërhoqur
67 78 Eliminuar
Arban "G-Bani" Përlala 43 Këngëtar 1 51 Skualifikuar
67 74 Tërhoqur
Faik "Riki" Sllamniku 25 Këngëtar 64 71 Eliminuar
Tahir "Tiri" Gjoci 31 Këngëtar 36 71 Eliminuar
Livia Brunga 28 Yll i reality show-t 1 64 Eliminuar
Krisa Caushi 24 Moderatore 36 60 Eliminuar
Indrit Murati 34 Këngëtar 36 57 Eliminuar
Klajdi Musabelliu 41 Këngëtar 1 43 Eliminuar
Gert Ferra 43 Aktor 18 39 Eliminuar
Bernard Hulme 46 DJ & producent 4 36 Eliminuar
Gëzim "Xum" Allushi 31 Humorist & sipërmarrës 1 32 Eliminuar
Ols Abazi 51 Producent filmash 1 29 Eliminuar
Igli Veizi 44 Sipërmarrës 18 23 Tërhoqur
Gramos Bajçinovci 33 Producent filmash 4 22 Eliminuar
Petro Xhori 31 Këngëtar 12 22 Eliminuar
Arsida Çerpja 34 Trajnere bukurie & edukatore dixhitale 4 18 Eliminuar
Marius "Zebervoki" Dervishi 29 Aktor & humorist 1 15 Eliminuar
Briseida Xhelaj & Jori Elezi 37 & 27 Doktoreshe & Banakier 4 8 Eliminuar
Enkelejda "Eda" Osmerija 23 Studente 4 8 Eliminuar
Ejona Dorëzeza 31 Parukiere & estetiste 4 8 Eliminuar
Fevzije "Gili" & Redon Berani 58 & 25 Këngëtarë 1 6 Tërhoqur

Tabela e nominimeve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Java 1 Java 2 Java 3 Java 4 Java 5 Java 6 Java 7 Java 8 Java 9 Java 10 Java 11 Java 12 Java 13 Java 14 Java 15
Aldo Asnjë
Gjesti Nuk ishte në shtëpi
Danja
Egli Asnjë
Kelly
Gerta Asnjë
Ola
Vserlo
Laert Asnjë
Valbona Asnjë
Loredana Asnjë
Miki
Riki
Rizarta
Rozana Asnjë
Shkëlzen
Tiri
Livia Asnjë Eliminuar
(Dita 64)
Krisa Eliminuar
(Dita 60)
Indrit Nuk ishte në shtëpi Eliminuar
(Dita 57)
G-Bani Asnjë Skualifikuar
(Dita 51)
Jozi Asnjë Skualifikuar
(Dita 47)
Klajdi Asnjë Eliminuar
(Dita 43)
Gerti Eliminuar
(Dita 39)
Bernard Eliminuar
(Dita 36)
Xum Asnjë Eliminuar
(Dita 32)
Ols Asnjë Eliminuar
(Dita 29)
Amber Asnjë Tërhoqur
(Dita 25)
Igli Nuk ishte në shtëpi Tërhoqur
(Dita 23)
Gramos Eliminuar
(Dita 22)
Petro Eliminuar
(Dita 22)
Arsida Asnjë Eliminuar
(Dita 18)
Zebervoki Asnjë Eliminuar
(Dita 15)
Briseida & Jori Asnjë Eliminuar
(Dita 8)
Eda Asnjë Eliminuar
(Dita 8)
Ejona Asnjë Eliminuar
(Dita 8)
Gili & Redon Asnjë Tërhoqur
(Dita 6)
Shënime
Të nomininuarit e javës Arsida
Bernard
Briseida & Jori
Eda
Ejona
Gramos
G-Bani
Gerta
Jozi
Valbona
Olsi
Rozana
Aldo
Arsida
Bernard
Jozi
Klajdi
Laert
Ols
Xum
Zebervoki
Të eliminuar Briselda & Jori
Eda
Ejona
Jozi Ols Zebervoki

