Gabriel Stokes
Gabriel Stokes është nje nga personazhet te The Walking Dead, (Sezoni 5 - në vazhdim), interpretuar nga Seth Gilliam.
Është një prift i cili jeton i mbyllur në kishën e tij që prej fillimit të apokalipsit. Nuk është i mësuar të jetojë në botën e re dhe të mbrohet nga të vdekurit. Shpëtohet nga një sulm i të vdekurve nga Rick dhe të tjerët, Gabriel vendos ti pranojë në kishën e tij të vogël. Aty ai fsheh një sekret të errët: u fsheh në kishë dhe mbylli dyert duke lënë besimtarët jashtë saj duke u kthyer në të vdekur një nga një. Pas një sulmi të të vdekurve dhe pasi Beth vdes në Atlanta, niset bashkë me të tjerët dhe perfundon në Alexandria. Ndjenja e fajësisë e bën shpesh herë të gabojë dhe jo pak herë vendos në rrezik qëndrimin e grupit në Alexandri. Në sezonin e shtatë i kërkon Carl ti mësojë se si të mbrohet. Tregohet i vlefshëm për grupin kur shpëton Judith nga sulmi i të vdekurve në Alexandri dhe kur të gjithë hynë në luftë me shpëtimtarët. Për shkak të një infeksioni humbet shikimin nga njëri sy. Në sezonin e nëntë e shikojmë në fillim në një lidhje me Anne, dhe me pas ne Rositen.