Shko te përmbajtja

Energjia e erës

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga Energjia me erë)
Turbinat e Parkut të Erës nē Bajgorë me një kapacitet prej 105 MW.
Gjeneratorët e erës në sipërfaqe detare
Roscoe Wind Farm - West Texas
Anijet me vela kanë funksionuar me energjinë e erës

Energjia e erës është energjia e gjeneruar nga shfrytëzimi i fuqisë së erës. Kjo energji cilësohet si "formë e butë e energjisë" dhe përfshihet në burime "të pastra", pasi zakonisht njihet si burim i ripërtëritshëm i energjisë. Forma më e hershme e shfrytëzimit të energjisë së erës ishin velat e lundrimeve të parë të anijeve me vela dhe shumë më vonë mullinjtë e erës në tokë. [1] [2]

Energjia e erës tani është një zgjidhje tërheqëse për problemin e gjenerimit të energjisë elektrike. "Karburanti" është i bollshëm, i decentralizuar dhe falas. Asnjë gaz dhe ndotës të tjerë nuk lëshohen, dhe ndikimi në mjedis është i vogël në krahasim me karburantet konvencionale. Gjithashtu, përfitimet ekonomike të një rajoni nga zhvillimi i industrisë së erës janë të rëndësishme. Energjia e erës është një formë e burimeve të qëndrueshme. Energjia e erës përshkruan procesin me të cilin era është përdorur për të gjeneruar energji elektrike. Turbinat e erës konvertohen nga energjia kinetike e erës në energji mekanike dhe përfundimisht në energji elektrike. Një gjenerator mund të konvertoje fuqinë mekanike në energji elektrike. [3]

Hapësirat ose sipërfaqet e caktuara në të cilat vendosën gjeneratorët e erës quhen parqe ose ferma të energjisë së erës. Parqet e erës përbëhen nga shumë turbina gjenerative individuale, të cilat janë të lidhura me rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike. Era në tokë është një burim i lirë i energjisë elektrike, konkurrues, ose në shumë vende është shumë më i lirë se sa impiantet e qymyrit ose gazit. Parqet me erë në tokë kanë një ndikim më të madh vizual në peizazh sesa stacionet e tjera të energjisë, pasi ato duhet të shpërndahen në më shumë sipërfaqe tokësore dhe duhet të ndërtohen në zonat rurale, gjë që mund të çojë në "industrializimin e fshatit" dhe në këtë mënyrë humbjen e habitatit natyror. Era në det të hapur (sipërfaqet detare) është më e qëndrueshme dhe më e fortë se në sipërfaqet tokësore. Centralet e erës në det të hapur gjithashtu kanë më pak ndikim vizual, por kostot e ndërtimit dhe mirëmbajtjes janë dukshëm më të larta. Parqet e vogla me erë në tokë mund të japin pak energji në rrjet ose të sigurojnë energji në vendet e izoluara jashtë rrjetit.[4][5]

  • B. Trueb, Lucien (2015), Astonishing the Wild Pigs, Highlights of Technology, ATHENA-Verlag, fq. 119, ISBN 9783898967662 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Ahmad Y Hassan, Donald Routledge Hil] (1986). Islamic Technology: An illustrated history, Cambridge University Press. ISBN 0-521-42239-6.
  • Lucas, Adam (2006), Wind, Water, Work: Ancient and Medieval Milling Technology, Brill Publishers, ISBN 90-04-14649-0 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Savenkov, M (2009). "On the truncated weibull distribution and its usefulness in evaluating potential wind (or wave) energy sites" (PDF). University Journal of Engineering and Technology. 1 (1). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 22 shkurt 2015. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • "Describing Wind Variations: Weibull Distribution". Danish Wind Industry Association. Arkivuar nga origjinali më 2 gusht 2021. Marrë më 8 korrik 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Ananthaswamy, Anil & Le Page, Michael (30 janar 2012). "Power paradox: Clean Might Not Be Green Forever". New Scientist. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Jacobson, M.Z.; Archer, C.L. (2012). "Saturation wind power potential and its implications for wind energy". Proceedings of the National Academy of Sciences. 109 (39): 15679–84. Bibcode:2012PNAS..10915679J. doi:10.1073/pnas.1208993109. PMC 3465402. PMID 23019353. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Adams, A.S.; Keith, D.W. (2013). "Are global wind power resource estimates overstated?" (PDF). Environmental Research Letters. 8 (1): 015021. Bibcode:2013ERL.....8a5021A. doi:10.1088/1748-9326/8/1/015021. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  1. Nathan F. Jones, Liba Pejchar, Joseph M. Kiesecker. "The Energy Footprint: How Oil, Natural Gas, and Wind Energy Affect Land for Biodiversity and the Flow of Ecosystem Services". BioScience, Volume 65, Issue 3, March 2015. pp.290–301
  2. Szarka, Joseph. Wind Power in Europe: Politics, Business and Society. Springer, 2007. p.176
  3. "Harvesting the Wind: The Physics of Wind Turbines" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 gusht 2015. Marrë më 10 maj 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. "What is wind?". Renewable UK: Education and careers. Renewable UK. 2010. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2011. Marrë më 9 prill 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. Huang, Junling; McElroy, Michael B (2015). "A 32-year perspective on the origin of wind energy in a warming climate" (PDF). Renewable Energy. 77: 482–92. doi:10.1016/j.renene.2014.12.045. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)