Shko te përmbajtja

Euridika e Ilirisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Euridika (greqishtja e lashtë: Εὐρυδίκη, latinisht: Eurydice) ishte mbretëreshë ilire nga viti 212 pes. deri mes viteve 189/181 pes. përndryshe gruaja e Pleuratit të Tretë dhe nëna e mbretit ilir, Gentit.

Babai i saj ishte Mbreti Amunandri i Athamanisë. Në vitin 220 Euridika u martua me Pleuratin III, djalin e Skedilaidit, që i përkiste dinastisë ardiane të Mbretërisë ilire.[1] [2] Euridika kishte tashmë një djalë, Karavantin, i cili më vonë, si gjysmëvëlla i Gentit, u bë një nga kryekomandantët e Mbretërisë Ilire. Nga martesa e Pleuratit dhe Euridikës lindën edhe dy djem: Platori dhe Genti.[3][4][5] Burri i saj Pleurati III në vitin 212 u bë sundimtar i ilirëve, dhe vdiq diku mes viteve 189-181. [6][7][8] Në fron e pasoi djali i tij, Genti, i cili ndërkohë, në luftë për pushtet vrau të vëllain e tij, Platorin, dhe më pas u martua me Etlevën (Etutën). [9][10][11][12] Gjatë mbretërimit të Gentit, ai gradualisht u përball me Republikën Romake, dhe më pas pësoi një disfatë shkatërruese nga romakët gjatë Luftës së Tretë Romako-Ilire të vitit 168. Mbreti dhe familja e tij, të hequr nga froni, duke përfshirë nënën e tij, Euridikën, dy djemtë Pleuratin dhe Skerdilaidin vdiqën në mërgim në qytetin italian Iguvium.[13][14][15]

  • Cabanes, Pierre. (1988) Les illyriens de Bardulis à Genthios (IVe–IIe siècles avant J.-C.). Paris: SEDES. Regard sur l’histoire, 65. ISBN 2718138416
  • Ceka, Neritan. (2013) The Illyrians to the Albanians. Tirana: Migjeni. ISBN 9789928407467
  •  Hammond, N.G.L. (1966) The kingdoms of Illyria circa 400–167 B.C. The Annual of the British School at Athens, LXI. 239–253. o.
  • Fanoula Papazoglou (1965), "Les origines et la destinée de l'État illyrien (Illyrii proprie dicti)", Historia – Zeitschrift für Alte Geschichte (në frëngjisht), vëll. 14, fq. 143–179
  •  Wilkes, John. (1992) The Illyrians. Oxford; Cambridge: Blackwell. The Peoples of Europe, ISBN 0631146717
  1. Hammond 1966, f. 249
  2. Ceka 2013, f. 182
  3. Papazoglou 1965, f. 172
  4. Hammond 1966, f. 243
  5. Ceka 2013, f. 182, 214.
  6. Cabanes 1988, f. 310–311
  7. Wilkes 1992, f. 171
  8. Ceka 2013, f. 214
  9. Papazoglou 1965, f. 164
  10. Cabanes 1988, f. 152, 313
  11. Wilkes 1992, f. 85, 172
  12. Ceka 2013, f. 214, 284–285
  13. Cabanes 1988, f. 324
  14. Wilkes 1992, f. 175
  15. Ceka 2013, f. 225, 349