Koalicioni Bashkimi për Fitoren
Koalicioni Bashkimi për Fitoren ishte një koalicion i partive politike në Shqipëri. Zëdhënësi ishte Gent Strazimiri ndërsa lideri ishtë Sali Berisha. Mori 37.1% të votave dhe 46 deputetë në parlament në zgjedhjet e 2001.[1][2]
Bashkimi për Fitoren Bashkimi për Fitoren | |
---|---|
Kryetari | Sali Berisha |
Zëdhënësi]] | Gent Strazimiri |
Themeluar | 21 prill 2001 |
Tretur | 2005 |
Ideologjia | Konservatorizëm liberal Konservatorizëm Liberalizmi Socialdemokracia Monarkizmin Konservatorizmi Kombëtar Populizmi i djathtë |
Krahu politik | Qendrës-Qendrës së djathtë Fraksionet: E djathta ekstreme |
Kuvendi (2001-2005) | 46 / 140
|
Pas zgjedhjeve të 1997 dhe Luftës Civile. Partia Demokratike e Shqipërisë kishte humbur shumicën në parlament dhe për rrjedhojë duhej të vazhdonte të ishte në parlament si opozitë. Sali Berisha ishte fajësuar për keqpërdorimin e Skemave Piramidale nga qeveria.[3] Në vitin 2001 Berisha dhe partitë më të vogla të qendrës dhe të djathtë formuan koalicionin "Bashkimi për Fitore" Vetë Koalicioni ishte një përpjekje për të ndryshuar imazhin e keq të vitit 1997, Sali Berisha i veshi deputetët me këmisha të bardha dhe formoi Koalicionin "Bashkimi për Fitore". Ndërsa vetë Koalicioni bëri fitime të konsiderueshme. Nuk mjaftoi që Berisha të bëhej kryeministër i Shqipërisë. Sipas Berishës lideri i atëhershëm i opozitës. "Strategjia që synon të sjellë këtë koalicion në pushtet do të zëvendësojë pushtetin e mafias me shtetin ligjor. Ne vijmë në pushtet, tha ai, për të thyer grackën e mjerimit".[4] Berisha kishte paraqitur edhe sloganin “Për një fillim të ri”[5]
Emri i Partisë | Akronimi | Kreytari |
---|---|---|
Partia Lëvizja e Legalitetit | PLL | Ekrem Spahiu |
Partia Demokratike e Shqipërisë | PDSH | Sali Berisha |
Partia Balli Kombëtar | PBK | Adriatik Alimadhi |
Partia Republikane Shqiptare | PRSH | Fatmir Mediu |
Bashkimi Liberal Demokrat | BLD | Arian Starova |
Rezultatet e Zgjedhjeve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zgjedhjeve | Votat | % | Vendet | +/– | Qeveria |
---|---|---|---|---|---|
2001 | 494,272 | 36.9 (#2) | 46 / 140
|
20 | Opozita |
- ^ Stela (2001-11-11). "Bashkimi për Fitore, gati të hyjë në parlament (11 Nëntor 2001)". Tv Klan (në anglisht). Marrë më 2023-03-23.
- ^ Erma (2001-07-19). "Bashkimi për Fitore pritet të dalë me një qëndrim për zgjedhjet - (19 Korrik 2001)". Tv Klan (në anglisht). Marrë më 2023-03-23.
- ^ "Dy dekada koalicionesh dhe një klasë politike që s'merret vesh". Albanian Post. 2021-03-19. Marrë më 2023-03-23.
- ^ Bashkimi per Fitore miting ne Fier, Berisha premton integrim ne NATO dhe BE - (28 Maj 2001), marrë më 2023-03-23
- ^ “Bashkimi për fitore”, do te jete emri i koalicionit opozitar ne zgjedhje - (17 Maj 2001), marrë më 2023-03-23