The Walking Dead (serial televisiv)
Walking Dead është një seri televizive amerikane prodhuar nga 2010.
Ideuar nga drejtori Frank Darabont, seriali është i bazuar në librin me figura i shkruar nga Robert Kirkman i cili eshte gjithashtu edhe producent ekzekutiv i emisionit, ilustruar nga Tony Moore dhe Charlie Adlard.
Episodi i parë u transmetua nga rrjeti i televizioneve kabllore AMC në 31 tetor të vitit 2010 gjatë Fearfest.
Permbledhja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Rick Grimes është një zëvendës-sherif, viktimë e një aksidenti gjatë një shkëmbim zjarri. I qëlluar në shpinë, kalon në gjendje kome, duke lënë nen lotët, gruan e tij Lori dhe djalin Carl. Pasi del nga gjendja e komes shikon se cdo gje ka ndryshuar. Spitali është shkatërruar dhe plot me kufoma. Rick e kupton menjehere te verteten "virusi" që dukej nen kontroll para renies se tij ne koma tashme ka kaluar e nje stad ku nuk mund t ekontrollohet me. I deshperuar perpiqet te mbledhe forcat per te gjetur familjen e tij. Pasi gjen familjen shume shpejt do te kuptojne se armiqte e vertete nuk jane te vdekurit te cilet ringjallen, por vete njerezit. ai perpiqet te gjeje nje strehez te re te qete per te dashurit e tij.
Episodet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Sezoni i pare perbehet nga 6 seri. I ndjekur nga sezoni i dyte me 13 seri dhe te tjerat ne vazhdim me nga 16 seri.
Sezoni | Episode | Transmetuar ne SHBA | Transmetuar ne Europe |
---|---|---|---|
Sezoni i Pare | 6 | 2010 | 2010 |
Sezoni i Dyte | 13 | 2011-2012 | 2011-2012 |
Sezoni i Trete | 16 | 2012-2013 | 2012-2013 |
Sezoni i Katert | 16 | 2013-2014 | 2013-2014 |
Sezoni i Peste | 16 | 2014-2015 | 2014-2015 |
Sezoni i Gjashte | 16 | 2015-2016 | 2015-2016 |
Sezoni i Shtate | 16 | 2016-2017 | 2016-2017 |
Sezoni i Tete | 16 | 2017 - 2018 | 2017 - 2018 |
Sezoni i Nente | 16 | 2018-2019 | 2018-2019 |
Personazhet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Rick Grimes (sezoni 1 - 9), i luajtur nga Andrew Lincoln. Rick eshte zvSherif i kontese King ne Atlanta. Personazhi kryesor dhe lider i komunitetit te Alexandria Safe Zone
- Shane Walsh (Sezoni 1 - 2; mysafir: sezoni 3,9), i luajtur nga Jon Bernthal. Krahu i djathte i Rick i cili shpesh here ka mendime te kunderta. vritet nga Rick pas tentatives se deshtuar te Shane per te vrare Rick. Shfaqet ne forme hallucinacioni tek Rick ne sezonin e 3 dhe te 9
- Lori Grimes (Sezoni1 - 3), e luajtur nga Sarah Wayne Callies. Gruaja e Rick e cila ka nje marredhenie me Shane gjate apokalipsit. vdes gjate lindjes se Judith
- Andrea (Sezoni 1 - 3), e luajtur nga Laurie Holden, Pjestare e grupit te Atlantas. Pas humbjes se motres se saj Amy meson artin e te luftuarit. Perpiqet te beje paqe mes Guvernatorit dhe Rick pa ia arritur.
