Fatmir Terziu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Stampa:Infobox shkrimtar Fatmir Terziu lindi në vitin 1964 në Elbasan[1], është një shkrimtar shqiptar, studiues, regjisor, kritik i artit dhe letërsisë.

Edukimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas mbarimit të shkollës së mesme të përgjithshme "Dhaskal Todhri" [1], studioi për gjuhë dhe letërsi shqipe.

Ka punuar mësues dhe më vonë drejtor shkolle në disa shkolla të Shqipërisë. Ka publikuar shkrime në gjithë shtypin shqiptar dhe ka qenë gazetar i gazetës "RD", kryeredaktor i gazetës së pavarur "Fjala e Lirë" dhe Drejtor i Televizionit "Dardan", kryeredaktor i "Albanian Mail" dhe "Albanian News", gazetë në Mbretërinë e Bashkuar. Ai drejton dhe boton dhe portalin www.fjalaelire.com.

Në vazhdim të edukimit të tij të mëtejshëm ka studiuar në High Melton College[2], [South Thames College][3] për gjuhën angleze dhe për HNC, Certificatë e Lartë Nacionale në Britaninë e Madhe për Media Production (media prodhimtari). Ka marrë nivelin e lartë (Gradën-nivel A) për Communication Media (media komunikim) pranë Universitetit London South Bank University[4] (2004). Më tej kreu studimet në London South Bank University[4], pranë Faculty of Arts and Human Sciences për Digital Film dhe Video Production (2004-2007). Autori ka fituar gradën e Masterit për Media, Kulturë dhe Politikë pranë Roehampton University në Britaninë e Madhe dhe Phd-së për Media, Kulturë, Politikë nga London South Bank University.

Botime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shumica e filmave dhe pjesë nga veprat e autorit mund të shikohen në internet në faqen e BBC-së[5] dhe në faqen e tij: www.fjalaelire.com.

Veprat e autorit janë publikuar në UK nga BBC, ku autori ka fituar dhe një kompeticion me tregimin “Hija Diamant” (Ghost Diamond). Krijimet e Fatmir Terziut janë përfshirë në disa Antologji Kombëtare, duke përmendur Antologjinë poetike Kombëtare “Pena e vjeshtës së artë”, Antologjinë poetike “Metaforë malli”, Antologjia e Letërsisë “Lule për lulet” etj.

Pa ndërprerje ka shkruar dhe shkruan në revista e gazeta perëndimore dhe në gjuhën shqipe, në web-faqen agimi.com, shtypin shqiptar dhe të huaj në Mbretërinë e Bashkuar etj.

Prej disa kohësh ai ka shkruar në Blogun e tij “Media Information Production"[6] dhe boton online revistën kulturore-informative “Fjala e Lirë"[7] me liçencën e rregullt të njohur në fushën letrare në Angli dhe Wells.

  • “Mos hesht” 2000, Sejko
  • “Djalli i Argadasit”, 2003, Silver
  • “The Devil of Argadas”, 2004, Lulu
  • “Ecje në qelq” 2005, Silver
  • “Krokamat” 2006, “Lulu”
  • “Integrimi” 2007, “Lulu”
  • “Misteriozja” 2008, “Globus R”
  • “Kohëbota” 2010 “Emal”
  • “Eagles Voices” 2010 “Emal”
  • “Lumenjtë e ëndërrave” 2011 “Lulu”
  • “Lotët e Virgjër” 2011 “Lulu”
  • “Rrëfenjat e Xha Avramit” 2012 “Filara”
  • “Grykës” 2012 “Lulu”
  • “Bunari” 2012 “Lulu”
  • “Kojrillat” 2013 “Lulu”.
  • “Borxh ajrit” 2013 “Lulu”
  • “Xhungël mendimesh” (2010)
  • "Blirët e Pejës" (2014)
  • "Era nuk jepet me qera" (2015)
  • "Fijet e barit të thatë" (2016)
  • "Pas shiut" (2016)
  • "Zjarri është Blu" (2016)

