Jump to content

Fisi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Fis)

Fisi dhe fara është grup njerëzish në shoqërinë parake me lidhje të afërta gjaku, me gjuhë të përbashkët e me zakone të njëjta, që mbështetej në pronën e përbashkët dhe që ishte njësia bazë e organizimit të jetës së njerëzve e të prodhimit deri në lindjen e klasave. Në etnografi fisi është grup njerëzish me gjuhë dhe zakone të përbashkëta, që jetojnë si një bashkësi me një prijës në krye[1].

Me kalimin e kohës në territoret shqiptare fjala fis ashtu si dhe shkrirja e dy fjalëve tradicionale (farë+fis) farefis njiheshin njerëzit që kishin prejardhje nga një stërgjysh i përbashkët.

Fjala fis është një huazim nga greqishtja e periudhës bizantine. Në shek. XIX përdorej kryesisht në Shqipërinë Veriore, kurse në Jug dëgjohej rrallë.[2]

Rendi farefisnor në trevat shqiptare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në konstatimet e periudhës së fundit osmane, njësia më e madhe politike qe fisi[3]. Gjysmën e parë të shekullit XIX Boué konstaton se shqiptarët janë të ndarë në klane, që quhen fis te Gegët dhe farë te Toskët[4]. Një farë a fis kontrollonte troje të caktuara dhe parandalonte ose kontrollonte joanëtarët nga pronësia. Në teori, çdo fis përfonte identetin e vet fisnor duke mëtuar trashëgiminë nga një burrë historik ose mitik, megjithatë disa fise pohonin për të njëjtit paraardhës[3].

Rendi farefisnor pas '90

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas ndryshimeve demografike të pas viteve '90 dhe sidomos pas shembjes së përkohshme të shtetit shqiptar më 1997, shqiptarët që kishin jetuar në një rend fisnor shekullor ndër viset e ndryshme e lanë vendlindjen e tyre për një jetë më të mirë në mërgim ose ndër qytetet e Ultësirës Perëndimore: Shkodra, Tirana, Durrësi. Me dinamikën që sjell synimi për një jetë më të mirë, ruajtja e strukturave të vjetra mendore dhe fisnore mbetet vetëm në nivel bisedor kur ndëgjon që thonë "Unë jam 'i Shkrel, por ime shoqe është i Shalë." Ndjesi kjo e rrënjës, e cila nuk zbehet lehtësisht duke qenë e freskët në mbamendje[5].

  1. ^ Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe - Tiranë, 1980
  2. ^ Ulqini, Kahreman (2003). Struktura e shoqërisë tradicionale shqiptare. Shkodër: Idromeno. fq. 34. ISBN 9789992784150. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}. Gawrych G., The Crescent and the Eagle: Ottoman Rule, Islam and the Albanians, 1874-1913, Londër: I.B.Tauris, 2006, fq. 30-31 ISBN 1-84511-287-3
  4. ^ Vlora E. & Godin M., Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri, përkthyer nga Afrim Koçi, Tiranë: 55, 2010, fq. 208. ISBN 978-99943-56-83-6
  5. ^ Elsie R., The Tribes of Albania: History, Society and Culture, I.B.Tauris, 2015, fq. 11. ISBN 978-1-78453-401-1