Jump to content

Engjëllorët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Familja e Ëngjëllorëve)
Një nga Ëngjëllorët

Familja Engjëllori (lat. Angelus) ose Engjëllorët e Drishtit,[1] mund të kenë qenë familja fisnike kryesore e Drishtit sidomos gjatë sundimit venedikas,[2][3] dhe ndër familjet e fisnikërisë katolike që kryesuan urdhërin konstantinian të Shën Gjergjit.[4]

Në lidhje me origjinën e kësaj familje nuk ka asnjë të dhënë, pavarësisht se anëtarë të kësaj familjeje me banim në Venedik gjatë shekullit XVI u përpoqën t'i jepnin asaj origjinë bizantine, me prejardhje direkte nga dinastia perandorake Angelos.[2][3] Këtë pretendim e kishin edhe familje të tjera, por edhe si fenomen, falsifikimi i gjenealogjive ishte prirje e përgjithshme si e fisnikërisë së mërguar ballkanike, ashtu edhe e fisnikërisë italiane.[5]

Pasardhje të mëtuar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mënjanë pinjojve të familjarëve të ikur në zotërimet e Venedikut, dy familje shkodrane mëtojnë se vijnë prej Engjëllorëve: familja Kamsi dhe Radovani.[6]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Andrea, Fotaq (9 korrik 2011). "Engjëllorët në Francë dhe figura emblematike e Pal Engjëllit: gjaku shqiptar në Evropë". zemrashqiptare.net. Marrë më 11 janar 2021.
  2. ^ a b Malaj, Edmond (2013). "Familjet fisnike të Drishtit mesjetar". Studime Historike: 24–33.
  3. ^ a b Malaj, Edmond (2015). "Familje fisnike shqiptare Ëngjëlli para pushtimit osman" (PDF). Malësia (10): 467–477.
  4. ^ Sainty, Guy Stair (2018). The Constantinian Order of Saint George: and the Angeli, Farnese and Bourbon families which governed it (në anglisht). Boletín Oficial del Estado. fq. 41. ISBN 978-84-340-2506-6.
  5. ^ Malaj 2015, pp. 246-247..
  6. ^ Malaj 2015, pp. 164-166.
  • Malaj, Edmond (2015). Historia dhe fizionomia e një qyteti mesjetar shqiptar: Drishti. Tiranë: Qendra e Studimeve Albanologjike: Instituti i Historisë. ISBN 9789928141439.