Fusha e Prizrenit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fusha e Prizrenit është një fushë që ndodhet në pjesën jugore të Rrafshit të Dukagjinit dhe shtrihet në zonën rrafshinore përreth qytetit të Prizrenit.[1]

Përmbledhje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fusha e Prizrenit kufizohet me Fushën e Pejës në veri, malësinë e Hasit dhe të Gjakovës në veriperëndim dhe jugperëndim, Malet e Sharrit në jugperëndim dhe zonën e Drenicës në verilindje. Fusha e Prizrenit ka shtrirje të përzgjatur veriperëndim - juglindje deri në 46 km gjatësi, gjerësi 16-24 km dhe lartësi 265-500 m mbi nivelin e detit. Ndërtohet kryesisht nga zhavorre, rëra, deltina e lymra pliocenike e kuaternare. Pjesa veriperëndimore midis Gjakovës dhe Junikut përshkohet nga kurrize kodrinore me lartësi relative 50-80 m, ndërsa pjesa juglindore, midis Rugovës dhe Prizrenit, ka reliev gati të rrafshët. Dallohet për klimë relativisht më të ngrohtë dhe më të lagësht se Fusha e Kosovës. Temperatura mesatare janarit është 1° C, e korrikut 23° C, kurse sasia mesatare vjetore e reshjeve arrin 700 mm. Dallohet për rrjet ujor të pasur, të përfaqësuar nga Drini i Bardhë me degët Topluha, Lumbardhi i Prizrenit etj. Mbulesa bimore përfaqësohet nga kati i dushkut, pjesa më e madhe e së cilës është zëvendësuar me atë të kultivuar.[1]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Lafe, Emil, red. (2008). "Fjalor Enciklopedik Shqiptar". (Encyclopedic Dictionary of Albania). Vëll. 3. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. fq. 2103. ISBN 9789995610272. OCLC 426069353.