Shko te përmbajtja

Ejvis Maria Xhajanka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Stampa:Leter Tabela Fillim Stampa:Letër portreti Stampa:Leter emri Stampa:Leter mbiemri Stampa:Leter ditëlindje Stampa:Leter vendlindje Stampa:Leter kombësia Stampa:Leter shtetësie Stampa:Leter profesioni Stampa:Leter Tabela Fund Ejvis Maria Xhajanka lindi më 17 dhjetor 1968, Tiranë - shkrimtare, psikologe, aktiviste dhe emigrante shqiptare nga ShqipëriaShBA.

Pasi përfundon fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në vitin 1992, emigron me familjen në Greqi, ku jeton tre vjet në qytetin e Athinës.

Poezitë e saj janë bërë të njohura në gazeta e revista të ndryshme brenda e jashtë Shqipërisë, janë përkthyer në anglisht e rumanisht. Është autore e vëllimit me poezi “Kohë e Prerë”, bashkëautore në antologjinë “Metaforë e arratisur” të emigrantëve në botë, si dhe në përmbledhjen “Mozaikë të një portreti”. Krijimet e saj në anglisht botohen në revistën letrare të fakultetit ku studion.

Nëpërmjet internetit njihet si përkthyese e mjaft materialeve rreth jetës e veprës së Nënë Terezës, në grup-listën elektronike “Nënë Tereza”. Është anëtare dhe aktiviste e forumit elektronik të gruas emigrante në botë “Teutat shqiptare në Botë”.

Sot jeton në Albany, GeorgiaSHBA-së me bashkëshortin dhe dy fëmijë. Ndjek studimet e larta në degën e psikologjisë dhe njëkohësisht punon si asistente në organizatën “Open Arms”, në ndihmë të grave dhe fëmijëve të keqtrajtuar.

Tituj të veprave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Kohë e Prerë - Ejvis Maria Xhajanka - vëllim i poezive.
  • Metaforë e arratisur - b.a Ejvis Maria Xhajanka - antologji.
  • Mozaikë të një portreti - Ejvis Maria Xhajanka - përmbledhje.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]