The Walking Dead (Sezoni 2)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sezoni i dyte i The Walking Dead fillon me nje humbje. pas nje sulmi te Zombie ne autostrade, Sophia humbet dhe te gjithe vihen ne kerkim te saj. Nderkohe qe aksidentalisht Carl plagoset dhe dergohet me urgjence tek Ferma Greene. I gjithe sezoni i dyte rrotullohet rreth gjetjes se Sophia-s dhe banoret qendrojne tek ferma e Hershel Greene. Sezoni i dyte sjell nje kast me aktore te rinj, personazhet kryesore te cilet futen ne kete sezon jane Hershel Greene, Maggie Greene dhe Beth Greene nderkohe qe dalin nga skena Dale dhe Shane

Seria Titulli Origjinal Titulli ne Shqip
1 What Lies Ahead Cfare ka Perpara
2 Bloodletting Gjaku i Gjakut Tim
3 Save the Last One Te Mbijetosh
4 Cherokee Rose E Kuqja Cherokee
5 Chupacabra Ri-Gjetje
6 Secrets Sekrete
7 Pretty Much Dead Already Shpresa Vdes
8 Nebraska Nebraska
9 Triggerfinger Shkrepje e Thjeshte
10 18 Miles Out Zgjedhje
11 Judge, Jury, Executioner Vendimi
12 Better Angels Gjyqtari
13 Beside the Dying Fire Para linjes se Zjarrit

Lista e Episodeve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Cfare ka Perpara[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Titulli Origjinal: What Lies Ahead
  • Drejtuar nga: Ernest Dickerson dhe Gwyneth Horder-Payton
  • Skenari nga: Ardeth Bey dhe Robert Kirkman

Permbledhja

Rick perpiqet te flase me Morgan Jones ne radiomarres duke shpresuar qe ai ta degjoje, tregon se cfare ka ndodhur dhe e mbyll duke i thene se jane drejtuar per ne Fort Benning.

Udhetimi nderpritet nga makina te shumta te braktisura te cilat kane bllokuar autostraden. Nderkohe kamperi i dale peson nje difekt tjeter. Nderkohe te mbijetuarit vendosin te kontrollojne neper makine per ushqime, ne te njejten kohe Dale perpiqet te rregulloje kamperin e tij. Pas pak kohesh nje turme te vdekurisht afrohet prane te mbijetuarve duke i detyruar ata te fshihen. T-Dog ne tentativen per tu fshehur plagoset ne krah duke u shpetuar nga daryl ne momentin e fundit. Turma e te vdekurve eshte prane largimit, kur Sophia vajza e carol sbulohet nga dy te tille duke e detyruar te vrapoje drejt pyllit.

Rick dhe Daryl kerkojne ne pyll nderkohe qe te tjeret presin ne Autostrade. Carl gjen disa arme te ftohta dhe ia tregon me krenari Shane i cili e trajton keq. Lori i kerkon shpjegime dhe ai i thote se ka ndermend te ndahet nga grupi. Ne perendim Rick dhe daryl kthehen nga pylli pa rezultat.

Ne mengjes, nderkohe qe Dale dhe T-Dog qendrojne ne Kamper, te tjeret fillojne kerkimin e Sophias ne pyll. Gjate kerkimit terhiqen nga zhurma e disa kembanave: shkojne ne kishe, por zbulojne se renia e kembanave ishte e programuar automatikisht. Lori dhe Shane qendrojne vecmas duke biseduar rreth largimit te ketij te fundit, nderkohe qe Andrea i degjon. Rick, Carl dhe Shane kerkojne serish ne pyll nderkohe qe te tjeret kthehen mbrapa. Gjate kerkimit shikojne nje Dre. Carl i afrohet ngadale ku papritur goditet nga nje plumb.

  • Mysafir: Melissa McBride (Carol Peletier), IronE Singleton (T-Dog), Madison Lintz (Sophia Peletier).
  • Shikueshmeria SHBA: Teleshikues 7.257.000

Gjaku i Gjakut Tim[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Titulli Origjinal: Bloodletting
  • Drejtuar nga: Ernest Dickerson
  • Skenari nga: Glen Mazzara

Permbledhja

Ne nje Flashback para epidemise, tregohet skena ku Shane njofton Lorin se Rick eshte plagosur.

