Jump to content

Parku i erës Bajgora

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Parku i Erës në Bajgorë)
Parku i erës Bajgora

Parku i Erës në Bajgorë është një central i prodhimit të energjisë elektrike nga fuqia e erës me kapacitet prej 105 MW.

Në fund të vitit 2021, në kuadër të parkut të erës në Bajgorë ishin 27 turbina me erë, prodhim i kompanisë General Electric. Kapaciteti i përgjithshëm i fuqisë së instaluar llogaritet në 105 MW duke qenë kështu parku më i madh i turbinave të erës si dhe njēkohësisht prodhuesi mē i madh i energjisë së rinovueshme në Kosovë. Lartësia e shpërndarësit është 110 metra dhe diametri i rotorit të secilës njësi është 137 metra. Prodhimi vjetor vlerësohet në 320 GWh, ndërsa sistemi është projektuar për të funksionuar për të paktën 25 vjet.[1] [2] [3]

  1. ^ "Bajgora Wind" (në anglisht). www.ebrd.com.
  2. ^ https://balkangreenenergynews.com/bajgora-wind-park-in-kosovo-linked-to-grid-with-20-kilometer-overhead-line/
  3. ^ https://www.evropaelire.org/a/prodhimi-i-energjise-me-ere/31568191.html