Jerusalemi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Jerusalemi
hebraisht Jeruschalajim ירושלים
arabisht al-Quds ‏القدس (″e shenjta″)
Qytet
Njohur si ″E Shenjta″,
″Qyteti i Paqesë″
ose ″Qyteti i Shenjtë″
noform
Pamje e qytetit të vjetër me Kupolën e Shkëmbit
Stema_figura Flag of Jerusalem.svg
Administrimi
Shteti Flamuri Izraeli
Komuna Jerusalem
Distrikti Jerusalem
Kryetari i Bashkisë Nir Barkat (i pavarur)
Sipërfaqja dhe popullsia
Sipërfaqja 125,156 km2
 •  aglomerati 652 km2
Lartësia 754 m (m.n.d.)
Popullsia 890.428 banorë
 •  aglomerati 1.029.300 banorë
Të dhëna të tjera
Vendasit Jerusalemase/Jerusalemas
Zona Kohore UTC+2
Verore UTC+3
Kodi Postal 91000-91999
Prefiksi (+972) 02
Aeroporti Aeroporti Ben Gurion
Faqja Zyrtare www.jerusalem.muni.il

Jerusalemi (hebraisht Jeruschalajim ירושלים, arabisht al-Quds ‏القدس, greqisht e lashtë Ierosólyma Ἱεροσόλυμα, latinisht Hierosolyma, turqisht Kudüs) ose Jeruzalemi ose Kudys është një qytet i lashtë në Lindjen e Mesme midis Detit Mesdhe dhe Detit të Vdekur në një lartësi prej 650-840 m mbi nivelin e detit. Gjendet në lindje të Tel Avivit, në jug të Ramallahut, në perëndim të Jerikosë dhe veri të Betlehemit. Jerusalemi është kryeqyteti i Izraelit, megjithëse ky emërtim dhe aneksimi i pjesës lindore të qytetit nga Izraeli janë çështje te grindjeve ndërkombëtare.

Lagjet[redakto | redakto tekstin burimor]

Në vazhdim janë lagjet e Jerusalemit të listuara:

  • Abu Tor
  • At-Tur
  • Atarot
  • Bab a-Zahara
  • Baka
  • Bayit VeGan
  • Beit HaKerem
  • En Kerem
  • French Hill (ose Giv'at Shapira)
  • Gilo
  • Giva Ram
  • Har Choma
  • Mea Shearim
  • Mishkenot Sha’ananim
  • Nof Zion
  • Pisgat Ze`ev
  • Qyteti i Vjetër
  • Ramat Eshkol
  • Ramat Rachel
  • Rehavia
  • Sheik Xharrah
  • Silwan
  • Talpiot
  • Talpiot Lindje
  • Umm Tuba
  • Yemin Moshe

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Historia e Jerusalemit është shumë e vjetër. Ai është një nga qytetet më të lashtë të botës dhe ndoshta qysh prej 5000 vjetësh i banuar vazhdimisht. Të gjeturat arkeologjike tregojnë ekzistencën e një ngulimi në Jerusalem në mijëvjeçarin e 3-të p.e.s. Përmendja e parë e qytetit nga burime historike nis në mijëvjeçarin e 2-të p.e.s.

Jerusalemi u ndërtua dhe u themelua ne fillim nga kananasit (u pushtua nga jebuzasit gjatë Kohës së Bronzit të vonë), dhe u bë kryeqytet i mbretërisë çifute të Izraelit dhe Judesë në periudhat e Tempullit të Parë dhe Tempullit të Dytë. Qyteti quhej para Mbretit David Ievus, e shfaq vetveten si një përzierje fantastike të përmendorëve historike, kulturave dhe popujve me një sasi të panumërt vendesh të denja për t´u parë. Jerusalemi është Toka e Shenjtë, "qendër e tre feve": Islamit, Judaizmit dhe Krishterimit.

Nga viti 1948 deri 1967, pjesa perëndimore e Jerusalemit qeverisej nga Izraeli si kryeqytet i tij, ndërsa Jerusalemi Lindor qeverisej nga Jordania. Qyteti u ribashkua me fitoren e izraelitëve në Luftën Gjashtëditore, megjithatë statusi i tij mbetet i diskutueshëm. Një ligj i nxjerrë nga izraelitët në vitin 1980 e shpall Jerusalemin kryeqytetin "e amshuar, të pandashëm" të Izraelit, kurse Jerusalemi Lindor besohet të jetë menduar kryeqytet i shtetit Palestinez të ardhshëm. Statusi i vendeve të shenjta të Jerusalemit është poashtu i diskutueshëm.

Jerusalemi ka një popullsi prej 890.428 banorësh (nga statistikat e vitit 2013).[1] Ai është një qytet i përbërë (heterogjen), dhe përfaqëson shumë kombësi, fe, dhe grupe ekonomiko-shoqërore. Pjesa e quajtur "Qyteti i Vjetër" është i rrethuar nga mure dhe përbehet nga : lagjia myslimane, lagjia armene, lagjia hebreje dhe lagjia e krishterë.

Feja[redakto | redakto tekstin burimor]

Në Jerusalem, një numër i madh fesh dhe besimesh është i pranishëm. Grupimi më i rëndësishëm i qytetit janë çifutët. Dhe në krahasim me pjesët e tjera izraelite, çifutët ultra-ortodoksë jo-zionistë dhe çifutët ortodoksë zionistë janë në qytet më tepër të përfaqësuar.

Ekziston poashtu një komunitet i vogël i druzëve. Të fesë islame ka synitë, shiitë dhe alevitë. Krishterimit i përkasin disa kisha: Kisha Ortodokse Greke, Kisha Ortodokse Ruse, Kisha Ortodokse Gjeorgjane, Kisha Ortodokse Siriane, Kisha Katolike Greke, Katholikët e Vjetër, Kisha Katolike Romake, Luteranët, Anglikanët, Kisha Ortodokse Armene dhe Kisha Ortodokose Etiopiane.

Edukata[redakto | redakto tekstin burimor]

Jerusalemi është një qendër e rëndësishme arsimore e Izraelit. Në qytet e kanë selinë ndër të tjera Universiteti Hebraik i Jerusalemit (e themeluar më 1918), Akademia Izraelite (e themeluar më 1959), planetari, Arkiva Qendrore Zioniste, Biblioteka Gulbenkian dhe Biblioteka Kombëtare dhe Universitare Çifute.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Jerusalemi – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Censusi i popullsisë. Ministria e Brendshme e Izraelit (2013). Vizituar në 5 prill 2015.