- Dale Horvath (Sezoni 1 - 2), i luajtur nga Jeffrey DeMunn. Njeriu i mocem i grupit te Atlantas. Perkujdeset per Andrean. vdes i kafshuar nga nje Zombie ne fermen Greene
- Glenn Rhee (Sezoni 1 - 7), i luajtur nga Steven Yeun, Nje nga personazhet me te mire te The Walking dead. pjestar i grupit te Atlantas. gjithmone ne kerkim te paqes midis komuniteteve. Shpesh here gjendet prane vdekjes. Martohet me Maggie
- Carl Grimes (Sezoni 1 - 8), i luajtur nga Chandler Riggs, djali i Rick. Nje nga personazhet i cili ndryshon me shume ne karakter. Gjithmone ne kerkim te paqes. eshte ai qe i jep fund vuajtjes se nenes se tij.
- Daryl Dixon (Episodik sezonin 1; Sezoni 2 - në vazhdim), i luajtur nga Norman Reedus, Pjestar i grupit te Atlantas. Gjithmone ne kerkim te me se mires per grupin. I ndershem dhe i dobishem. Krahu i djathte i Rick
- Carol Peletier (Episodik sezonin 1 - 2; Sezoni 3 - ne vazhdim), e luajtur nga Melissa McBride, Pjestare e grupit te Atlantes dhe banore e Mbreterise me vone. Ndoshta personazhi me me shume ndryshim i te gjithe serialit
- Merle Dixon (Episodik: sezonin 1; mysafir sezonin e 2; sezoni 3), e luajtur nga Michael Rooker, Pjestar i grupit te Atlantes dhe vellai i madh i Rick. Rishfaqet ne sezonin e trete ne Woodbory si krahu i djathte i Guvernatorit
- Morgan Jones (mysafir: sezonet 1, 3; Episodik Sezoni 5; Sezoni 6 - 8), i luajtur nga Lennie James, Njeriu i pare qe Rick takon pas apokalipsit. Ribashkohet ne Alexandria me Rick dhe te tjeret
- Hershel Greene (Episodik sezonin e 2; Sezoni 3 - 4, mysafir Sezoni 9), i luajtur nga Scott Wilson, I pari i fermes Greene gjate sezonit te dyte. Personazh tek i cili te gjithe shikojne zgjuarsi ne mendime dhe respekt
- Maggie Greene (Episodik sezonin e 2; Sezoni 3 - në Vazhdim), e luajtur nga Lauren Cohan, vajza e madhe e Hershel. gruaja dhe vejusha e Glenn. behet lidere e komunitetit te Hilltop
- Beth Greene (Episodik ne Sezonin 2 - 3; Sezoni 4 - 5), e luajtur nga Emily Kinney, motra e vogel e Maggie. Ne fillim e dobet, por me kalimin e sezoneve krijon stabilitet. Qendron me Daryl ne momentin ku Guvernatori sulmon Burgun
- Michonne (Sezoni 3 - ne vazhdim), e luajtur nga Danai Gurira, Pesonazhi me shpate, shume e vlefshme per grupin. banore e Alexandria Safe Zone dhe e dashura e Rick me vone.
- Guvernatori (Sezoni 3 - 4; mysafir sezonin e 5-të), i luajtur nga David Morrissey, Kryetari i komunitetit te Woodbury. Personazh kontrovers. perpiqet me te gjitha menyrat te marre Burgun duke sulmuar rick dhe te tjeret.
- Tyreese Williams (Episodik Sezonin e 3; Sezoni 4 - 5), i luajtur nga Chad Coleman, Pjestari i grupit te Tyreese. Ne fillim perjashtohet nga grupi i Rick dhe i bashkohet Guvernatorit. Kur shikon qellimet jo te mira te ketij te fundit ndryshon mendim.
- Sasha Williams (Episodik Sezonin e 3; Sezoni 4 - 7, mysafir Sezoni 9), e luajtur nga Sonequa Martin-Green, Pjestari i grupit te Tyreese. Ne fillim perjashtohet nga grupi i Rick dhe i bashkohet Guvernatorit. Kur shikon qellimet jo te mira te ketij te fundit ndryshon mendim.
