Gazmend Hoxha
Gazmend Hoxha (i lindur me 27.07.1977) në fshatin Korroticë e Epërme, jeton dhe vepron në Prishtinë së bashku me familjen e tij. Me profesion polic, pjesëtar i policisë së Kosovës për shumë vite, pozita e tij është drejtor i përgjithshëm.[1]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ai i është bashkangjitur Policisë së Kosovës me gjeneratat e para, respektivisht gjeneratës së tretë në vitin 2000.
Në vitin 2000 ka filluar detyrën në stacionin nr. 4 (Jugu) në Prishtinë, si zyrtar policor në njësi patrulluese, për të vazhduar karrierën policore në pozita të ndryshme dhe të rëndësishme policore, si në nivelin lokal po ashtu edhe në nivelin qendror në pozita të larta menaxhuese.
Në qershor të vitit 2002, si rezultat i punës, angazhimeve dhe rezultateve pozitive, përfundoi me sukses testimet dhe u gradua në gradën e rreshterit, duke u caktuar pastaj në pozitën e mbikëqyrësit të ndërrimit pranë stacionit policor Jugu (ish stacioni nr.4).
Në vitin 2003 pas përfundimit me sukses të detyrave dhe testimeve është avancuar në gradën e togerit dhe më pas është caktuar në pozitën e shefit të ndërrimit, në të njëjtin stacion policor.
Ndërsa pas disa muajsh i njëjti me vendim të Drejtorisë së Personelit të DPP-së, caktohet në pozitën e shefit të Operativës pranë stacionit policor “Veriu” në Prishtinë.
Në janar 2005 avancohet në gradën e kapitenit, ku emërohet në pozitën e komandantit të stacionit policor “Veriu”, për të vazhduar brenda këtij viti edhe si komandant i stacionit policor “Jugu” në Prishtinë.
Në janar të vitit 2006 avancohet në gradën e majorit dhe caktohet në pozitën e zëvendësdrejtorit rajonal për Hetime në Drejtorinë Rajonale të Gjilanit, ku punon për dy vjet nga nëntori i vitit 2006 deri dhjetor të 2008-së.
Në dhjetor të 2008-ës, major Gazmend Hoxha caktohet në pozitën e drejtorit të Drejtorisë së Njësive Speciale.
Në maj të vitit 2009 ai emërohet në pozitën e drejtorit rajonal në DRP Ferizaj.
Në mars 2010 emërohet në pozitën e kryesuesit të Departamentit Kundër Krimit të Organizuar.
Nga shtatori i vitit 2011 major Gazmend Hoxha me vendim të ministrit të Punëve të Brendshme emërohet ushtrues i detyrës së ndihmësdrejtorit të Përgjithshëm për Hetime, detyrë kjo që e ka ushtruar deri në qershor të vitit 2012.
Në vitin 2012 u avancua në gradën e nënkolonelit policor përmes një procesi të organizuar nga DPP-ja.
Nga viti 2019 gradohet në gradën e kolonelit policor në pozitën e drejtorit të Divizionit të Sigurisë Publike 2019-2020.
Nga 2020-2023 është në pozitën e drejtorit të Departamentit të Operacioneve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së.
Kolonel Gazmend Hoxha ka menaxhuar me sukses të gjitha operacionet e Policisë së Kosovës në të cilat ka qenë i inkuadruar, duke përfshirë operacionet më të ndjeshme, siç kanë qenë:
Operacioni i targave të vitit 2021, shtator – tetor.
Operacioni kundër kriptovalutave.
Operacioni i mbylljes së rrugëve ilegale.
Ndërtimi i stacioneve të policisë kufitare.
Operacionit kundër referendumit ilegal të Serbisë-zgjedhjeve ilegale serbe.
Planifikimin e operacioneve për implementimin e reciprocitetit sipas vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Kolonel Hoxha ka përgatitje të lartë shkollore dhe akademike, ai ka përfunduar Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Prishtinës, ku më pas ka përfunduar me sukses edhe studimet e nivelit Master në drejtimin penal, ndërsa tani është duke ndjekur studimet e doktoratës në Fakultetin e Sigurisë në Shkup.
Ka qenë ligjërues në Akademinë Kosovare për Siguri Publike dhe në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.
Ai zotëron mjaft mirë gjuhët e huaja, flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe gjuhën serbe dhe kupton deri mbi mesatare gjuhën frënge.
Kolonel Gazmend Hoxha ka ndjekur shumë trajnime të organizuara nga Policia e Kosovës, por edhe ka marrë pjesë në shumë trajnime jashtë vendit si në: Gjermani, SHBA, Qendrën Marshall, Turqi, Finlandë, Francë, Hungari, Rumani, Belgjikë, Kroaci, Austri etj.
Disa nga trajnimet përfshijnë: trajnimet për aftësi komanduese, menaxhimin e ndryshimeve në organizata, lidership policor, planifikim dhe menaxhim strategjik, trajnim konflikti, koha dhe menaxhimi i ekipit etj.
Ai ka qenë udhëheqës dhe koordinator i hartimit të disa strategjive të PK-së, si: Policimi i Drejtuar nga Inteligjenca, Policimi në Bashkësi si dhe udhëheqës i grupit për hartimin e Planit Strategjik Zhvillimor të PK-së.
Po ashtu ai ka marrë pjesë në shumë vizita studimore, punëtori, seminare, konferenca, takime, ku ka përfaqësuar me shumë dinjitet dhe profesionalizëm Policinë e Kosovës.
Kolonel Gazmend Hoxha vjen nga një familje e ngritur me nivel mesatar ekonomik, me prejardhje nga fshati Korroticë e Epërme – komuna e Drenasit.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Republikës së Kosovës – Policia e Kosovës". www.kosovopolice.com. Marrë më 2024-10-05.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)