Fanula Papazoglu
Fanula Papazoglu (Serbisht: Фанула Папазоглу, Greke: Φανούλα Παπάζογλου/Fanoula Papazoglou, 1917– 26 janar, 2001) ishte një studiuese dhe historiane Jugosllave. Ajo ishte eksperte në historinë e vjetër të Ballkanit. Ajo themeloi Qendrën për Epigrafi të Lashtë dhe Numizmatikë në vitin 1970.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Papazoglu u lind në Manastir, Mbretëria e Serbisë (Tani në R. e Maqedonisë), në një familje me origjinë greke. Ajo përfundoi shkollën e mesme (1936) në Manastir, para se të fillonte studimet në Universitetin e Beogradit në Fakultetin Filozofik, ku ajo studioi filologjinë klasike, historinë e vjetër dhe arkeologjinë. Gjatë periudhës së okupimit të Serbisë (gjatë Luftës së Dytë Botërore), ajo mbështeti Partizanët si një anëtare e një organizate studentore, dhe kaloi një vit në Kampin e Përqendrimit në Banjica (afër Beogradit) nga viti 1942 e deri në vitin 1943.
Ajo u diplomua nga Fakulteti i Filozofisë në vitin 1946, dhe ka punuar në Departamentin për Historinë e Lashtë në Fakultetin Filozofik nga viti 1947. Tezën e saj të doktoraturës e mbrojti në vitin 1955 e që titullohej Qytezat maqedonase gjatë periudhës Romake. Ajo u bë profesor ordiner në vitin 1965.
Në datën 21 mars të vitit 1974 ajo u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (ASASH) si anëtar përkatës, dhe anëtare e plotë u bë më 15 dhjetor 1983.
Vepra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Makedonski gradovi u rimsko doba ("Macedonian towns during the Roman period"), 1955, thesis
- Prilozi istoriji Singidunuma i srednjeg Podunavlja Gornje Mezije, 1957
- Makedonski gradovi u rimsko doba, 1957
- Srednjobalkanska plemena u predrimsko doba ("The Central Balkan Tribes in Pre-Roman Times"), 1969, 1978
- Rimski građanski ratovi, 1991
- Istorija helenizma ("History of Hellenism"), 1995
- Laoi et Paroikoi", 1997
Mirënjohje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Çmimi i tetorit i Qytetit të Beogradit
- Çmimi 7 korriku (7. jul)
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- SANU. "Фанула Папазоглу (Biography)" (PDF) (in Serbian). SANU.
- OLGA PELCER-VUJAČIĆ. "FANULA PAPAZOGLU I RAZVOJ GRČKE EPIGRAFIKE" (PDF).
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Identity: Fanula Papazoglu". Worldcat.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)