Jump to content

Florence Carpenter Ives

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
FLORENCE C. IVES

Florence Carpenter (lindur më 10 mars 1854 – 20 dhjetor 1900) ishte një gazetare amerikane.

Florence Trumbull Carpenter lindi në Nju Jork në 10 mars 1854. Ajo ishte e bija e një artisti, Francis Bicknell Carpenter. Duke marrë parasysh pozicionin e babait të saj në botën e letërsisë dhe të artit si dhe bukuria e Florencës e shndërruan atë në një ndër ikonat e rretheve intelektuale të qytetit të Nju Jorkut.[1]

Në 12 maj 1877 Florenca u diplomua në Kolegjin e vajzave Rutgers, ku ajo u martua me Albert Chester Ives, [2]një gazetar i Nju-Jorkut. Në atë periudhë ata jetonin në Londër, Angli, ku shtëpia e tyre u kthye në një atraksion turistik për shumë amerikanë dhe anglezë. Ata jetuan për shumë vite në Paris, Francë si dhe shpenzuan pak kohë në Dresden dhe Dublin.[3] Djali i tyre, Emmerson Ives lindi në 1882, kur ata qëndruan për një vit në SHBA.[1]

Në 1887 ajo u kthye në Nju Jork dhe bëri përpjekjet e para për të punuar në gazetë. Pozicioni i saj i punës ishte punonjëse e përgjithshme pranë Press, ku ajo ushtronte detyra të ndryshme si përshembull: kritikë arti, lajme sociale, lajme mbi modën, gratë, thashetheme.[3] Më në fund puna e saj u fokua kryesisht tek letërsia dhe kritika, një pozicion që ajo e mbajti për gjithë pjesën e mebtur të karrierës së saj. Në 1891 ajo zgjeroi fushën e punës së saj edhe në shumë gazeta të tjera nju jorkeze, me artikuj mbi tematika të rëndësishme si Sun, The Tribune, The World, The Herald. Ajo u bë redaktore e departamentit të grave në Metropolitan dhe Rural Home. [1]

Më pas ajo u vu në krye të detyrës pranë World’s Columbian Exposition për të gjitha botimet që vinin nga bordi i përgjithshëm i menaxhereve gra. Disa muaj më vonë, ajo u emërua në postin e drejtueses ekzekutive të bordit për gratë nga World’s Fair. Ky pozicion kërkonte prej saj të lëvizte drejt Albany si dhe tërheqjen e saj të përkohshme nga gazetaria në Nju Jork, edhe pse ajo vijoi të ruante lidhjet me gazetarinë.[1]

Ajo u largua nga jeta në 20 dhjetor 1900 në Quaker Hill, Nju Jork. Varrimi u bë në Homer, Nju Jork.[4]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


  1. ^ a b c d Willard & Livermore 1893, f. 413.
  2. ^ Cutter 1912, f. 1320.
  3. ^ a b Hearst Corporation 1891, f. 460.
  4. ^ "Obituary" (në anglisht). The New York Times. 22 dhjetor 1900. Marrë më 1 shkurt 2018.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]