Libra studimorë:[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • “Parametric Narration në filmat e Norman Wisdom” (2007) “Lulu&LSBU”
  • “Kritika Ndryshe: Një vëzhgim në brendësi të prozës dhe poezisë shqiptare; Pjesa e parë” (2009) “Arbëria”
  • Media Technology and Everyday Life
  • “Kritika Ndryshe: Një vëzhgim në brendësi të prozës dhe poezisë shqiptare; Pjesa e dytë” (2011) “Globus R”
  • “Një sy pas në Letërsinë për Fëmijë” “Lulu”
  • “Poezia haraçi për kohërat”, “Lulu”
  • “Joni Poetik” “Lulu”
  • “Disimetria, Universaliteti, Oksimoroni, (Anti)misigonia” studime (2016)
  • Writing the dictatorship: reuse of myth in Ismail Kadare’s work (2016)

Esse dhe studime:[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Freud and Spellbound
  • Ballkan Chiaroscuro
  • Shifting Boundaries in Documentary Film
  • Blogjet, nje shperthim i vrullshem krijues (shqip)
  • Kadare dhe disidenca e tij
  • Postmodernizmi i vonuar shqiptar
  • Stuart Mann dhe letërsia shqiptare në syrin britanik.
  • Bukuria Mashkullore dhe tregimi i Kadaresë
  • Ferexheja si nocion kulturor në tregimin e Kadaresë

Konferenca dhe simpoziume:[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • ‘Reality TV and the therapy playroom’, Reality TV day event, Roehampton, University of Surrey, 2007.
  • Reality TV: Contexts, Debates, Futures, 2008, Symposium, Roehampton.
  • Media War: Covering conflicts after Iraq, November 2008.
  • Transnationalisation and cultural effect LSBU 2010 dhe 2011.
  • Summer PhD Conference LSBU 2011 dhe 2012.
  • Konferenca akademike e gjinisë dhe kulturës, LSBU.

Dokumentarë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • "Clouds of Smoke" (Retë e Tymit) eshte perzgjedhur nga Festivali i Filmit të Pavarur në New York 2007
  • “Trokamat në jetën e një Pene” 2003
  • "Footsteps in the life of a writer" 2006 (shqip-anglisht)
  • “Në Kosovë Andej nga Kulla e Jasharajve” (2004-shqip)
  • “Rivermusic”(2003-anglisht)
  • “Capoeira” (2005-anglisht)

Gjatë punës në TV Dardan ka realizuar disa dokumentarë ku spikat ai për Universitetin e Tetovës, Diktaturën, Azem Hajdarin etj.

Filma me metrazh të shkurtër:[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Windy Corner (Rruga e Erërave)
  • Think Again!
  • Sentimental Journey
  • Pencil and Computer (në dy versione me çmim përkatës dhe vlerësime nga BBC)
  • One Egg

Referate dhe kapituj në libra dhe revista akademike:[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Global Art Cinema: New Theories and Histories (2010 Oxford University Press)
  • Something beautiful for God: Mother Teresa of Calcutta
  • Academic Research International Vol. 1, No. 3. November 2011
  • International Journal of Academic Research Vol. 3, No. 5, September 2011.

Vlerësime dhe çmime:[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Gazetari më i mirë i vitit 1996, (Gazeta: “Rilindja Demokratike”)
  • Çmimi i Parë për tregimin “Ghost Diamond” 2004 (BBC Britani e Madhe)
  • Çmimi “Kadmus” Greqi 2006.
  • Çmimi “Agim Ramadani” 2007.
  • Çmimi “Njeriu i Vitit” FloartPress 2008 dhe 2009.
  • Çmimi “Best Mention” për filmin Windy Corner” 2007
  • Çmimi “Filmi më i realizuar” (Clouds of Smoke) Festivali ndërkombëtar i filmit Indi 2011.
  • Çmimi i 100 Vjetorit nga nga “Albanian Life Quality Union” 2012.
  • Mirrënjohjen nga “Ardhmëria” 2013.
  • “Çmimi i Lexuesit” nga gazeta “Telegraf” (2014) 
  • Çmimi "Penda e Artë 2016
  • Mirrënjohja e Qytetit të Sarandës nga Bashkia Sarandë
  • Çmimi "Kurora e Ullirit"
  • Dekorata "Mjeshtër i Madh" nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

Diplomë Mirënjohje nga Klubi i Shkrimtarëve në Botë “Drita” Revista Letrare-Artistike “Pelegrin” në vitin 2009 (Nase Jani). Dhe disa vlerësime e çmime të tjera nga grupe, shoqata, kolegë dhe shkrimtarë e studiues.

