Eric Adjetey Anang
Eric Adjetey Anang | |
|---|---|
| Lindi | 24 shtator 1985 (40 vjeç) Teshie, Akra |
| Kombësia | Ganez |
| Njohur për | Skulpturë, dizajn, punues arkëmortesh |
| Faqja në rrjet | http://kanekwei.com |
Eric Adjetey Anang (, lindur më 24 shtator 1985) është një skulptor ganian, i lindur në Teshie, Akra, Ganë, ku ende jeton dhe punon.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në vitin 2001, ai paraqiti teknikën e dizenjimit ganez të arkmortev në Muzeun Gidan Makama në Kano të Nigerisë, nën kujdesin e Aleancës Franceze në Kano të Nigerisë.
Pas përfundimit të shkollës së mesme në vitin 2005, ai mori menaxhimin e repartit të zdrukthtarisë së Kwei Kane,[1][2] i cili është themeluar nga Seth Kane Kwei,[3], gjyshi i tij, i cili shpiku dizajnin e arkivoleve në 50-ën.
Brenda tre-katër vjetësh, ai u bë një nga artistët kryesorë Ghanezë në dizenjimin e arkëmorteve, duke u bërë i njohur brenda dhe jashtë vendit.[4]
Në vitin 2009, Eric Adjetey Anang me krijimet e tij u shfaq në një reklamë televizive të pijes sportive Aquarius për Spanjën[5][6]
Ai ka bashkëpunuar me Kolegjin e Artit & Artizanatit të Oregonit, ku në 2009, u organizua një qëndrim dy mujor për Ligjëruesin Michael de Forest,[7] me Aleancën Franceze në Kano dhe Kumasi dhe me Muzeun Makama Gidan të Kanos (Nigeri).
Në janar 2010, Eric mori pjesë në projektin fotografik: Ju lutem, mos lëvizni! me fotografin francez Guy Hersant.[8][9]
Eric Adjetey Anang është përfshirë gjithashtu në punën kërkimore antropologjike në lidhje me njerëzit GA me Roberta Bonetti (Profesoreshë e asociuar në Filialin e Historisë së antropologjisë në Universitetin i Bolonjës),[10] si dhe në Akademinë Italiane për Studime të Avancuara, Universiteti i Kolumbias.[11]
Në moshën 24 vjeçe, Eric Adjetey Anang është vlerësuar si "një model për të rinjtë e Afrikës urbane" nga gazeta Franceze Le Monde Diplomatique.[12]
Ekspozitat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Punimet e tij gjendet në koleksionet publike dhe private në Evropë dhe Amerikë. Në gusht 2009, ai ishte një artist i ftuar në projektin "Bulevardi Amandla" në Antverpen (Belgjikë)[13][14]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ http://en.wikipedia.org/wiki/Kane_Kwei_Carpentry_Workshop
- ↑ http://fr.wikipedia.org/wiki/Atelier Kane Kwei
- ↑ Seth Kane Kwei
- ↑ "14/15 Lecture Series". acd-ocac.pnca.edu (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 23 mars 2020. Marrë më 8 shtator 2025.
- ↑ Video Aquarius
- ↑ Storyboard Aquarius http://www.boardsmag.com/articles/magazine/20090601/aquarius.html Arkivuar 13 mars 2012 tek Wayback Machine
- ↑ Michael de Forest blog
- ↑ [undefined] Error: {{Lang-xx}}: no text (help)
- ↑
- ↑ Roberta Bonetti
- ↑ "Columbia Conference". Columbia.edu (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 29 qershor 2010.
- ↑ Le Monde Diplomatique Cette annee la bonne gouvernance n'a pas de prix Fiers d’etre ghaneens
- ↑ Boulevard Amandla, Belgium [lidhje e vdekur]
- ↑ Boulevard Amandla on a Blogspot
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]"Coffin Life – Wisconsin Life". pbs.org (në anglisht).