Football Club Hajvalia 2020 (Klubi Futbollistik Hajvalia 2020)
Emri i shkurtër
Hajvalia 2020
Themeluar
28 prill 2020; 4 vite më parë (2020-04-28)
Stadiumi
Stadiumi i Kishnicës
Pronarë
Bashkim Rama
Kryetarë
Mehdin Pergjegjaj
Liga
Liga e Dytë e Futbollit të Kosovës
Football Club Hajvalia 2020 (shqip: Klubi Futbollistik Hajvalia 2020), i njohur zakonisht si Hajvalia 2020, është një klub futbolli me qendër në fshatin Hajvali të Prishtinës, Kosovë. Skuadra do të fillojë të luajë nga sezoni 2020–21 në Ligën e Dytë të Futbollit të Kosovës, që është niveli i tretë i futbollit në vend.[1]
Pas shpërbërjes së KF Hajvalia në verën e vitit 2018, fshati Hajvali mbeti pa asnjë klub sportiv. Ndërsa dy vjet më vonë, përkatësisht në 28 Prill 2020 (datë që i përket datës së regjistrimit të klubit në autoritetet kompetente) u themela FC Hajvalia 2020 nga një grup miqsh dhe sportistësh të udhëhequr nga Albatrit Matoshi dhe miqtë e tij me mbështetje të madhe nga pjesa tjetër e shoqërisë, bizneseve dhe diasporës, ku sipas zyrtarëve të klubit, qëllimi i klubit do të jetë jo vetëm përparimi në ligat e mësipërme ose pjesëmarrja në garat, por krijimi i një platforme shoqërizimi dhe edukimi që tejkalon kufijtë e sportit, veçanërisht për futbollistët e kategorive të të rinjve.[2] Gjashtëmbëdhjetë ditë më vonë, ish presidenti dhe investitori i KF Hajvalia, Mehdin Pergjegjaj u emërua kryetar i klubit Hajvalia 2020.[3]