Felix Baumgartner

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Felix Baumgartner (Salzburg, 20 prill 1969) është një parashutist austriak.

tetor 2012, ai u përgatit për hedhjen nga lartësia më e madhe që është bërë ndonjëherë me parashutë, një përpjekje për të kaluar shpejtësinë e zërit. Pas një sërë vonesash hedhja u zhvillua të dielë më 14 tetor, 2012 mbi Roswell, New Mexico.

Ai u hodh poshtë nga lartësia 39 km dhe pas 4 minuta dhe 19 sekonda nga hedhja, ai u bë njeriu i parë që kalon shpejtësinë e zërit në rënie të lirë. Ai arriti një shpejtësi maksimale prej 1342 km/h. Dhjetë minuta pas kërcimit ai zbarkoi në mënyrë të sigurtë në tokë. Ngjitja u krye me një balonë me helium rrth 230 metra të lartë dhe morri 2,5 orë kohë.

Baumgartner më herët ka kryer edhe hedhje të tjera ekstreme, më 1999 nga Kullat Petronas në Kuala Lumpur (Malajzi) si dhe kalimi i Kanalit të la Manshit me një kostum që i ngjan formës së shpendëve.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]