Vlerësime mbi autorin[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. Adem Zappluzha: Poetët dhe krijuesit shumëdimensional si Fatmir Terziu i sjell ndjeshëm Zoti në Tokë.
  2. Agim Mato: Që të jesh fatmir, duhet të gjesh një terzi.
  3. Agim Shehu: Autori përshkruan ngjarjet dhe ia lë njeriut të zgjedhë. Për këtë mision shkrimtari Fatmir Terziu përdor stilin konçiz e dinamik. (Romani “Grykës). Fatmir Terziu, ‘ambasador’ lirik i çdo zemre që dashuron në poezi, poet i kohës moderne, një Lorka i vërtetë.
  4. Ahmet Mehmeti: Mirënjohje të veçantë për kontributin mediatik, televiziv dhe letrar të jashtëzakonshëm, sidomos në kohën e ardhjes së kosovarëve gjatë luftës së fundshekullit, suksese kudo në jetë!
  5. Albert Habazaj: Fatmir Terziu e meriton këtë çmim! Jo vetëm për vlerat që posedon në krijimtarinë shumëdimensionale të tij, por, edhe si një kontribues i madh, i palodhur për kulturën shqiptare në Londër. Sipas traditës dokesore të Vlorës e Labërisë po themi që nderi iu bë mikut më të largët, shqiptaro-londinezit shpirtbukur e mendjeflori.
  6. Aleko Likaj: Gjuhë filmike në romanin “Grykës” të Fatmir Terziut. Një roman që hap një sipar të ri narrativ. Romani “Kojrillat” një prurje e re në jetën artistike.
  7. Arqile Gjata: Kritika e Dr Fatmir Terziut është një hapësirë e re bashkëkohëse e pa lëvruar më parë
  8. Bajram Dabishevci: Fatmir Terziu, romani “Blirët e Pejës” dhe letrat shqipe në një kënd tjetër që i mungonte letrësisë shqipe në hapësirën më të gjerë.
  9. Bilall Maliqi: Romani “Grykës” është libër bashkëkohor interesant për lexim i shkruar me kujdes të veçantë me përgjegjësi dhe me një art të avancuar krijues të autorit.
  10. Dero Murataj: Kohës i bën sfidë...
  11. Dukagjin Hata: Vështrim vertikal mbi historinë e keqkuptuar të botës shqiptare përbën një kulm të shkrimtarit, një depërtim në një materje të ngjeshur historike, me anë të gjetjeve fiksative dhe simbolikave që shkojnë nga absurdi në fantazmagori tek narrativi i romanit “Kojrillat” të shkrimtarit të mirënjohur Fatmir Terziu.
  12. Ermelinda Kashahu: Fakti që nga ana e ndërtimit, vepra i ka elementet kompozicionalë, zinxhir për të qenë një roman, më shfaq vigjilencën e duhur, një formë e re kjo, e cila e shtyn autorin në paraqitjet reportazhiste që përçon gjetjet origjinale si vlerë e këtij romani. Në mënyrë të veçantë, kjo vlerë ndihet te personazhet, imazh i bukur ky edhe i ambjenteve ku zhvillohen ngjarjet, individualizmi gjuhësor, njësoj si historia e ndërtimit te jetës së re.
  13. Prof.dr. Eshref Ymeri: Për kënaqësinë time të pamatë, në “Kritikën ndryshe” të zotit Terziu unë zbuloj “kritikun e sallës së parë” të Panairit të Librit, studiuesin humanist, që, në personin e krijuesit, shikon njeriun e mirë, të cilit, me gjithë zemër, dëshiron t’i gjendet pranë me një fjalë plot frymëzim. Pikërisht një qëndrim të tillë humanist të këtij kritiku të shquar unë dëshiroj ta shikoj edhe në optikën e shkrimtarit skocez Samuel Smajls (Smiles - 1812-1904), propagandistit të vlerave viktoriane, i cili thoshte: “Mjafton veç t’i besojmë njeriut më shumë se ç’i besojmë zakonisht, në mënyrë që të nxjerrim në pah të gjitha anët më të mira të karakterit të tij”.
  14. Fatmir Minguli: Vepër unikale në llojin e vet (Një vështrim studjues për romanin “Kojrillat” të shkrimtarit Fatmir Terziu). Mund të shkëputësh një njeri nga vendi i tij, por nuk mund të shkëputësh vendet nga zemra e njeriut. (John Dos Passos) Një roman që të befason që në kapitujt e parë. Një roman që e zgjeron botën shqiptare në hapësirë dhe në kohë. Një libër policesk dhe njëkohësisht një romancë dashurie që nuk e kemi as parë e as dëgjuar të ndodhë me një femër të bukur shqiptare në Londër dhe jo vetëm aty. Një roman i shkrimtarit Fatmir Terziu, ku dokumentat sekrete dhe gruaja misterioze Madam Zeinep Vlora vetëm sa janë maja e ajzbergut të vërtetë. Një roman, që për nga radha e romaneve të shkruara nga ky shkrimtar është i treti e që pason romanet “Grykësit” dhe “Bunari”.
