Alfa Romeo F1
Emri i plotë | Alfa Romeo SpA, Autodelta, Marlboro Team Alfa Romeo, Benetton Team Alfa Romeo |
---|---|
Vendndodhja | Italia |
Drejtori i ekipit | |
Drejtori teknik | |
Pilotët kryesorë | Nino Farina, Juan Manuel Fangio |
Pilotët testues | |
Shasia | |
Motorri | Alfa Romeo |
Gomat | |
Gara e parë | F1 Anglia - 1950 |
Gara të zhvilluara | 110 |
Tituj konstruktorësh | |
Tituj pilotësh | 2 (1950, 1951) |
Gara të fituara | 10 |
Pol pozita | 12 |
Xhiro të shpejta | 14 |
Alfa Romeo ishte pjesë e garimeve në Formula 1 si konstruktorë dhe me pilotë duke filluar që nga viti 1950 e gjer në vitin 1988.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1950 Nino Farina fitoi Formula 1 Kampionatin Botërorë me veturën Alfetta 158 dhe në vitin 1951 Juan Manuel Fangio duke pilotuar veturën Alfetta 159 që ishte një evoluim i motorit 158 me kompresues dy stazësh. Alfetta motorët ishim shumë të fuqishëm për kapacitetin e tyre. Në vitin 1951 motori Alfetta 159 kishte fuqi prej 420 bhp, por konsumonte derivate nga 125 gjer në 175 litra për 100 km.
Gjatë viteve 1960-ta disa ekipe të vogla shfrytëzuan motorët nga Alfa Romeo në veturat si LDS Mk1 dhe Mk2 "Specials", Coopers dheDe Tomasos.[1]
Për sezonin e vitit 1987 në Formula 1 Alfa Romeo kontraktoi që të prodhoj motorë për ekipin Ligier. Gianni Tonti dizajnoi turbo 1500cc që u testua në Ligier JS29B [2] nga René Arnoux. Kur Fiat-i mori kontrollën mbi Alfa Romeo marveshja u ndërpre dhe Ligier duhej të përdorë motorët Megatron (ish BMW) për sezonin e vitit 1987.[3]
Alfa Romeo gjithashtu furnizoi me motor edhe ekipin italian të vogël e të pa suksesëshëm Osella për sezonet e viteve 1983 - 1988.
Në vitin 1988, sezonin e fundit në Formula 1, Alfa Romeo u përballua me publicitet negativ për shkak të veturave të Enzo Osella-s , kështu që prodhuesi me seli në Milano, Alfa Romeo u largua nga pjesmarrja në garat në Formula 1.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "F1db.com" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2011. Marrë më 29 qershor 2007.
- ^ GefferSports.Com
- ^ forix.com
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Alfa Romeo në Formula 1. |