- Bob Stookey (Sezoni 4 - 5), i luajtur nga Lawrence Gilliard Jr. Daryl e gjen te vetem dhe e afron tek burgu. pas sulmit te guvernatorit bashkohet me Maggie dhe Sasha ne kerkim te Terminus. Vritet nga keta te fundit
- Tara Chambler (Episodik Sezoni 4; Sezoni 5 - 9), e luajtur nga Alanna Masterson, Pjestare e familjes Chambler. Pasi braktis guvernatorin ne sulmin e tij ndaj Burgut, bashkohet me grupin e Rick. Pjestare e Alexandria Safe Zone
- Abraham Ford (Episodik Sezoni 4; Sezoni 5 - 7), i luajtur nga Michael Cudlitz, Ish Ushtarak i cili eshte ne mision per te derguar ne Washington Eugene Porter. Pasi zbulon se Eugene genjen vendos te qendroje me grupin e Rick ne Alexandria Safe ZOne
- Eugene Porter (Episodik Sezoni 4; Sezoni 5 - ne vazhdim), i luajtur nga Josh McDermitt, Shkencetar frikacak. mashtron Abraham duke i thene se ka kuren kunder semundjes. Ben gjithcka per te mbijetuar
- Rosita Espinosa (Episodik Sezoni 4; Sezoni 5 - ne vazhdim), e luajtur nga Christian Serratos, E dashura e Abraham dhe banore e Alexandria safe Zone me vone. shume e afte ne perdorimin e armeve dhe eksplozivit
- Gabriel Stokes (Sezoni i 5 - ne vazhdim), i luajtur nga Seth Gilliam, Prift frikacak i cili ben cdo gje per te mbijetuar. karakteri i tij ndryshon pas sezonit te shtate duke u bere i vlefshem per Rick dhe komunitetin
- Aaron (Episodik Sezoni 5; Sezoni 6 - në vazhdim), i luajtur nga Ross Marquand, Reklutori i Alexandria Safe Zone. eshte ai i cili i ofron nje strehez te sigurte personazheve tane
- Enid (Episodik Sezonet 5 - 7; Sezoni 8 - 9), e luajtur nga Katelyn Nacon, Vajza e vetmuar e Alexandria Safe Zone. Me kalimin e episodve fiton me shume vemendje
- Dwight (Episodik sezoni i 6; Sezoni 7 - 8), i luajtur nga Austin Amelio, Personazh kontrovers. Ne fillim nje nga tenentet e Negan. Me vone ndihmon Rick dhe te tjeret ne luften kunder Negan
- Jezus (Episodik sezoni i 6; Sezoni i 7 - 9), i luajtur nga Tom Payne, rklutuesi i Hilltop. eshte ai i cili i thote Rick se bota ku ai jeton eshte me e madhe sec ai mendon
- Negan: (Episodik: sezoni i 6; Sezoni i 7 - ne vazhdim), i luajtur nga Jeffrey Dean Morgan, Antagonisti per ekselense i Rick dhe lideri i Shpetimtareve.
- Ezekieli (Episodik Sezonit 7; Sezoni 8 - në vazhdim), i luajtur nga Khary Payton, Lideri i Mbreterise dhe aleat i forte i Rick ne luften kunder Shpetimtareve
- Jadis (Episodik Sezoni i 7; Sezoni i 8 - 9), e luajtur nga Pollyanna McIntosh Liderja kontroverse e plehraxhinjve. pas shfarosjes se komunitetit te saj nga ana e Negan, bashkohet me Rick ne Alexandria
- Siddiq (Episodik Sezoni 8; Sezoni 9 - ne vazhdim), i luajtur nga Avi Nash, Mjek i vetmuar te cilin e gjen Carl.