  15. Faruk Myrtaj: Proza e Terziut, as që e ka dëshirën të ngjajë me prozat e tjera të kohës shqiptare. Po më intrigon jo pak kjo prozë. Më pëlqen të shkruarit. Ka siguri. Kontroll i përpiktë fjale. Veti prozatorësh të pjekur. Përgjegjësi fjale. Ajo fraza “shndërrohet si fjalët e një fjalie..., si fjalët e një fjalie..., si fjalët...”, por jo vetëm në vetvete. Jam i sigurtë se do të ketë shërbyer për të ngarkuar në atë që ndodhë në këtë prozë.
  16. Faslli Haliti: “Rrëfenjat e Xha Avramit” libër që flet në shumë gjuhë. Të mëdhenj e të vegjël, kënaqen, emocionohen, jetojnë një suspansë fino in fondo; emancipohen, kulturohen, trimërohen, mençurohen, fitojnë identitet të ri kombëtar, shqiptar. Në fakt këto fjalë ishin me kohë.
  17. Fiqri Shahinllari: Dua të veçoj faktin se romani “Kojrillat” nuk është “pije” limonade si disa që katranosen edhe me çmime nga pas. Ai është koncentrat i shtrenjtë dhe i esencuar “pijesh” me tretje e përzierje të letrësisë artistike, historisë, filozofisë dhe hulumtimeve shkencore. Si i tillë ai është mjaft interesant. Është i mbushur me enigma. Të vë trurin të punojë me kapacitet të plotë, pra kërkon lexues të vëmendshëm, elitarë do të thosha unë.
  18. Dr Gëzim Alpion: Letërsia, për mua, është art që e ka kryer misionin kur të shqetëson, dhe jo argëtim. Në qoftë se jeni të përgatitur të sëkëlldiseni, atëherë Fatmir Terziu është autori që duhet të lexoni. Leksion: ‘Intelektuali dhe Mallkimi i Vegjetimit – Harresa e Imponuar në Veprën Letrare të Fatmir Terziut’
  19. Gëzim Strora: E kuqja e zbehur e Terziut (Kushtuar pendës së artë Fatmir Terziu).
  20. Iliriana Sulkuqi: Fatmiri hyn jo vetëm tek penat e arta të letrave shqipe, por edhe tek njerezit e rrallë, që di të mbledhë rreth vetes krijues  nga të gjitha moshat, nga të gjitha trojet tona dhe kudo që i ka hedhur fati, rreth « Fjalës së Lirë».  Jemi me fat që Fatmirin e kemi mes nesh.
  21. Jorgo S. Telo: Fatmir Terziu, shkruan rjedhshëm, me gjuhë të pasur.
  22. Kolec Traboini: Ndesha njeriun e njohurive të thella në dijet e filozofisë së artit.
  23. Kostaq Duka: Shembulli i Fatmir Terziu është nxitje dhe inkurajim për ata intelektualë që jo thjesht dëshirojnë por me një vullnet të jashtëzakonshëm guxojnë të dalin nga "rutina" e jetës së vështirë e të pashmagëshme në fillimet e para për të gjithë emigrantët.
  24. Kristaq Turtulli: Në rrjedhën e pandalur të viteve, brezat lëvizin, rriten, ndryshojnë , por kanë nevojë të mësojnë. Një rol të rëndësishëm në këtë fushë, për evidentimin dhe pasqyrimin, të mendimit kritik të letërsisë. Me punën këmbëngulëse dhe voluminoze sigurisht që e ka intelektuali dhe krijuesi Fatmir Terziu.
  25. Kristo Zharkalliu: “Bunari” është një roman modern që përpiqet të rrokë të gjithë qindvjeçarin e shtetit shqiptar.
  26. Lazër Stani: Unë mendoj se pikërisht këtë duhet të ketë arti. Fatmir, më ka habitur tregimi yt. Duke të mbajtur mend vetëm si gazetar nga ajo kohë e keqe, unë dija një gjë: se veç gazetarit të mrekullueshëm ishe edhe djalë shumë i mirë. Tani po zbuloj fshehtësitë e tua, fshehtësitë e shkrimit. “Krokamat” është akoma më ndryshe. I shkruar rjedhshëm, me gjuhë të pasur, i saktë në sintaksë, i kompozuar mjeshtërisht dhe rrëmbyes deri në rrjeshtin e fundit, aq sa kur e mbarova kisha dëshirë t’a lexoj sërish. Unë mendoj se pikërisht këtë duhet të ketë arti: kur dëgjon një këngë, të kesh më shumë dëshirë për ta dëgjuar sërish kur ajo mbaron; kur lexon një libër, të kesh një dëshirë të fortë për t’iu rikthyer sapo ke mbaruar faqen e fundit, rreshtin e fundit. Jo shumë tregime e arrijnë këtë, jo shumë libra. Aq më tepër tani që unë jam në një moshë të tillë, kur kam lexuar aq shumë, dhe habia nga një tekst letrar sa vjen e bëhet më e rrallë. U gëzova aq shumë që lexova një tregim kaq befasues e tronditës.
