Getot hebreje të krijuara nga Gjermania naziste
Duke filluar me pushtimin e Polonisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, regjimi nazist krijoi geto në të gjithë Evropën Lindore të pushtuar nga gjermanët, me qëllim që të ndante dhe të kufizonte hebrenjtë, dhe nganjëherë romët, në pjesë të vogla të qyteteve dhe qytezave duke çuar më tej shfrytëzimin e tyre. Në dokumentet gjermane dhe në shenjat në hyrjet e getove, nazistët zakonisht i drejtoheshin atyre si Jüdischer Wohnbezirk ose Wohngebiet der Juden, të cilat të dyja përkthehen si Lagjja hebreje. Kishte disa lloje të dallueshme, duke përfshirë getot e hapura, getot e mbyllura, getot e punës, të tranzitit dhe të shkatërrimit, siç përcaktohen nga historianët e Holokaustit. Në një numër rastesh, ato ishin vendi i rezistencës së nëndheshme hebreje kundër pushtimit gjerman, e njohur bashkarisht si kryengritja e getove.[1]
- ^ Holocaust Encyclopedia (2014). "Ghettos. Key Facts". United States Holocaust Memorial Museum. Arkivuar nga origjinali më 15 gusht 2012. Marrë më 28 shtator 2015 – nëpërmjet Internet Archive.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)