Gent Strazimiri
Gent Strazimiri | |
---|---|
Deputet i Kuvendit të Shqipërisë | |
Në detyrë 2009–Vazhdon | |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 6 tetor 1972 Tiranë |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Partia politike | PD |
Arsimimi | Fakulteti i Drejtësisë, UT |
Punësimi | politikan, jurist |
Gent Strazimiri (lindur më 6 tetor 1972 në Tiranë) është deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë dhe Sekretar i Grupit Parlamentar të PD-së.[1][2]
Pasi përfundoi shkollën e mesme në Gjimnazin "Qemal Stafa" në Tiranë, Gent Srazimiri vazhdoi studimet në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, nga ku u diplomua në vitin 1996.
Karriera politike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Strazimiri u bë anëtar i Partisë Demokratike qe me krijimin e saj në vitin 1990. Në vitit 1996 ai u zgjodh nënkryetar i Forumit Rinor të Partise Demokratike (FRPD) në Tiranë, dhe u bë anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Nga 20 shkurti i vitit 1998 deri në 8 prill të vitit 2000 ai ishte kryetar i FRPD. Në vitin 2001 Strazimiri ishte zëdhënës i koalicionit opozitar Bashkimi për Fitore. Nga viti 2002 deri 2005 ai ishte këshilltar i kryetarit të PD-së. Nga viti 2005 deri 2009 ai ishte Sekretar i PD-së. Në maj të vitit 2007, emërohet Zëvendësministër i Brendshëm, detyrë të cilën e mbajti deri në shtator të vitit 2009 kur u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë, duke u rizgjedhur sërish në 2013 dhe 2017.
Incidenti ne Parlament
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në seancën parlamentare të datës 10 korrik 2014 deputeti Gent Strazimiri, duke folur në podium akuzoi kryeministrin Edi Rama se në grupin parlamentar të Partisë Socialiste kishte futur 19 deputetë me precedentë penalë dhe ish-oficerë policie, të shkarkuar nga detyra për lidhje me krimin. Disa minuta më vonë, gjatë kohës që deputeti Strazimiri ishte në korridorin pranë sallës së seancave të Kuvendit, ai u sulmua me grushta nga deputeti i Partisë Socialiste Arben Ndoka (ish i dënuar për "rrëmbim personi" dhe "ushtrim prostitucioni" në Itali), si dhe disa sekonda më vonë edhe nga deputeti tjetër i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu (ish oficer policie, përjashtuar zyrtarisht nga policia për lidhje me krimin e organizuar). Kryeministri Edi Rama i cilësoi akuzat e deputetit Strazimiri si "dhunë verbale" ndaj deputetëve të mazhorancës së krijuar dhe drejtuar prej tij. Byroja e Kuvendit të Shqipërisë e cila mori në shqyrtim incidentin, dënoi me përjashtim nga pjesëmarrja në punimet parlamentare si Strazimirin, ashtu dhe 2 deputetët socialistë që kryen sulmin ndaj tij. Duke akuzuar kryeministrin Edi Rama si urdhërdhënës të dhunës ndaj deputetit Gent Strazimiri, Partia Demokratike i paditi penalisht në prokurori dy deputetët socialistë, dhe në shenjë proteste braktisi pa afat punimet e Kuvendit të Shqipërisë. Dy muaj më vonë, Prokuroria mori si të pandehur dy deputetët socialistë "për goditje për shkak të detyrës" të deputetit Genti Strazimiri. Gjykata e Lartë e Shqipërisë, në një vendim kontravers vendosi të mos dënojë asnjë prej deputetëve me arsyetimin se "janë gjykuar dhe dënuar njëherë nga Byroja e Kuvendit" dhe kësisoj nuk mund të dënohen 2 herë për të njëjtin veprim. Partia Demokratike e cilësoi këtë si një "vendim të papranueshëm" dhe "të fabrikuar politikisht nën ndikimin e qeverisë", duke argumentuar se dënimi administrativ - disiplinor i dhënë nga Kuvendi i Shqipërisë, nuk nuk zëvendëson e as pengon dot procesin penal. Bojkoti i Partisë Demokratike i cili zgjati 6 muaj, përfundoi në dhjetor të vitit 2014 me firmosjen e një marrëveshjeje me ndërmjetësim ndërkombëtar, ku mazhoranca e kryeministrit Edi Rama detyrohej të pranonte kërkesën e opozitës për miratimin dhe zbatimin një ligji "Për dekriminalizimin e administratës shtetërore". Në fund të këtij procesi, 9 deputetë të Partisë Socialistë të Kryeministrit Edi Rama, u shkarkuan ose u shtrënguan të dorëhiqen për shkak të së kaluarës së tyre kriminale. Të njëjtin fat patën edhe disa kryetarë bashkish e disa qindra të zgjedhur lokalë, drejtues institucionesh qendrore e lokale, të gjithë anëtarë të Partisë Socialistë të Kryeministrit Edi Rama. E gjithë trupa gjykuese e Gjykatës së Lartë që dha vendimin kontravers për çështjen "Strazimiri", rezultoi e padenjë për të vazhduar funksionin, pasi gjatë procesit të "Vetting-ut" rezultoi se asnjëri prej tyre nuk justifikonte dot me të ardhurat e ligjshme të deklaruara, shuma të mëdha parash e pronash të akumuluara, si dhe vendime të dhëna abuzivisht gjatë karrierës.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë 2009-2013
- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë 2013-2017
Lista e deputetëve të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Shqipërisë
Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "KQZ Rezultatet Përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë 2013" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 korrik 2017. Marrë më 26 korrik 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Kuvendi i Shqipërisë - Jetëshkrimet e deputetëve