  27. Dr Ledri Kurti për “Rrëfenjat e xha Avramit”: Prozë që të fal kënaqësinë e artit dhe mundësinë e interpretimit, si vlerë e "veprës së hapur" po të perifrazoja mendimin e studiuesit të njohur Umberto Ecco.
  28. Mëhill Velaj: Fatmir Terziu! Ky pasionant zemërbardhë i artit, letërsisë dhe gazetarisë.
  29. Murat Aliaj: Romani “Bunari” është një vepër e fuqishme moderniste.
  30. Naim Berisha: Ti, je krenaria jone, së paku, ketu në Londër. Dhe ne kemi të drejtë të gëzohemi me ty dhe arritjet e tua, që s'kanë nevojë për komente.
  31. Nase Jani: Terziu e sundon gjeografine e tregimeve me njohuritë që ka për jetën dhe qytetarinë-krijuese. Pasuria e tij intelektuale e ndihmon sukseshëm për këtë.
  32. Novruz Abilekaj: Fatmir Terziu – bleta e krijimtarisë së sotme shqiptare.
  33. Petraq Kote: Interesant krijues, ndoshta i veçantë i rracës sonë. Më vjen mirë që të shohë në atë klasë e standard avantgarde.
  34. Pëllumb Kulla: Situata jonë dhe marrëdhenia e shkrimtarëve me Fatmir Terziun, më duket shumë interesante. Me punën e tij të mrekullueshme dhe me gravitetin që ka fituar me të, më ngjan me një baba teqeje që ne, shkrimtarët në diasporë të marrim uratën vazhdimisht.
  35. Përparim Hysi: Duke shkruar një roman të tillë, autori, Fatmir Terziu, them që ka merita të veçanta. Së pari, që të shkruash një roman duhet ta ngulësh brirrin mirë, se, ndryshe, të ikën filli nga dora dhe vepra dështon. Së dyti, një roman, siç mendoj unë, është si një ndërtesë me shumë kate që do shumë mund dhe, veç mundit, do dhe kohë të lirë: ta kesh këtë me pashë. Dhe, çuditërisht, Fatmir Terziu, sado që ka aq e aq angazhime të drejtpërdrejta pune, përsëri, ka gjetur kohë që të sjellë për lexuesin një roman. Ka kapërcyer, siç mendoj unë, atë që thuhet për kohën:"Gjithmonë ankohemi se kemi pak kohë, por e jetojmë atë si ta kemi me tepricë". Për Fatmirin dhe minuti është i shtrenjtë, mjeshtri e treguar nga Terziu "Versaçe". shkurt: Fatmir Terziu meriton nga të parët që t'i fitojë ato atribute që janë bërë sikur nuk i kanë vënë re. Fatmir Terziu është investim me vlera deri tani të mohuara.
  36. Raimonda Moisiu: Shkrimtari Fatmir Terziu është një transmetues virtuoz i vullnetit. I atij vullneti që ka kaq shumë gjëra për të mësuar për jetën, për të dhënë e marrë prej saj; dhimbjen e gëzimin, komiken e seriozen, vlerën e antivlerën, grotesken dhe interesanten, moralen dhe të pamoralshmen, grykësinë e pangopësinë, brengat e kujtimet, optimisten e pesimisten, vdekjen e jetën, krimin e ndëshkimin, jetesën e mbijetesën, si një udhërrëfyes enthusiast i fateve njerëzore përmes romanit. Fatmir Terziu me një mjeshtëri artistike e letrare, ka krijuar një botë që është edhe intime, miqësore, e zakonshme, por edhe mospërfillëse dhe e ankthshme.
  37. Roland Gjoza: Zoti i ka falur Fatmir Terziut si dhunti tjetër dashamirësinë. Na ka hapur një portë. I dashur Fatmir: Ti vetë rri në natën e çuditshme të letrave me një fener që bën dritë për të gjithë. Ti i dashur u thua hyr të gjithëve dhe me një fjalë të ngrohtë, qoftë kushdo në dukje e në karat, u jep zemër. Kjo është vërtet zemër. Sepse sot për fat të keq s'ka zemër, po fjalë që vret më fort se plumbi. Letërsia është me dobësinë më pranë se me forcën. Ajo prodhon forcë, po nga dobësia. Të dobëtit kërkojnë strehë, ata kanë pallate, po nuk e dinë. Shumë vonë kuptohet kjo gjë. Tjetër është profecia, tjetër realiteti.
