Flamuri i Iranit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Flamuri i Iranit

Flamuri i Iranit (Persisht: پرچم ایران‎, romanizuar: parčam-e Irân) i njohur gjithashtu si Flamuri me Tre Ngjyra (پرچم سه رنگ ایران, parčam-e se rang Irân) është një flamur trengjyrësh që përfshin breza të barabartë horizontale të gjelbër, të bardhë dhe të kuq me stemën kombëtare ("Allah") me të kuqe të përqendruar në brezin e bardhë dhe tekbirin e shkruar 11 herë secili në shkrimin kufik me të bardhë, në pjesën e poshtme të gjelbërt dhe pjesën e sipërme të brezit të kuq.

Ngjyra e gjelbërt, sipas kulturës iraniane, simbolizon rritjen, lumturinë, unitetin, natyrën, gjallërinë dhe gjuhët iraniane. Ngjyra e bardhë simbolizon lirinë, ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon trimërinë, zjarrin, jetën, dashurinë, ngrohtësinë dhe sofistikimin.

Ky flamur u miratua më 29 korrik 1980, si një reflektim i ndryshimeve të sjella nga Revolucioni Iranian i vitit 1979, i cili rezultoi në zëvendësimin e monarkisë Pahlavi me një Republikë Islame, të mbështetur nga një gamë e gjerë e organizatave islame dhe lëvizjet e studentëve. Në kundërshtim me regjimin aktual në Iran, një numër i mërguar iranianë (veçanërisht në Los Anxhelos, Paris, Londër, Berlin, Amsterdam, etj.) vazhdojnë të përdorin trengjyrëshin iranian me Luanin dhe Diellin në qendër.