FRESSH
FRESSH ose Forumi rinor eurosocialist shqiptar është themeluar më 15 janar të vitit 1992 nga një grup të rinjsh studentë dhe gjimnazistë. Qëllimi i themelit të kësaj organizate ishte afrimi i Shqipërisë me mentalitetin dhe konceptin Europian të demokracise dhe shtet-bërjes,si dhe me idetë më të ndritura të social-demokracisë europiane. Drejtues të tij kanë qëne figura të shquara të PS-së si Pandeli Majko e Ilir Meta gjatë periudhës së udhëhequr prej tyre FRESSH arriti kulmin e tij.Ku kulm u vijua me një pikiatë ku FRESSH u fut në një periudhë të errët të historisë së tij megjithse u tentua disa herë riorganizimi i tij ai dështoi. Drejtuese e komanduar e FRESSH-it për gjithë Shqipërinë gjatë kësaj periudhe të errët është Elisa Spiropali, pas zgjedhjeve të 8 majit 2011 ku Edi Rama humbi bashkinë e Tiranës, vendosi shkrirjen dhe shkarikimin e të gjithë drejtuesve të degës së Tiranës për punë të dobët. Tani FRESSH është në riorganizim total në shkallë vëndi, dhe ky projekt është quajtur "RE:FRESSH" dhe është marrë në dorë nga drejtuesi i komanduar Sajmir Tahiri. FRESSH nga tetori i vitit 2016 drejtohet nga Eljo Hysko.