Jump to content

Esat Musliu

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Esat Mysliu)

Esat Musliu është regjisor, skenarist dhe producent shqiptar.

Esat Musliu ka lindur në Steblevë të Peshkopisë në 13 janar 1946. Prej vitit 1961-1965 Studion për Skulpturë në Liceun Artistik " Jordan Misja" dhe fillimisht punon si piktor në ndërmarjen artistike "Migjeni" në Tiranë prej vitit 1965- 1967. Më pas punon si gazetar i revistës “Hosteni”( 1967-1969) . Në vitin 1969 fillon studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve dega drame (sot Akademia e Arteve) dhe e i përfundon ato në vitin 1973, vit në të cilin fillon punën në Kinostudio “Shqipëria e Re” si regjisor. Në fillim punon si asistent me regjisorë të mirënjohur si Dhimitër Anagnosti (Artist i Popullit)), Piro Milkani (Artist i Popullit)), Gëzim Erebara (Artist i Merituar)). Filmi i parë ku ai do të punojë si asistent do të jetë filmi “Shtigje lufte” në vitin 1974. Në vitin 1976 - 1977 mbaron kursin pasuniversitar për regjisor filmi .

Viti 1977 do të jetë viti në të cilin ai do të shfaqet përpara publikut si regjisor i mirëfilltë, duke realizuar fillimisht në bashkëpunim me regjisorin Kujtim Çashku (Artist i Merituar)) regjinë e filmit “Ata ishin katër” dhe më pas në vitin 1978 punon me me regjisorin Esat Ibro regjin e filmit artistik "Zemra qe nuk plaken".

Ne vitin 1979 punon ne filmin dokumentar dhe realizon "Mjeshtret e vogla gjimnaste", filmin "Ylli i te trembedhjetve" "Ne udhet e vitit 2010" Filma qe sollen nje koncept te ri novator ne filmin dokumentar. Bashke me regjisorin Viktor Gjika realizon " Koha e partise"film dokumentar kushtuar jubileut te PPSH me 1980.Nderohet me kupen e festivalit si dokumentari me i mire 1980.

Filmi i tij i parë si regjisor i pavarur do të jetë filmi“Rruga e lirisë” në vitin 1981. Më tej do të vazhdonin dhe filma të tjerë si filmi “Nata e parë e lirisë” në vitin 1982, filmi “Hijet që mbeten pas” në vitin 1984, regjia e të cilit do të vlerësohej me Çmimin “Aleksandër Moisiu” si filmi më i mirë i vitit 1985, dhe Çmimin e III-të për “Regjinë Filmike” në Festivalin e VII-të të Filmit Shqiptar.

Me 1985 xhiron ne Austri filmi dokumentar "Nuk harrojme" kushtuar viktimave shqiptare ne kampin e cfarosjes ne Mathauzen i cili fiton kupen e festivalit per filmat dokumentar shqiptar 1986.

“Rrethi i kujtesës” në vitin 1987, filmi “Vitet e pritjes" në vitin 1989, film për të cilin do të vlerësohet Çmimin e III-të si për për “Regjinë Filmike” ashtu edhe për “Skenarin Filmik” në Festivalin e IX-të të Filmit Shqiptar në vitin 1991, filmi “Nata” në vitin 1996.

Esat Musliu pas viteve 1990 ka realizuar dhe regjinë e shumë filmave dokumentarë me të cilët ka marrë pjesë në shumë festivale filmash boteror “Të zhdukurit” që do të nderohej me Çmimin FIAT/IFTA (FIAT/IFTA Archive Achievement Award) të dhënë nga Federata Ndërkombëtare e Arkivave Filmike (International Federation of Television Archives FIAT/IFTA) në vitin 1995 ne Washington.

Me dokumentarin“Homos Balcanicus – Liqeni i Prespës” merr pjesë në Festivalin e XIV-të Ndërkombëtar të Filmave me tema Arkeologjike (Rassegna Internazionale del Cinema Archeologico) të mbajtur nga data 6 deri në 11 prill të vitit 2003 në Roveretto, Itali, ku dhe do të vlerësohej nga juria ndërkombëtare me Çmimin “Paolo Orsi” (ex aequo) (Premio Biennale “Paolo Orsi”) i cili jepet një herë në çdo dy vjet, në Edicionin e VI-të të konkursit me të njëjtin emër që zhvillohet në këtë festival. Nje vit me pas po ne kete festival mer cmim special per filmin me teme arkeologjike ""Ku buron shkumbini"film per varret e Selces

Në vitin 1990 specializohet në Itali po për regjizurë. Përmendim në karrierën e tij të gjatë artistike edhe realizimin e regjisë së filmit të parë me kukulla “Vajza me pata” në vitin 1975.

Nga viti 2000 e deri në vitin 2003 ka punuar si regjisor pranë televizionin privat “Vizion Plus” ku ka realizuar regjinë e mëse 148 filmave dokumentar. Kështu cikli i tij “Tunel” i trasmetuar prej këtij televizioni pati një pritje të ngrohtë nga publiku. Nga viti 2004 deri në vitin 2009 ka punuar Specialist i Projekteve Filmike prane Qëndrës Kombëtare të Kinematografisë.

Ne vitin 2008 - 2010 kalon si pedagog prane Akademise se arteve per lenden e regjise se film - televizion.

Aktualisht Esat Musliu është ne pension dhe punon si Pedagog i Jashtëm në Akademinë e Arteve dhe drejton Forumin per mbrojtjen e te drejtave te autorve film - televizion F.M.A.A.