Figurat e qelibarit ilir

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Figurat e qelibarit ilir janë një grup figurash të vogla njerëzore dhe kafshësh të bëra nga qelibari. Ato u bënë që nga fillimi i epokës së hekurit rreth vitit 1000 pes dhe prodhimi i tyre vazhdoi përgjatë mijëvjeçarit. Ato gjenden pothuajse në të gjithë Ilirinë nga Sllovenia në veri deri në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut në jug. Vendet me më shumë figura të gjetura janë RipačBosnje (15 figura gjithsej kafshësh dhe njerëzish) dhe Ormož në Slloveni (10 figura njerëzore dhe 13 kafshësh). Qëllimi i këtyre figurave është ende një mister dhe mund të kenë qenë edhe hyjni ilire, figura që përfaqësojnë kultin e të vdekurve apo thjesht lodra fëmijësh. Qelibari ishte një lloj materiali plastikë antike që ilirët e donin shumë dhe shumë nga bizhuteritë dhe objektet e tyre dekorative ishin prej qelibari. Për këto figura është e vështirë të thuhet se janë objekte artistike. [1]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Stipčević, Alexander (1989). Iliri: povijest, život, kultura. Zagreb: Školska knjiga. fq. Stampa:Page needed. ISBN 9788603991062. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)