Bajgora (Mitrovicë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Bajgora)
Bajgorë
Fshat
Bajgora
Bajgora
Popullsia
 • Gjithsej1.098

Bajgorë është një vendbanim në komunën e Mitrovicës, Kosovë. Vendbanimi shtrihet në shpatijet e Shalës së Bajgorës.

Shala e Bajgores ka dhënë një kontribut të madh gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njihet për Brigadën 141 Mehe Uka - Me shumë komandantë të njohur si Shemsi Ahmeti, Riza Beqiri, Bislim Bajgora etj.

Po ashtu me personalitete të shquara si Ahmet Selaci, Bislim Bajgora, Mehmet Rexhep-Selaci, Riza Rexhep Selaci, Imer Tahir Selaci, Bajram Mehmet Selaci, Mursel Igrishta, Tafil, Pajazit, Asllan, Isuf, Faik Boletoni, Ukshin Kovaçica, Sherif Tër. , Adem, Hetem Voca, Mulla Mustafa, Kadri Bistrica, Rexhep e Rifat Dedia, Haradin Vidishiqi, Qerim, Ibrahim Shupkovci, Shaban Mujani, e shumë të tjerë.

Ndërsa ngjarjet më të rëndësishme për Bajgorën dhe për shalanët në këto janë; Lufta e Sllatinës dhe Cerajt (prill 1941), lufta e Koloshinit dhe e Pazarit të ri (1941-44), lufta e Shalës kundër partizan-çetnikëve në fund të vitit 1944 dhe fillimi i vitit 1945, luftërat në Rrëzhë. Nëntor 1944, Beteja e Stantergut, janar 1945, lufta në shkurt dhe mars 1945, beteja e gurit të Sokolit në malet e Vesekofcit më 1946, si dhe beteja e Batahirit në bunkerin e Kozmaticës, (vrasja e Ahmet Selacit. më 19-19 ) etj.

Ndërsa Kuvendet më të rëndësishme që u organizuan në Shalë janë: Kuvendi i Barës, shtator 1944, Kuvendi i Kovaçicës, tetor 1944, Kuvendi i Vidishiqit, 22 janar 1945. Kuvendet dhe kongreset e organizuara nga përfaqësues të nacionalizmit shqiptar, të cilët aspiruan, punuan dhe ata luftuan për ta bërë Shqipërinë etnike.

Të flas për personalitetin e shquar politik dhe ushtarak të Shalës dhe luftën për mbrojtjen e kufirit verilindor të Kosovës dhe Mitrovicës, Pazarit të Shalës, Drenicës, Llapit,

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bajgora shtrihet në pjesën veriore të vendit, 30 km në veri të Prishtinës, me një lartësi prej 1,203 metra mbi nivelin e detit. Numri i banorëve është 1 098.

Terreni përreth Bajgorës është kodrinor. Pika më e lartë në afërsi ndodhet 1.7 km në verilindje të Bajgorës dhe është 1501 metra mbi nivelin e detit. Bajgora është e populluar mjaft dendur, me 222 banorë për kilometër katror. Qyteti më i afërt është Mitrovica, 14 km në jugperëndim të Bajgorës. Bajgora me rrethinë karakterizohet me një mozaik të zhvilluar të vegjetacionit natyror. [1]

Temperatura mesatare vjetore në fshat është 9° C . Muaji më i ngrohtë është korriku, kur temperatura mesatare është 20 ° C, dhe më e ftohti është dhjetori, me -4 ° C. Mesatarja e të reshurave vjetore është 931 milimetra. Muaji me shira më të shumta është muaji maj, me një mesatare prej 131 mm reshjesh kurse muaji më i thatë është gushti, me një sasi mesatare të reshjeve prej vetëm 17 mm. [2]

Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qendra Skitare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bjeshkët e Shalës së Bajgorës janë mjaft të pasura me shtigje ideale për skijim në borë dhe mbi bar. Funksionon edhe Qendra Skitare “Shala e Bajgorës” në Bajgorë. Në këtë trevë të Bajgorës janë ngritur dy skilifta me gjatësi 200 dhe 500 metra si dhe Moteli “Dodona” me kushte ideale për pritjen e skiatorëve dhe dashamirëve të sportit të skive. [3]

Galeria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ ”NASA Earth Observations: Land Cover Classification”. NASA/MODIS. 30 januari 2016.
  2. ^ ”NASA Earth Observations: Rainfall (1 month - TRMM)”. NASA/Tropical Rainfall Monitoring Mission. 30 januari 2016.
  3. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 19 janar 2018. Marrë më 17 dhjetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

 Commons: Bajgora – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale