Elektromotori

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Një lloj elektromotori

Elektromotori është paisje që shërben për shëndrimin e energjisë elektrike në energji mekanike. Elektromotorët janë makina elektrike, të cilët në ndërtim janë identikë me gjeneratorët. Parimin e punës e kanë të njëjtë, por kahun e veprimit të kundërt. Elektromotorët kanë përparësi të mëdha në krahasim me makinat e tjera energjetike. Kjo ka bërë të mundshme që këta të gjejnë zbatim të madh në praktikë. Duke u mbështetur në përparësitë e tyre mund të konstatojmë se këta kanë peshë më të vogël se motorët t jerë, janë më ekonomikë, më të qetë në punë, vëhen lehtë në lëvizje, nuk ndotin ambientin dhe janë më precizë në punë. Përpos këtyre vetive të mira këto makina kanë shkallë të lartë të shfrytëzimit.

Duke u mbështetur në llojin e rrymës të cilën e shfrytëzojnë, elektromotorët i ndajmë në elektromotorë të rrymës së vazhdueshme dhe të rrymës alternative. Në elektromotorë të rrymës së vazhdueshme bëjnë pjesë elektromotorët kolektorë, ndërsa në elektromotorë të rrymës alternative bëjnë pjesë elektromotorët kolektorë me konstruksion të posaçem të statorit dhe të rotorit, elekromotorët sinkronë dhe asinkronë.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Elektromotori – Mbledhja e fotografi dhe/apo video dhe material multimediale