Jump to content

Elez Biberaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Elez Biberaj është historian dhe gazetar shqiptaro-amerikan.

Elez Biberaj u lind më 15 nëntor 1952, në një fshat të banuar me shqiptarë në PlavëMalit të Zi, një vit pasi prindërit e tij ishin detyruar të linin vendlindjen e tyre, Shqipërinë, si pasojë e regjimit totalitar. Katër vitet e para të shkollës fillore i ndoqi në fshatin Hot në gjuhën serbokroate, ndërsa klasët nga e pesta në të tetën i ndoqi në Gjakovë. Pasi u regjistrua në shkollën e mesme në Prizren, në janar të vitit 1968, bashkë me familjen e tij emigroi në Itali. Gjashtë muaj më vonë arriti me familjen në Amerikë.[1]

Biberaj punën e tij si gazetar në Zërin e Amerikës (Voice of America) - redaksia e gjuhës shqipe, e ka filluar në dhjetor 1980. Këtu pas disa viteve më 1989 merr poziten e redaktorit përgjegjës të redaksisë së gjuhës shqipe, ndërsa më 2004 emërohet redaktor përgjegjës për redaksitë në gjuhët Evropiane.

Me këtë rast i janë shprehur mirënjohje për punën e tij që kishte bërë në afirmimin e Zërit të Amerikës jo vetëm ndër shqiptarët por edhe ndër popujt tjerë të Ballkanit e Evropës Lindore. Ndër shprehësit e mirënjohjeve ishte edhe ambasadori i OSCE-së Uiliem Uolker

Biberaj u bë i njohur në mjediset Kosovare sidomos pas Demostratave të 1981-ës kur në Kosovë paraqitet një boshllëk i informacioneve për ngjarjet që zhvilloheshin në Kosovë. Biberaj është një ndër gazetarët i cili ka përcjellë për mëse 27-të vite, lëvizjet e Doktrinës së shejt dhe nga shumë analistë raportimet e tij janë marrë me seriozitet të veçantë.

Me rastin e marrjes së detyrës së re më 2004, Elezi u shpreh para teleshikuesve:

Unë fillova punë në Zërin e Amerikës në dhjetor të vitit 1980, në një kohë kur shqiptarët jetonin nën regjimet shtypëse komuniste dhe kur kontaktet midis shqiptarëve dhe amerikanëve pothuajse nuk ekzistonin
Shumë shqiptarë, në atë kohë, e shikonin Zërin e Amerikës si të vetmen dritare shprese. Kolegët e mi dhe unë u angazhuam me gjithë shpirt për përmbushjen e misionit të Zërit të Amerikës: t'u tregonim dëgjuesve të vërtetën rreth shoqërisë së tyre dhe zhvillimeve në botë; të nxisnim respektin për të drejtat e njeriut; të përhapnim lirinë dhe demokracinë; të nxisnim interesat amerikane në Ballkan, si dhe miqësinë tradicionale midis shqiptarëve dhe amerikanëve[2]

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Vehbi Bajrami; Shqiptarët e Amerikës, Albanian Publishing, New York 2003
  2. ^ BEQIR SINA : Elez Biberaj emerohet redaktor pergjegjes i sektorit evropian amza:osdir.com Arkivuar 30 shtator 2007 tek Wayback Machine

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]