Federata Botërore e Shahut
| Shkurtesa | FIDE |
|---|---|
| Themelimi | 20 korrik 1924; 99 vite më parë në Paris |
| Lloji | Organizatë ndërkombëtare |
| Selia | Lozanë, Switzerland[1] |
| Anëtarët | 201 national associations |
Presidenti | Timur Turlov |
Zëvendës Presidenti | Viswanathan Anand |
| Buxheti | 12.84 milion euro (2022) |
| Uebfaqja | fide |
Federata Botërore e Shahut, i referuar zakonisht nga akronimi i tij francez FIDE (Federation Internationale des Echecs) është një organizatë ndërkombëtare me seli në Zvicër, e cila lidh federatat e ndryshme kombëtare të shahut dhe vepron si organi drejtues i garave ndërkombëtare të shahut. FIDE u themelua në Paris, Francë, në vitin 1924.[2] Motoja e saj është Gens una sumus, që në latinisht do të thotë "Ne jemi një familje". Në vitin 1999, FIDE u njoh nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Që nga 21 dhjetori 2023, FIDE numëron 201 federata anëtare.[3]
Roli
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aktiviteti më i dukshëm i FIDE-s është organizimi i Kampionatit Botëror të Shahut që nga viti 1948. FIDE organizon gjithashtu kampionate botërore për femra, junior, senior dhe me aftësi të kufizuara, si dhe kampionate botërore për formatet më të shkurtra rapid dhe blitz.[4] Një tjetër ngjarje kryesore është Olimpiada e Shahut, një turne shahu dyvjeçar i organizuar që nga viti 1924, në të cilin garojnë ekipet kombëtare. Në vite alternative, FIDE organizon edhe Kampionatin Botëror të Ekipeve, në të cilin garojnë ekipet më të mira të Olimpiadës së mëparshme.
Si pjesë e ciklit të Kampionatit Botëror të Shahut, FIDE organizon gjithashtu Turneun e Kandidatëve, i cili përcakton se kush do ta sfidojë Kampionin aktual Botëror, si dhe turnetë kualifikues për Kandidatët, siç janë Kupa Botërore e Shahut, FIDE Grand Prix dhe Turneu Grand Swiss.
FIDE njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) si organi suprem përgjegjës për organizimin e shahut dhe kampionateve të tij në nivele globale dhe kontinentale..[5] Turnetë e tjerë nuk mbikëqyren drejtpërdrejt nga FIDE, por në përgjithësi ato respektojnë rregullat dhe rregulloret e FIDE-s. Disa organizata kombëtare të shahut, si Federata Amerikane e Shahut, zbatojnë ndryshime të vogla në krahasim me rregullat e FIDE-s.
FIDE përcakton rregullat e shahut, si për lojërat individuale (d.m.th. tabelën dhe lëvizjet) ashtu edhe për zhvillimin e garave ndërkombëtare. Rregullat e garave ndërkombëtare shërbejnë si bazë për garat lokale, megjithëse organeve lokale u lejohet t'i modifikojnë këto rregulla deri në njëfarë mase. FIDE akordon një sërë titujsh organizativë, përfshirë atë të Arbitrit Ndërkombëtar, i cili tregon se mbajtësi i tij është kompetent dhe i besueshëm për të mbikëqyrur gara të nivelit të lartë.
FIDE llogarit vlerësimet Elo të lojtarëve dhe akordon tituj për arritjet në lojën konkurruese, siç është titulli i Mjeshtrit të Madh. Ajo gjithashtu u jep tituj kompozitorëve dhe zgjidhësve të problemeve dhe studimeve të shahut.
FIDE financon dhe menaxhon programe ndërgjegjësimi dhe përfshirjeje, siç është programi "Chess for Freedom" (Shahu për Lirinë),[6] si dhe ndan çmime, siç është – që nga viti 2020 – Çmimi "Svetozar Gligoric" për lojë të drejtë.[7]
Shahu me korrespondencë (shahu që luhet përmes postës, email-it ose serverëve në internet) rregullohet nga Federata Ndërkombëtare e Shahut me Korrespondencë, një organ i pavarur që bashkëpunon me FIDE-n kur është e përshtatshme.
Buxheti i FIDE-s për vitin 2022 ishte 12,84 milionë euro, një rritje krahasuar me buxhetin e vitit 2021, i cili ishte 4 milionë euro..[8][9] Të ardhurat vijnë kryesisht nga të drejtat për turne si Olimpiada dhe Kampionati Botëror, nga tarifa dhe komisione të ndryshme, si dhe nga sponsorizime korporatash dhe donacione.
Kryetarët e FIDE-së
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Që nga krijimi i federatës në vitin 1924 bëhet edhe zgjedhja e kryetarit të federatës.
Shiko dhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "FIDE new office in Lausanne is now fully operational" (në anglisht). Marrë më 3 maj 2018.
- ↑ "About FIDE". FIDE (në anglisht). Marrë më 2025-01-03.
- ↑ "Member Federations" (në anglisht). Marrë më 2 janar 2024.
- ↑ "International Chess Federation – FIDE". fide.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 14 nëntor 2016. Marrë më 13 nëntor 2016.
- ↑ "ARISF Association of IOC Recognized International Sports Federations" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2021. Marrë më 28 tetor 2019.
- ↑ "About the Chess for Freedom program".
- ↑ "Svetozar Gligoric Award for fair play".
- ↑ "92nd FIDE General Assembly: results and decisions" (në anglisht). 29 dhjetor 2021. Marrë më 14 shkurt 2022.
- ↑ "FIDE in good financial shape" (në anglisht). 8 dhjetor 2020. Marrë më 14 shkurt 2022.