Jump to content

Edh-Dhehebi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga El-Dhehebi)
Adh-Dhahabī
الذھبی
Personal
Lindur5 tetor 1274
Vdekur3 shkurt 1348 (73 vjet)
FejaIslam
EraEpoka mesjetare (Mesjeta)
RajoniSiria
EmërtimiSunni
JurispodencaShafi'i[1]
KredoAthari[1][2]
Interesi kryesor (et)Histori, Fëkëh, Hadith
Muslim leader

Muhammed ibn Ahmed ibn `Uthmen ibn Qayyum `Ebu `Abdullah Shems ed-Din el-Dhehebi (Arabisht: محمد بن احمد بن عثمان بن قيوم ، أبو عبد الله شمس الدين الذهبي) lindi më 673 hixhri (5 tetor 1274- 3 shkurt 1349), ai ishte muhadith i medh'hebit Shafi'i dhe historian islam. Ai ishte i njohur në akide (Elementet e besimit Islam), fëkëh, hadithe, recitime të Kuranit etj.

El-Dhehebi u lind në DamaskëSirisë, prej kur familja e tij kanë jetuar prej kohës së gjyshit së tij. Nga mosha tetë, ai filloi të studionte hadithe, duke udhëtuar nga Damasku në Baalbek, Homs, Hama, Aleppo, Nabulus, Kajro, Aleksandria, Jerusalem, Hixhaz. Në Baalbek, ai mësonte hadithe nga Abd al-Khaaliq ibn ‘Alwaan, Zaynab bint ‘Umar ibn Kindi, dhe të tjerët. Në Egjipt, ai mësonte hadithe nga el-Abrakuhi, ‘Isa ibn ‘Abd al-Mun‘im ibn Shihaab, Shehylislam Ibn Daqeeq al-‘Eid, al-Haafiz Ebu Muhammed ad-Dimyaati, al-Haafiz Abu’l-‘Abbaas ibn az-Zaahiri, dhe të tjerët. Në Aleksandria, ai mësonte hadithe nga Abu’l-Hasan ‘Ali ibn Ahmad al-Ghuraafi, Abu’l-Hasan Yahya ibn Ahmad ibn as-Sawwaaf, dhe të tjerët. Në Mekë, ai mësonte hadithe nga at-Tawzari dhe të tjerët. Në Aleppo, ai mësonte hadithe nga Sanqar az-Zayni dhe të tjerët. Në Nabulus, ai mësonte hadithe nga al-‘Imaad ibn Badraan. Ai e humbi shikimin e tij dy vite para se të vdiste, duke i lënë tre fëmijë: vajzën e tij Amat al-`Aziz dhe dy djem të tij Abdullah and Abu Hurayra `Abd al-Rahman.

Studentët e tij ishin:

  • Al-Haafiz ‘Imaad ad-Deen Ismaa‘eel ibn ‘Umar ibn Katheer, autor i tefsirit
  • Al-Haafiz Zayn ad-Deen ‘Abd ar-Rahmaan ibn al-Hasan ibn Muhammad as-Salaami
  • Salaah ad-Deen Khaleel ibn Abeek as-Safadi
  • Shams ad-Deen Abu’l-Mahaasin, Muhammad ibn ‘Ali ibn al-Hasan al-Husayni ad-Dimashqi
  • Taj ad-Deen Abu Nasr, ‘Abd al-Wahhaab ibn ‘Ali as-Subki

Ai shkroi shumë libra, disa prej tyre janë:

  • Mizaan al-I‘tidaal
  • Sijar A‘laam an-Nubala’
  • Tareekh al-Islam
  • Al-Kaashif
  • Al-Mughni
  • Mukhtasar Sunan al-Bayhaqi
  • Tabaqaat al-Huffaaz
  • Tabaqaat al-Qurra’
  • At-Tajreed fi Asma’ as-Sahaabah
  • Talkhees al-Mustadrak
  • Mukhtasar Tahdheeb al-Kamaal
  • Mukhtasar Tareekh Neesaboor li’l-Haakim
  • Mukhtasar Dhayl Ibn ad-Dubaythi
  • Mukhtasar al-Muhalla li Ibn Hazm
  • Mukhtasar az-Zuhd li’l-Bayhaqi
  • Mukhtasar ad-Du‘afa’ li Ibn al-Jawzi

Ai shkroi shumë libra rreth akides, disa prej tyre janë:

  • Kitaab al-‘Uluw
  • Kitaab al-‘Arsh
  • Kitaab al-Arba‘een fi Sifaat Rabb il-‘Aalameen
  • Risaalat at-Tamassuk bi’s-Sunan wa’t-Tahdheer min al-Bida‘

Ai vdiq në ditën e hënë më 748 hixhri (1349) dhe u varros në varrezat e al-Baab as-Sagheer në Damaskë.

  1. ^ a b Halverson, Jeffry R. (2010). Theology and Creed in Sunni Islam (në anglisht). Pelgrave Macmillan. fq. 43. ISBN 9781137473578.
  2. ^ Spevack, Aaron (2014). The Archetypal Sunni Scholar: Law, Theology, and Mysticism in the Synthesis of Al-Bajuri (në anglisht). State University of New York Press. fq. 169. ISBN 978-1-4384-5370-5.