Otis, personi i cili gabimisht qelloi mbi Carl i thote rick per nje vend ku mund te shkojne per ta shpetuar. Tek ferma e Hershel Greene, nje veteriner i mbijetuar nga apokalipsi i zombie i cili jeton me femijet e tij dhe Patricia-n gruan e Otis. Menjehere Hershel perpiqet te shpetoje Carl.

Nderkohe ne autostrade T-Dog fillon te deliroje nga temperatura. Dale mendon se plaga esht einfektuar dhe mund ti marre krahun nese nuk kurohet. Ne kthim Andrea sulmohet nga nje Zombie, por shpetohet nga Maggie, e cila i shpjegon situaten dhe merr Lorin per te ferma.

Nderkohe Hershel thote se nuk mund te heqe plumbin pa pajisje mjeksore, Otis dhe Shane dalin vullnetare per te marre ato mjete qe duhen ne qytet. Ne qytet shkojne tek nje shkolle ku me pare ishte ndertuar nje qender mjeksore. Aty Otis dhe Shane sulmohen nga nje turme te vdekurish. Arrijne te gjejne cfare i nevojitej, por nuk dalin dot nga shkolla pasi jane te rrethuar.

  • Mysafir: Melissa McBride (Carol Peletier), IronE Singleton (T-Dog), Lauren Cohan (Maggie Greene), Pruitt Taylor Vince (Otis), Emily Kinney (Beth Greene), Scott Wilson (Hershel Greene).
  • Interpretues te tjere: Jane McNeill (Patricia), James Allen McCune (Jimmy), Kelley Davis (Paula).
  • Shikueshmeria SHBA: Teleshikues 6.703.000

Te Mbijetosh[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Titulli Origjinal: Save the Last One
  • Drejtuar nga: Phil Abraham
  • Skenari nga: Scott M. Gimple

Permbledhja

Familjet Greene dhe Grimes jane ne pritje te Otis dhe Shane, te cilet po bejne perpjeke te shpetojne nga zombie. T-Dog dergohet ne ferme nga Glenn. Nderkohe Daryl dhe Andrea vazhdojne kerkimet per Sophia-n. Lori i ka humbur shpresat dhe mendon per vdekjen e Carl ne menyre qe ai mos te vuaje me, por has ne kundershine e rick i cili beson ende. Shane kthehet me mjetet e nevojshme ne kohe per te shpetuar Carl, duke thene se Otis u veteflijua per ta shpetuar. Hershel kryen operacionin dhe Carl shpeton. Shane fsheh nje sekret te tmerrshem. Ne te vertete ai qelloi Otis ne menyre qe te shpetonte vete.

  • Mysafir: Melissa McBride (Carol Peletier), IronE Singleton (T-Dog), Lauren Cohan (Maggie Greene), Pruitt Taylor Vince (Otis), Scott Wilson (Hershel Greene).
  • Shikueshmeria SHBA: Teleshikues 6.095.000

E Kuqja Cherokee[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Titulli origjinal: Cherokee Rose
  • Drejtuar nga: Billy Gierhart
  • Skenari nga: Evan Reilly

Permbledhja

Pjesa e mbetur e grupit mberrin ne ferme, nderkohe behen homazhe ne nderim te Otis. Si mysafir detyrohen ti permbahen rregullave te shtepise, mbi te gjitha mos te perdorin arme zjarri. Shane pyet Lorin nese ishte treguar e sinqerte kur i kishte kerkuar te qendrone dhe ajo i pergjigjet po. Dale zbulon nje te vdekur brenda njerit prej puseve te fermes dhe se bashku me te tjeret perpiqen ta nxjerrin prej aty me qellim mosinfektimin e ujit, por pa sukses. Daryl eshte i vetmi ne gjendje per te kerkuar Sophian dhe niset ne kerkim. Hershel i komunikon Rick se kur Carl te jete sheruar duhet te largohen nga ferma, por Rick perpiqet ti mbushe mendjen qe te qendrojne. Shane, Andrea dhe Carol kthehen ne autostrade per te pare nese vajza eshte kthyer aty. Glenn dhe Maggie shkojne ne nje farmaci per te kerkuar ilace dhe te dy e leshojne veten me njeri tjetrin. Nderkohe Lori merr testin e shtatzanise nga Glenn dhe zbulon se eshte shtatzane.

Ri-Gjetje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sekrete[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shpresa Vdes[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nebraska[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkrepje e Thjeshte[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zgjedhje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vendimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjyqtari[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Para linjes se Zjarrit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]