Shko te përmbajtja

Ekonomia e Qarkut të Kukësit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ekonomia e Qarkut të Kukësit është e zhvilluar në disa degë si: bujqësia, blegtoria, peshkimi, turizmi, hidrocentralet, transporti etj. Qarku i Kukësit është i përbërë nga tre Rrethe të cilët janë: Rrethi i Kukësit, Rrethi Hasit, dhe Rrethi i Tropojës. Ekonomia e rajonit ka lëvizur nga bujqësia drejt ndërtimit, industrisë dhe shërbimeve. Ka shumë pak subjekte të mëdha private në rajon. Shumica e bizneseve kanë më pak se 7 punonjës pjesa më e madhe e të cilave drejtohen nga një person ose janë biznese familjare.

Sektorët ekonomike prioritarë dhe me potencial të rëndësishëm zhvillimi, rritje e konomike dhe punësimi janë: turizmi, sektori minerar dhe bimët medicinale. Rajoni ka asete të mjaftueshme për të tërhequr turistët, veçanërisht burimet natyrore të maleve, kullotat alpine, luginat e thella si dhe liqenet dhe lumenjtë.

Për sa i përket performancës ekonomike, Kukësi është konsideruar gjithmonë si një ndër rajonet më të varfëra të vendit[1]. Sipas përllogaritjeve të Bankës Botërore të ardhurat për frymë janë 1753 Euro në vit ndërkohë që të ardhurat për frymë mesatere në shkallë vendi janë 2469 Euro. Megjithatë këto vlera mund të jenë të nënvlerësuara nëse marrim parasysh efektin e shpopullimit. Gjatë tetë viteve të fundit ekonomia ka lëvizur nga bujqësia drejt ndërtimit, industrisë dhe shërbimeve. Që nga 2002, pjesa që zë vlera e shtuar bruto e bujqësisë dhe tregtisë me shumicë e pakicë kanë rënë përkatësisht me -14% dhe -15% ndërkohë që industria, ndërtimi dhe shërbime të tjera janë rritur respektivisht me 63%, 44% dhe 15%.

Grafiku i zhvillimit ekonomik Kukës sipas INSTAT 2010

Qarku i Kukësit ka pasur një ekonomi në tranzicion të vazhdueshëm për shkak të kalimit nga ekonomi e centralizuar në ekonomi e tregut të lirë,duke sjellë luhatje të saj në qëndrueshmëri.Faktorë tjetër që ka ndikuar në ekonomi është migrimi i banorëve nga zonat më të larta në ato më të ulëta duke kaluar nga shfrytëzimi i një lloj ekonomie në një tjetër ku ekonomia bujqësore dhe blegtorale është zëvendësuar me atë të ndërtimit dhe tregtisë.

Bujqësia në qarkun e Kukësit është një ndër fushat që siguron një përqindje të konsiderueshme të të ardhurave të banorve të zonës. Bujqësia bazohet kryesisht në kultivimin e drithërave të bukës si: misri, thekra, tërshëra, elbi, gruri etj. Qarku i Kukësit shquhet për prodhimin e patateve. Në këtë zonë ka një shfrytëzim të bimëve medicinale që siguron një sasi të ardhurash për banorët e zonës. Në këtë qark favorizuese për rritjen e këtyre bimëve është klima dhe pozicioni gjeografik i zonës.

Pemtaria e qarkut Kukës 2013.[2]

Aftësia ujitse 2013 [3]
Nr Emërtimi Ha
1Sip toke bujqësore gjithsej25221
2Aftësia ujitse11879
3Potenciale11413
4Aktuale8130
5Faktike5574
Mjete mekanike 2013 [4]
Nr Emërtimi Numër
1Traktor me rrota274
2Minitarktorë199
3Makinë mbjellse175
4Motokorrse66
5Autokombanja22
6Traktor me zinxhirë12
7Freza116
Shuma864
Sipërfaqja, Rendimenti, Prodhimi 2014 [5]
Emërtimi Sipërf Ha Rend Kv/Ha Prodhimi në tonë(Kulture e I) Prodhimi në tonë(I+II+Bashkë- shoqëruese)
Drithëra buke gjith kult.I-re5076442227622276
1.Grurë13253951745174
2.Misër2949511521215212
3.Thekër5322312141214
4.Elb23066
5.Tagjira26825670670
Perime gjithsej5902001176014891
Perime fushe589.11971161814749
1.Perime të njoma417.6212886711998
2.Perime të thata143.514020562056
3.Bostane28250695695
Serra0.91600142142
Patate6142221360013600
Fasule direkte15814229896
Nga kjo: Pllaqi
Fasule bashkshoqëruse19063.5667667
Kultura industriale gjithsej5.5105.55.5
1.Duhan5.5105.55.5
2.Luledielli
3.Panxharsheqeri
4.Sojë
Bimë Medicionale6841281281
Foragjere të njoma610715594574100357
Jonxhë gjithsej25432185564255642
Nga kjo:-Jonxhë e re2226013531353
Misër foragjer11718021123170
Hasëll9616015441544
Të tjera33511053527635276
Foragjere nga toka djer,kullotaXXX4725
Sipërfaqja gjithsej e mbjellë12618.5XXX

Blegtoria gjithashtu është një fushë që zë një përqindje të të ardhurave të qarkut. Blegtoria është e fokusuar në mbarështimin e lopëve, gjedhëve(dele, dhi), bletëve etj. Këto përbëjnë të ardhurave bazë fitimprurëse, sigurimin e bazës ushqimore si : mishin, bulmetin, mjaltin, duke u bërë një faktor i rëndësishëm i ekonomisë. Shpërndarja e mbarështimit ndahet në bazë të zonave dhe shtrirjes gjeografike ku zonat e ulëta dhe të mesme merren me mbarështimin e deleve, lopëve, kuajve, ndërsa zonat e larta merren me mbarështimin e deleve dhe dhive.

