Elez Isufi
![]() |
|
Emri | Elez |
Mbiemri | Isufi |
Lindur më | 1861 |
Lindur në | Sllovë, Vilajeti i Manastirit, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 1924 |
Vdiq në | Peshkopi, Shqipëri |
Kombësia | Shqiptar |
Profesioni | Prijë popullor |
Elez Isuf Ndreu (Sllovë, 1861 - Peshkopi, 26 dhjetor 1924) ka qenë prijës popullor i çetave të krahinës së Dibrës, pjesëmarrës në disa lëvizje të armatosura.
Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
U lind në vitin 1861 ne Sllovë të maleve Dibrës, i biri i Isuf Ndreut, pjesëtar i njërës prej parisë së krahinës. Ndrejt asokohe kishin hasmëri me Dacët e Kalisit, kështu që ndërtuan një kullë me sharapolle e frëngji aty nga 1884. trajtat e një mikrokalaje, të ndërtuar për qëndresë.
Pavarësisht konflikteve, fiset lidhnin besë për të përballuar vështirësitë si betejën e Kolesjanit gjatë Luftës së Parë Ballkanike, kryengritja e shtatorit e vitit 1913, goditja e Divizionit të Nishit, në 5 dhjetor të vitit 1915. Gjatë pushtim-administrimit austro-hungarez, u thirr me parinë shqiptare në Vjenë, ku u dekorua prej perandorit Franc Jozef me Kryqin e Konturës të Oficerëve të Urdhërit të Franc Jozefit me dekoracion lufte (Kriegsdekoration).[1]
Me themelimin e komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, Elezi qe pjesë këtij komitet me themeluesit Hoxhë Kadrinë, Bedri Pejanin, Sotir Pecin, etj. Elez Isufi mbeti një kundërshtar i ashpër i aneksimit të tokave shqiptare sipas “vijës strategjike” të projektuar nga gjenerali francez Franchet d’Esperey. Sipas kësaj “vije strategjike” pas mbarimit të luftës së Parë Botërore, serbët mbanin nën okupim toka që gjendeshin brenda kufirit të 1913-ës dhe shtrihej nga Martaneshi, Qafa e Bullit, Qafa e Murrës, Lana e Lurës dhe Malësiët e Kelmendit dhe të Gjakovës[2]. Kjo vijë strategjike megjithëse nuk u respektua prej shqiptarëve, mbeti në duart e serbëve deri në vitin 1921.
Pas trazirave të republikës së Mirditës dhe rrëzimit të qeverisë Evangjeli duke u ndryshuar më disa qeveri brenda një muaji, shkurtin e 1922 në Allajbeg mblidhen Elez Isufi bashkë me nipin e tij Jusuf Xhelilin, Halit Lleshi, Murat Kaloshi dhe Dan Cami. Këtu vendoset organizimi i një kryengritjeje dhe vënja në zbatim e saj. Bashkë me Bajram Currin, Halit Lleshin, etj. ishin në krye të një kryengritjeje që ishte shprehi e pakënaqësisë dhe tensionit të grumbulluar. H. Lleshi, pas kësaj, shkoi në Jugosllavi për t’u kthyer mbas një muaji me fuqitë e tij, në mënyrë që të nisej në një ditë me Elezin për të sulmuar Elbasanin. Myftar Kaloshi gjithashtu do të nisej me Elezin, ndërsa Murat Kaloshi ish ngarkuar të okuponte qëndrën e prefekturës së Dibrës, ku si prefekt ndodhej Sali Vuçiterni. Kapiten Shefqet Korça me 800 ushtarë ndërkohë ishte duke bërë çarmatimin nga ana e Zerqanit. Qeveria në këto lëvizje të dibranëve dërgon kapiten Aziz Çamin dhe kapiten Selahudin Blloshmin me forca ushtarake në Qafë të Shtambës për t’i prerë rrugën fuqisë së Elezit. Elezi me fuqinë e tij më parë shkon në Lurë dhe, me pak fuqi që mori këtu dhe në Selitë, formon një forcë civile prej 370 vetësh. Me këtë fuqi, duke ecur natën, mbi rrugë e nën rrugë, pa hasur fuqitë qeveritare, mbërrin në Fushë-Krujë ku bashkohet me Abaz Kupin, Mustafa Krujën dhe Zija Dibrën. Në Tiranë, përveç kompanisë së disiplinës dhe të një kompanije të kazermës, qeveria nuk dispononte tjetër fuqi për mbrojtjen e kryeqytetit. Lajmi i papritur i dukjes së Elezit në Fushë Krujë shkaktoi një panik të madh në qarqet qeveritare në Tiranë.
Major Meleq Frashëri me 25 xhandarë të ish-bataljonit të organizuar prej francezëve ne Korçë, nën komandë të kapter Muço Kapinovës dhe me 270 civila të Hysni Toskës, nën komandën e Jaho Komanit, nipit të të parit, niset t’i dalë para Elezit. Fuqija e Meleqit, para se të arrinte afër Kamzës, ra në përgjakje. Fuqija e Hysni Toskës, në marrëveshje qysh më parë me kundërshtarët, largohet para se të fillonte lufta dhe Meleqi me ata pak xhandare që kish mbeti vetëm përpara armikut. Lufta filloi në befasi dhe si rezultat i saj vriten gjysma e xhandarmëve, kurse Meleqi plagoset. Me gjithë këshillat e Muço Kapinovës që të kthehej në Tiranë në kalë, ai nuk dëgjoi të kthehej, qëndroi në vend deri sa mbërrinë njerëzit e Elezit, midis të cilëve Azis Pilafi. Ky i mori pushkën, unazën e gishtit dhe të plagosur e vrau me një plumb kokës. Azis Pilafi më vonë u arrestua prej kapiten Riza Cerovës, komandant i xhandarmërisë së qarkut të Dibrës, dhe zhduket misteriozisht.
Më 8 mars 1922 pararojet e Elezit kishin arrirë në lagjet e jashtme të Tiranës, nga ana e veri-perëndimit. Zogu, me ato pak fuqi që dispononte qeveria ndërkohë, po mundohej të merrte masat e rastit për mbrojtjen e kryeqytetit. Kurse qeveria bashkë me deputetët u mblodh në kryeministri dhe vendosi të largohej në Elbasan, mbasi Tirana po bëhej fushë lufte. Kështu, që të nesërmen herët, më 9rs 1922, qeveria, përveç Spiro Kolekës, ministër i Punëve Botore, bashkë me deputetët dhe shumë intelektualë dhe funksionarë u nisën për në Elbasan. Kesaj gjendje kritike i del zot kapiteni Prenk Pervizi, i ndohur prane Zogut, i cili arriti te bllokoje forcat rebele te Pusi i Madh i Pazarir te Vjeter, e t'i shpartalloje pas 16 ore luftim. Rebelet detyrohen te kthehen rreze Dajtit, ku me nderhyrjen e Ambasadorit H. Ayres dhe nje sasi floriri Elez Isufi u kthye ne Sloven e tij ne Diber. Ishte pikerisht kapiteni Pervizi, mbi te cilin Ahmet Zogu kishte mbeshet besimin e tij, qe me nje operacion te shpejte shpartalloi bandat e Hamit bej Toptanit qe i ishte kundervee qeverise dhe vete Ahmet Zogut. Vendi shpetoi nga nje krize te rezikshme destablizuese. kapiteni u gradua dhe u dekorua per merita lufte. Zogu e forcoi poziten e tij dhe ne nentor 1922 u be kryeminister,[3]. Nderkohe Qeveria me telefon thirri fuqitë ushtarake nga Zerqani e nga Kruja dhe vullnetarët nga Elbasani, qe i dhan fund atyre trubullirave. Siç u permend mbas ndërmjetësimit të ministrit anglez Eyres me të marrun vesh sesa e rënduar u bë situata me ndërhyrjen e Hamit beut,[4] i paqësoi dibranët me Ahmet Zogun që drejtonte mbrojtjen e kryeqytetit me ane te kapitenit Prenk Pervizi, faktori kryesor i deshtimit te atij Grusht shteti, qe i tille ishte. Do të çuditej konsulli anglez Ayres, i cili qe ndërmjetës në takimin që kishte Elez Isufi me Ahmet Zogun në Lëvizjen e marsit 1922. Në kujtimet e tij, ai tregon se kishte mbetë i habitur se si ranë dakort këto dy burra, njani 26 vjeç e tjetri 60, pa protokoll zyrtar, vetëm duke i dhanë dorën njëri-tjetrit. Nga ana tjeter nga keto rrethana del se emri i atij oficeri te ri, Prenk Pervzi, do te vazhdonte te lidhej me situata te tjera te rrezikshme, te zgjidhura me sukses prej tij. Ne rrjedeh e mevonshme ai do te vazhdonte te ruente miqesine me te birin e Elez Isufit, Cen Elez Ndreun, te cilit do te ia perfshinte djemt ne kurset e plotesimeu nga ku do te dilnin oficere.
1922-'24[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Dom Lazër Shantoja mbas një vizite në Mat e Dibër shkruan përshtypjet e veta në shtypin e kohës:
- "Elez Isufi âsht nji burrë qi flet pak! Kur flet të kënaqë e të mëson.
- Gadi gjith herë e hapë kuvendin me ndoj fjalë të popullit. Kambë─kryq, me çubuk qelibarit në gojë, dorët e djathët pshtetun në gjû, mêndon. Heshtim! Mandej flet. Thonë se kishe dishrue shum me pa, e përgjegjë: I falem nderës këtij zotëní fort: nuk ka ardhë me më pá mue, por mâ fort Shqipnín. Flet për zakonet e vêndit, për ndolljet e fundit, për politiken e jashtme e mandej tuj fshâ thotë: «Shum ka pa kjo Shqipní.» Pasjoni i tij duket se âsht Bajram Curri. Pyet e flet mbî tê: nuk e lëshon goje kurr. Jemi dy pleq, thotë, por kemi nji shpirtë të vetun të dy[5].
Ne vitet ‘20 gazeta "Liria Kombëtare" që botohej jashtë vendit, në mes të tjerash shkruante: "Elez Isuf Ndreu, burrë dibran me karakterin e shqiptarëve të hershëm e më atdhedashuri të fortë që nuk i'u përul as forcës brutale dhe as arit të huaj". U vra në kazermat e Peshkopisë më 26 dhjetor 1924.
Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ Posta e Shqipniës, 17/03/1917
- ^ Dalip Greca: Elez Isufi, prijësi popullor dibran që historia i dha pavdeksinë
- ^ Pjeter Hidri, Gjeneral Prenk Pervizi, Toena, Tirane 2002
- ^ Vllamasi S., Ballafaqime politike në Shqipëri 1897-1942, Neraida 2000
- ^ Dom Lazër Shantoja: Në Mat e në Dibër Tiranë 5-XI-1924 "Bashkimi", 7 nanduer 1924 ─ shkëputë nga "Vepra" nën kujdesin e Arben Markut