Shkëmbimi i banorëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në një intervistë për programin Shqipëria Live në Top Channel, Ledion Liço përmend si surprizë për të "shkundur formatin" mundësinë e shkëmbimit të banorëve me homologun italian Grande Fratello, sezoni i 18-të i të cilit po vazhdon njëkohësisht me sezonin e katërt të BBVA-së.[21]

Bileta vajtje-ardhje

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Si në sezonet paraprake, banorët do të kishin Biletën Vajtje-Ardhje, që do të lejonte banorët që e rastisin të riktheheshin në shtëpi menjëherë pas eliminimit. Zarfet mund të hapeshin vetëm prej një banori pasi u eliminua. Nëse një banor do ta hapte zarfin e tyre para eliminimit, bileta e tyre do të pezullohej. Ndryshe prej sezonit paraprak, jo të gjithë banorët do të fitonin biletën vajtje-ardhje.

  1. ^ "Me shumë surpriza dhe risi, zbulohet data se kur do të fillojë Big Brother Vip 4". Top Channel. 22 tetor 2024.
  2. ^ "Tashmë zyrtare, data e nisjes së "Big Brother VIP 4" është…". Top Channel. 9 dhjetor 2024.
  3. ^ "Mori fund pritja, konfirmohen opinionistët e "Big Brother VIP 4"!". Top Albania Radio. Top Media.
  4. ^ "Big Brother hap dyert së shpejti dhe po kërkon për TY!". Top Albania Radio. Top Media.[lidhje e vdekur]
  5. ^ a b "Big Brother VIP Albania me një njoftim të rëndësishëm". Telegrafi.com. 26 nëntor 2024. Marrë më 24 dhjetor 2024.
  6. ^ "Një ish banore…! Zbulohet kush do të prezantojë "Big Brother Vip Fan Club"". Top Channel.
  7. ^ "Big Brother Radio". Top Albania Radio. Top Media.
  8. ^ "Jeni gati? Nisin përgatitjet për "Big Brother VIP 4"". iconstyle.al.
  9. ^ "Kur nis Big Brother Vip 4? E zbulon Ledion Liço". Koha Jonë. 17 qershor 2024.
  10. ^ "Big Brother VIP 4, më shpejt sesa e prisnim…". Top Channel. 15 gusht 2024.
  11. ^ "Fillon puna për "BBVA 4", ja si do duket shtëpia e re këtë edicion". insajderi.org. 1 tetor 2024.
  12. ^ "Pritjes i erdhi fundi! Top Channel zbulon kur fillon "Big Brother VIP 4"!". Top Albania Radio. Top Media.
  13. ^ "Producentja e Big Brother publikon pamjet për herë të parë, si do duket shtëpia e BBV4". Top Channel.
  14. ^ "Big Brother po të kërkon edhe ty". Top Channel.[lidhje e vdekur]
  15. ^ "Mori fund pritja, konfirmohen opinionistët e "Big Brother VIP 4"!". Top Channel.
  16. ^ Top Channel Albania (19 dhjetor 2024), "Në Dhomën e Rrëfimit", duke pritur Big Brother Vip 4! Te premten ora 21:00 në Top Channel!, marrë më 24 dhjetor 2024
  17. ^ "Gjesti eliminohet nga Driloni në Big Brother VIP Kosova". Gazeta Express. 6 janar 2025. Marrë më 9 janar 2025.
  18. ^ "Befasi: Gjesti "aderon" në Big Brother VIP Albania – një ditë pas eleminimit nga BBVK". Telegrafi.com. 8 janar 2025. Marrë më 9 janar 2025.
  19. ^ "Gjesti shënon rritje enorme të ndjekësve në Instagram". Revista Kosovarja. 9 janar 2025. Marrë më 9 janar 2025.
  20. ^ "Njihuni me banorët e 'Big Brother VIP Albania 4'". Anabel Magazine. 22 dhjetor 2024. Marrë më 24 dhjetor 2024.
  21. ^ "Ledion Liço zbulon detaje të pathëna për "BBVA4"". Anabel Magazine. 21 dhjetor 2024. Marrë më 24 dhjetor 2024.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]