Emily Shaqiri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Emily Shaqiri lindur në Romë, Itali më 16 Tetor 2004, është aktore, balerinë dhe këngëtare me baba shqiptar dhe nënë italiane. Ajo është vajza e koreografit Ilir Shaqiri, fitues i 'Big Brother Vip Albania' të transmetuar në Top Channel.[1]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2010 mori pjesë në Festa italianaRai1 me Caterina Balivo. Në vitin 2011, në moshën 7-vjeçare, ajo luajti në filmin artistik "Una buona stagione" (Rai 1) në rolin e Isabella Santangelo dhe më vonë mori pjesë në filmin e shkurtër ‘’Doppia Luce’’ në Rai1, për të cilin në 2012 fitoi çmimin "Aktorja më e mirë jo protagoniste" në Festivalin e Filmit Superman në Illinois. Ka marë pjesë në programin "Dancing With the Stars" (Shqipëri) dhe në ‘’Tú sí que vales’’ në 2015, duke shfaqur një koreografi kërcimi së bashku me babain e saj Ilir Shaqiri. Ajo u bë imazh i  Wind-it në reklamën e Krishtlindjeve 2015, së bashku me Giorgio Panariello dhe Vanessa Incontrada. Emily fitoi popullaritet në vitin 2018 kur luajti si Emily Taylor, një nga protagonistet e serialit televiziv për fëmijë Idol x Warrior Miracle Tunes me regji të Roberto Cenci. Në vitin 2019, së bashku me protagonistët e tjerë të serialit, regjistron spin-off-in me titull "La casa delle Miracle" dhe nga viti 2019 deri në 2021 merr pjesë në disa reklama për Giochi Preziosi. Në të njëjtin vit ajo u shpall një nga aktoret më të mira në zhvillim në "Festival Ragazzi e Cinema".[2][3]

Emily bëri debutimin e saj si këngëtare në vitin 2019 me këngën "Bugie Meravigliose" së bashku me Giulia Sara Salemi në dyshen Emily & Giuly dhe në vitin 2022 publikoi këngën e saj të parë "VA TUTTO BENE".

Francesca Rinaldi në Miracle Tunes.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Emily Shaqiri - movie actress". Famous Birthdays (në anglisht). Marrë më 24 prill 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ "Emily Shaqiri 'çmend' ndjekësit me fotot e fundit". Syri.net. 6 janar 2022. Marrë më 24 prill 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ^ "Iliri dëgjon këngën e vajzës së tij, nuk i mban dot lotët". abcnews.al. 5 shkurt 2022. Marrë më 24 prill 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)