Enigma (makinë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Disambig.svg Shih: Enigma (kthjellim).
Makina gjermane e (de)kodimit ENIGMA.

Në historinë e kriptografisë "Enigma" ishte një makineri shifrore (numerike) që përdorej për të shifruar (koduar) dhe deshifruar (dekoduar) mesazhet sekrete (e fshehta). Më saktë Enigma është një makineri elektro-mekanike me rrotëza. Ky aparat hyri në treg në vitet 1920, u përvetësua dhe u përdor në ushtri dhe shërbimet e fshehta shtetërore nga shumë kombe, por më tepër nga Gjermania naziste para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shpikësi i makinës "Einigma" është elektroinxhinieri gjerman Artur Sherbius (1878-1929).
Fjala enigma (αίνιγμα) rrjedh nga greqishtja dhe do të thotë gjëegjëzë.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Familja e Enigmës përfshinte dizajne të shumta. Më të vjetrat ishin modele reklamë që datojnë që në vitet '20. Duke filluar nga mesi i viteve '20, ushtria gjermane filloi të përdorë Enigmë, duke përdorur një seri numrash të cilët ndryshonin për shkaqe sigurie.Vende të ndryshme miratuan ose përshtatën dizajnin për makinat e tyre të shifrave. Rreth 100,000 makineri Enigmë u ndërtuan. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, aleatët shitën makinat e kapura Enigmë, të cilat konsiderohen edhe tani si të sigurta në vendet në zhvillim.

Modelet reklamë[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 23 shkurt 1918, Arthur Scherbius aplikoi për një patentë mbi makinat shifrore që përdornin helika. Scherbius dhe E. Richard Ritter themeluan firmën Scherbius & Ritter. Ata iu drejtuan me dizajnin e tyre Marinës Gjermane dhe Zyrës së Jashtme, por asnjë nga agjensitë nuk ishte e interesuar. Scherbius & Ritter pastaj ia caktoi të drejtat e patentës Gewerkschaft Securitas,e cila themeloi Chiffriermaschinen Aktien-Gesellschaft (Korporata e Rezervave të Makinave të Shifrave) më 9 korrik 1923; Scherbius dhe Ritter ishin në bordin e udhëheqësve.

Enigma A[redakto | redakto tekstin burimor]

Chiffriermaschinen AG filloi reklamimin e një makinerie me helika -Modeli Enigma A-, e cila u shfaq në Kongresin e Bashkimit Postar Postar në vitin 1924. Makina ishte masive dhe e rëndë, duke përfshirë një makinë shkrimi. Kishte përmasa 65 × 45 × 38 cm dhe peshonte rreth 50 kilogramë.

Parimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Ndërtimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Punimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Përdorimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]