- Alden (Episodik Sezoni 8; Sezoni 9 - ne vazhdim), të luajtur nga Callan McAuliffe pjestar i Shpetimtereve i cili me vone luan rol ne kalimin tek Hilltop
Jon Bernthal luan Shane Walsh
Sarah Wayne Callies luan Lori Grimes
Laurie Holden luan Andrea
Xhefri DeMunn luan Dale Horvath
Steven Yeun luan Glenn Rhee
Chandler Riggs luan Carl Grimes
Norman Reedus luan Daryl Dixon
Melissa McBride luan Carol Peletier
Michael Rooker luan Merle Dixon
Lennie James luan Morgan Jones
Scott Wilson luan Hershel Greene
Lauren Cohan luan Maggie Greene
Emily Kinney luan Beth Greene
Danai Gurira luan Michonne
David Morrissey luan Guvernatori
Chad Coleman luan Tyreese Williams
Sonequa Martin-Gjelbër luan Sasha Williams
Lawrence Gilliard Jr. luan Bob Stookey
Alanna Masterson luan Tara Chambler
Michael Cudlitz luan Abraham Ford
Josh McDermitt luan Eugene Porter
Christian Serratos luan Rosita Espinosa
Seth Gilliam, luan Gabriel Stokes
Ross Marquand luan Aaroni
Alexandra Breckenridge luan Jessie Anderson
Tovah Feldshuh luan Deanna Monroe
Austin Nichols luan Spencer Monroe
Katelyn Nacon luan Enid
Austin Amelio luan Dwight
Tom Payne luan Jezus
Xander Berkeley luan Gregori
Jeffrey Dean Morgan luan Negan
Steven Zqm-ja luan Simon
Khary Payton luan Ezekiel
Pollyanna McIntosh luan Jadis
Callan McAuliffe luan Alden
Webserie[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Me 3 Tetor 2011, dy jave para fillimit te Sezonit te dyte, AMC vendosi ne dispozicion online, webserien e titulluar The Walking Dead: Tom Apart, e perbere nga gjashte episode me nje gjatesi rreth tre minuta secili. Seria e drejtuar nga Greg Nicotero dhe me skenar te John Esposito, tregon ndodhite post apokaliptike te ndodhura fill pas fillimit te epidemise dhe perqendrohen ne personazhin e hannah, e njohur nga fansat si vajza e bicikletes, zombi i pare i hasur nga Rick Grimes. Aktoret protagoniste te kesaj Webserie jane Lilli Birdsell ne rrpolin e Hannah, Rick Otto ne rolin e Andrew, Rex Linn ne rolin e Mike Palmer, Dannielle Burgione rolin e Judy, Madison Lesley ne rolin e Jamie dhe Griffin Cleveland ne rolin e Bily.
Me 1º Tetor 2012, dy jave para fillimit te Sezonit te trete AMC publikoi nje webserie me titull: The Walking Dead: Cold Storage. dhe per kete webserie kemi nje bashkepunim midis Greg Nicotero dhe John Esposito
Ne webserien e trete te titulluar: The Walking Dead: The Oath serish e drejtuar nga Greg Nicotero dhe John Esposito perbehet nga tre episode. dy te mbijetuar gjejne strehim ne spital ku gjejne nje doktoreshe e cila ka bere nje zgjedhje te cuditshme ne jete. Ne vecanti ne perfundim te webseries eshte shkrimi (Dont Open, Dead Inside) shkrim qe haset dhe ne episodin e pare se serise the Walking Dead me risgjimin e Rick nga gjednja e Komes. Cka len te nenkuptohet se behet fjale per te njejtin spital
Nje webserie e katert e titulluar The Walking Dead: The red machete, tregon historine e leves se kuqe qe Rick perdor pe rvrasjen e garreth ne Sezonin e peste
Shënime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Collegamenti esterni[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Sito ufficiale, su amctv.com.
- The Walking Dead, su Movieplayer.it.
- The Walking Dead, su Il mondo dei doppiatori, AntonioGenna.net.
- (EN) The Walking Dead, su Internet Movie Database, IMDb.com.
- (EN) The Walking Dead, su Rotten Tomatoes, Flixster Inc.
- (EN) The Walking Dead, su Metacritic, CBS Interactive Inc.
- (EN) The Walking Dead Arkivuar 27 janar 2013 tek Wayback Machine, su TV.com, CBS Interactive Inc.