Ferid Hudhri
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ferid Hudhri | |
Emri | Ferid |
Mbiemri | Hudhri |
Kombësia | shqiptare |
Profesioni | historian arti |
Mirënjohje | |
Penda e Argjendtë, 2001 Çmimi i Akademisë Kult, 2013 | |
Ferid Hudhri është historian dhe studiues arti. Ka mbaruar Akademinë e Arteve në Tiranë, më 1974. Më pas ka kryer kursin pasuniversitar për Histori dhe Kritikë Arti, në Tiranë, më 1986. Ka bërë specializimin për Histori Arti në Muzeun e Luvrit, në Paris, më 1990 dhe ne Universitetin e Europes Qendrore (CEU),Prage 1994-1995. Gjatë viteve 1974-1985 ka punuar në Lidhjen e Artistëve dhe Shkrimtarëve si redaktor për artet figurative. Në vitet 1992-1997 ka qenë drejtor i Qendrës së Studimit të Arteve në Akademinë e Shkencave. Aktualisht punon ne Departamentin e Studimit te Arteve ne Qendren e Studimeve Albanologjike. Ka mbrojtur graden Doktor i Shkencave dhe ka marre titullin Profesor. Pas viteve '90 ka bërë shumë udhëtime studimi në vende të ndryshme të botës si në Francë, Angli, Australi, Itali, Greqi, Egjipt, Amerike.
Librat e tij më të suksesshëm janë "Shqipëria në veprat e piktoreve te huaj", botuar në shqip në Tiranë, më 1989, dhe në anglisht "Albania and Albanians in the World Art", në Athinë, më 1990, "Arti i Rilindjes shqiptare" vlerësuar me çmimin "Penda e Argjendtë" më 2001, "Shqipëria nepermjet Artisteve", Tirane 2003, "Albania through Art" 2008 dhe Enciklopedia Shqiptaret ne Artin Boteror, botim i vitit 2012, vleresuar me cmimin e Akademise Kult, 2013.