  38. Ruzhdi Jata: Fatmir Terziu e gatuan bukën e tij duke e bluar grurin hollë (zero) në “mullirin” e tij krijues.
  39. Rrustem Geci: Poezia e Fatmir Terziut është një gjak i ri në letërsinë tonë të bukur.
  40. Sami Hajra: Terziu me “KOJRILLAT” hapi dyert e një përceptimi të ri ndaj prozës shqip.
  41. Sazan Goliku: Larg e larg i mërguar..., Kushtuar Fatmir Terziut
  42. Sejdi Berisha: Po të lexosh krijimtarinë letrare të Fatmir Terziut, vëren një rrugëtim karakteristik dhe me plot temperament të dellit krijues gjithnjë me qëllim për të afirmuar vlerat shpirtërore dhe kulturore dhe krijimtarinë jo vetëm të vetvetes, i cili temperament, as autorin por as lexuesin nuk e lë të qetë pa u futur në brendinë ndijimit, të mendimit dhe të mesazhit, faktorë këta të cilët janë mirë të kompozuar me ankthin, makthin, dashurinë, me dritën, mallin dhe me etjen, por edhe me lumturinë e njeriut, me mirëqenien e tij dhe të atdheut. Të gjitha këto elemente, thekshëm dhe me amanetin e etjes shtrohen për ta ngritur lapidarin e dritës, e kjo, veçmas bëhet më domethënëse dhe me kuptim shumëdimensional, kur gjërat shkruhen e analizohen me shkrumbin dhe mallin për vendlindje, për atdhe, por edhe kur shkruhen nga ai këndi i shikimit të pafund në horizont, të cilin ta imponon kurbeti. Këtë karakteristikë me peshë filozofike e hasim edhe tek libri i pestë me poezi “Lumenjtë e ëndrrave” të shkrimtarit, Fatmir Terziu.
  43. Siri Sulejmani: Koha dhe bota nuk bien në gjumë thjesht me Fatmir Terziun.
  44. Shpresa Fundo Gjergji: Fatmir Terziu, artist në artin e fjalës dhe kritikës.
  45. Tahir Bezhani: “ Blirët e Pejës”, libër me peshë historike.
  46. Timo Mërkuri: “Kojrillat” është vërtet një libër i bukur, me një kompozim modern, por që gjithësesi mban aromë Shqipërie në të gjithë faqet e tij. Është nga ato libra, ardhja e të cilëve, është vërtet një…ogur i mirë.
  47. Vangjush Saro: Përtej klasit dhe termave, që tani po të dallojnë nga shumë krijues të tjerë, vëmendja njerëzore dhe ajo profesionale janë gjërat që gjithashtu i çmoj tejet. Në këto kohë me shumë vështirësi dhe pikëpyetje, edhe në fushën e letrave, ti dhe “Fjala e lirë” po jepni një ndihmesë që (jam i bindur) antologjia e vlerave po e arshivon. Mund të them se krahas poezisë së “rëndë” dhe prozës kërkuese, angazhimi yt në kritikën letrare, aq memece sot për sot, si dhe kontributi i “Fjala e lirë” në tërësi, janë sikur një institucion i munguar. 
  48. Vilhelme Vranari Haxhiraj: Romani “Grykës” i Terziut, vlerë në kolanën e letërsisë shqipe.
  49. Vladimir Muça: Sfida e Dr. Fatmir Terziut, me këtë roman të një lloji të ri (do ta quaja post-modernist) përbën një sfidë kurajoze ndaj vetëvetes e ndaj reçesionit letrar në përgjithësi.
  50. Vullnet Mato: Tek proza dhe poezia e Fatmir Terziut është gjithçkaja jetësore brenda tërësisë moderne.
  51. Dr. Zejnepe Alili – Rexhepi: Të shkruash, qoftë edhe vetëm ca fjalë mbi artin krijues të Terziut, nuk është fare e lehtë. Romani “Kojrrillat”, më bëri të zhytem në labirinte të thella deshifrimesh, akoma pa i njohur thellësitë e ngjarjes.
  52. Zyba Hysen Hysa: Proza e Terziut shket si makina në autostradën globale.
  53. Prof. Dr. Zyhdi Dervishi: Fatmir Terziu sjell Standarde bashkëkohore më të përparuara edhe në kritikën letrare shqiptare. Fatmir Terziu i qaset shqyrtimit analitik të proceseve, dukurive e risive letrare në gjuhën shqipe kryesisht të dy dhjetëvjeçarëve të fundit, duke u bazuar në përvojën teorike dhe trajtimet empirike analoge të vendeve më të përparuara të Perëndimit.
  54. Xheladin Mjeku: Fatmir Terziu është Tempulli i dijes në syrin e kritikës letrare.

