Teutat shqiptare në Botë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Teutat shqiptareBotë është një shoqatë e lirë e femrave krijuese shqiptare në botë. Kjo shoqatë si qendër ka një forum elektronik në të cilën vëzhgohet veprimtaria dhe zhvillimi i femrës shqiptare.

Kjo listë u krijua më 21 qershor 2001 me iniciativën e disa grave dhe vajzave të shpërndara në çdo skaj të botës të cilat ishin të parat që hodhën themelet e një ure ndërlidhëse shpirtërore midis atdheut dhe diasporës.

Kjo tryezë është shprehje e një kulture demokratike, në të cilën rrihen diskutime shoqërore, hidhen opinione rreth aktualitetit, publikohen aktivitete të ndryshme femërore, deri në organizime për mbledhje fondesh për bamirësi të ndryshme në rast nevoje dhe fatkeqësish.

Objektivi kryesor i kësaj liste është të pasqyrojë me vërtetësi integrimin i femrës shqiptare në rrjedhën e epokës bashkëkohore që jetojmë dhe shpalosjen e arritjeve të saj në të gjitha sferat e jetës, pa zërin dhe kontributin e të cilës asnjë shoqëri civile nuk mund të njohë zhvillim dhe emancipim.

Këtë forum femëror i cili i ka shtrirë flatrat e shqiponjës dykrenare në mbarë botën, e nderojnë me pjesëmarrjen e tyre humaniste dhe aktiviste të kauzës shqiptare, shkrimtare e studiuese, intelektuale e gra të thjeshta, të cilat e kanë kthyer në një tribunë të prezantimit të dinjitetit femëror në edukimin e fëmijëve të tyre duke mbajtur traditën e ruajtur, edhe pse larg trojeve të tyre, gjuhën shqipe.

Motrat që s'kanë kursyer asnjëherë interesin e përbashkët në takime të ndryshme e aktivitete shoqërore e kombëtare me dinjitet. Për këto arritje flasin sot faktet dhe komunikimi i pandërprerë në mes tyre nga të katër anët e botës e nga të gjitha trevat shqiptare.

Kjo listë femërore mbarë shqiptare manifeston solidaritet duke harmonizuar veprimtarinë e saj në bashkëpunim me aktivitetin e disa shoqatave shqiptare e organizatave humanitare me synimin e vetëm madhor.

"Forcimin e kombit shqiptar !"

Nenë, motër, mike, shoqe, bëhu pjesë e këtij grupimi femëror duke dhënë edhe ti sado pak kontributin tënd për një ripërtërije të shpirtit femëror shqiptar.

Anëtare të përhershme janë : Arta Mezini, Mardena Kelmendi, Vitore Leka, Rozi Theohari, Nirvana Pistulli, Ejvis Maria Xhajanka, Afërdita Halimi, Silvana Braçe, Alida Hisku, Albana Temali, Ilire Zajmi, etj.


Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]