Toka Bujqësore, Kukës
Blegtori (NR krerëve 2014) [6]
NR Emërtimi Gjithsej(krerë) Gjithsej në Komplekse Gjithsej në komplekse(Krerë)
1Gjedhë Gjithsej41087
Lopë mbi 2 vjeç29208
2Të leshta73218
_Dele plleja57400
3Të dhirta33170
_Dhi plleja26357
4Derra1700
_Dosa241
5Njëthundrak4510
_Kuaj2657
_Nga këto: Pela479
_Mushka695
_Gomerë1158
6Shpendë gjithesej11873310000
_Shpendë fushe117403
_Nga këto : Pula100180
_Shpendë uji
_Shpendë deti1330
7Bletë (koshere)19879
Prodhimi Blegtoral 2013 [6]
Nr Emërtimi Gjithsej Nr. Krerë Gjithsej-Rendimenti Kg/krerë Prodhimi në ton
1Qumësht GjithsejXX58440.6
_Lopë289601795.051955.5
_Dele5720365.03759.5
_Dhije24838109.02725.6
2Mish GjithsejXX7672
_Gjedhi22916222.05078
_Dele5025033.01677
_Dhije2180029.0625
_Derri1330120.0160
_Shpendi899151.5132
3Lesh gjithsejXX135
_Dele
_Dhije
4Vezë (000/kokra)100146138.013863
5Mjaltë1981113.0257

Tregtia kohët e fundit në qarkun e kukësit ka pasur një zhvillim të konsiderueshëm dhe me ndikim në ekonominë e qarkut, duke njohur progres në shkëmbimin e mallrave ku përmendim import, eksport. Favorizuar nga pozicioni gjeografik si vend kufitar me Kosovën, tregtia ka qenë një fushë që është lëvruar më së shumti në marrëdhëniet mes dy vendeve. Përmendim shkëmbimin e mallrave bujqësore, blegtorale, tekstile, industriale.

Turizmi në Qarkun e Kukësit është një degë e lënë pas dore por vitet e fundit ka marrë një zhvillim të konsiderueshëm ku pikat më turistike janë: Lugina e Valbonës në Tropojë , zona e Shishtavecit, malet(Gjallica, Pashtriku), grykat dhe bjeshkët. Zhillimi i turizmit ecën me ritmin e zhvillimit të infrastrukturës, por mjaft e favorshme për zhvillimin e turizmit janë sporti i skive në stinën e dimrit, alpinizmi favorizuar nga terreni malor. Turizmi është një degë e cila po merr zhvillimin e munguar dhe po ndikon në rritjen ekonomike të banorëve të zonave, ku përfshihet zhvillimi i hotelerisë, bar-restoranteve dhe shtëpive të pushimit në zonë.

Lumi dhe Lugina e Valbonës

Peshkimi është një fushë jo e zhvilluar e ekonomisë së rajonit pasi resurset uroje janë më të pakta dhe kanë shumë pak lloje peshqish dhe ndikimi i saj në ekonomi është i vogël. Peshkimi kryhet me anë të varkave të vogla të peshkimit.Zonat që merren më së shumti me peshkimin janë ato zona të cilat janë të favorizuara nga pozicioni pranë lumenjve si Drini dhe pranë liqeneve.

Terreni i Qarkut të Kukësit është shumë i pasur me resurse ujore të rrjedhshme që favorizojnë ndërtimin e mjaft hidrocentraleve në këtë zonë. Ndërtimi i hidrocentraleve i ka dhënë një zhvillim të madh këtij rajoni me punësimin e shumë banorëve. Numri i hidrocentraleve në këtë zonë është në rritje nga viti në vit, duke dhënë një shtysë në ekonominë e qarkut dhe një arsye më tepër për zhvillimin e infrastrukturës së këtyre zonave.

Transporti në Qarkun e Kukësit është i ndarë në transport tokësor dhe ujor. Transoprti tokësor është më i zhvilluari në këtë zonë pasi dhe infrastuktura rrugore është më e zhvilluar. Transporti nga fshatrat drejt qytetit bëhet nëpërmjet fugonave dhe makina të vogla personale. Në brendësi të qyteteve lëvizet në këmbë ose me makina private nga banorët. Transporti ujor është shumë i vogël ku ka vetëm një linjë nga qyteti i Kukësit drejt Fierzës. Vitet e fundit është ndërtuar dhe aeroporti i Kukësit por akoma nuk është funksional.

Qarku i Kukësit është një zonë e pasur me minerale si bakri, uraniumi, kromi, nikeli etj. Në vitet e komunizmit më të përqendruara kanë qenë uzinat e përpunimit të bakrit, por me rënien e komunizmit shumë miniera u prishën dhe rikthimi funksional i tyre është i vështirë. Sot këto minerale nuk nxirren dhe përpunohen nga shteti SHqiptar,një pjesë e këtyre janë dhënë me konçesion firmave të huaja.