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Filma
Dokumentarë
  • Universiteti i Tetovës (1997)
  • Në Kosovë andej nga Kulla e Jasharajve (2004).

Janë shprehur:

Për autorin dhe studiuesin akademik Fatmir Terziu janë shprehur Prof Dr Zyhdi Dervishi, Prof Dr Eshref Ymeri, poeti Agim Shehu, Prof Vangjush Ziko, Faruk Myrtaj, Lazër Stani e mjaft të tjerë.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Joni poetik

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b "Dar-Elbaca.Com". Arkivuar nga origjinali më 29 qershor 2007. Marrë më 16 korrik 2007. {{cite web}}: |accessdate= dhe |access-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "extra.shu.ac.uk". Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2007. Marrë më 16 korrik 2007. {{cite web}}: |accessdate= dhe |access-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ South-Thames.ac.uk
  4. ^ a b LSBU.ac.uk
  5. ^ "BBC.co.uk". Arkivuar nga origjinali më 20 shkurt 2006. Marrë më 16 korrik 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Thought Infiniteness
  7. ^ [1][lidhje e vdekur]
  8. ^ "BritFilms.Com". Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2007. Marrë më 16 korrik 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "BritFilms.Com". Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2007. Marrë më 16 korrik 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Dy filmat e Fatmir Terziut Windy Corner dhe Clouds of Smoke janë përzgjedhur nga British Council Arts dhe janë ekspozuar online në mesin e filmave Britanikë të këtij vendi. Dy filmat e mësipërm janë ndër të parët shkruar nga një shqiptar me banim në Mbretërinë e Bashkuar, që gëzojnë të drejtën e përfshirjes në amëzën zyrtare të filmave vendas.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]