Rick Grimes

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Rick Grimes (Sezoni 1 - 9) i intepretuar nga Andrew Lincoln.

Rick Grimes është një zëvëndës sherif nga Kontea King në Atlanta. Në momentin e rënies së Apokalipsit gjendej në gjëndje Kome në Spitalin e Kontesë. Pasi del nga gjëndja e komës shikon një spital të shkretë, të mbushur me të vdekur. I humbur nëpër rrugët e kontesë shpëtohet nga Morgan Jones, një i mbijetuar me djalin e tij. Rick vendos të kërkojë familjen e tij të cilën arrin ta gjejë pas shumë peripecish. Rick menjëherë tregohet një lider duke mbrojtur grupin e tij, i cili pas cdo peripecie shtohet me pjestarë të rinj. Shpejt kuptojnë se armiqtë e vërtetë nuk janë të vdekurit që ecin, por vetë njerëzit. Gjatë sezonit të dytë humbet shokun e ngushtë Shane Walsh i cili më parë ka pasur një lidhje me gruan e tij Lori Grimes. Në sezonin e tretë humbet gruan e tij gjatë lindjes së vajzës Judith Grimes të cilën me vonë Rick pranon që mund të mos jetë e bija e tij. Bëhet lider i Alexandria Safe Zone tek ku gjen një strehëz për të dashurit e tij. Bie në dashuri me Michonne dhe sëbashku bëjnë një fëmijë. Ndeshet fuqishëm me Negan liderin e grupit të Shpëtimtarëve. Krijon aleanca me Hilltop komunitet ku më vonë lider do të bëhet Maggie Greene pas vdekjes së Glenn Rhee, si dhe me Mbretërinë e komanduar nga King Ezekiel. Së bashku arrijnë të mposhtin Negan duke filluar një erë të re. Në sezonin e nëntë pasi kalojnë disa vite e shohim në krye të komuniteteve të bashkuar në kërkim të ndërtimit të një ure, e cila sipas tij do ti shërbejë të ardhmes. Pasi vetë-sakrifikohet për të shpëtuar shokët e tij, gjendet në gjëndje terminale nga Jadis e cila njofton komunitetin me Helikopter ta shpëtojë. Në këtë mënyrë largohen të dy nga seriali