Fadil Podgorica

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Fadil Podgorica (Shkodër, 11 gusht 1918 - 1993) ka qenë pedagog dhe studjues i folklorit, gjuhës, letërsisë dhe arsimit.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind më 11 gusht 1918 në Shkodër, i biri i Nuto beg Podgoricës.[1] I ati më tej qe ndër njerëzit që punuan për Triumfin e Legalitetit duke rikthyer kështu qeverinë e ligjshme, rrugë që çoi drejt viteve të dominancës së Zogut mbi politikën shqiptare.[2] Fadili mësimet e para dhe të mesme i kreu në vendlindje, kurse të lartat në Padova.[3]

Pas çlirimit i shërbeu arsimit shqiptar deri më 1975, vit kur doli në pension. Punoi në gjimnazin e Shkodrës, liceun e Korçës, shkollën pedagogjike të Tiranës dhe Elbasanit.[3]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Podgorica, Fadil (2004). Fjalor etnofolklorik. Shkodër: Camaj-Pipa. ISBN 99927-49-97-0.
  2. ^ Juka, Gëzim H. (2014). Shkodra në Triumfin e Legalitetit. Reklama. fq. 159. ISBN 9928125945.
  3. ^ a b Pepa, Simon (2000). Dijetari që punoi në heshtje një jetë të tërë. Gjurmime kulturore. Shkodër: Camaj-Pipa. fq. 98–103.