Jump to content

Gisela Januszewska

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gisela Januszewska (e njohur ndryshe si Kuh, Rosenfeld dhe Roda; 22 janar 1867-2 mas 1943) ishte një mjeke austriake. Pasi u diplomua në Zvicër, ajo punoi për pak kohë në Gjermani përpara se të kthehej në mjeken e parë grua në qytetin boshnjak të Banja Luka. Ajo mori dekorimet më të larta për shërbimin e saj gjatë Luftës së Parë Botërore dhe aktivizmit social në Austri pas lufte, por u ekstradua në kampin e përqëndrimit nazist, ku ajo dhe vdiq gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Familja dhe edukimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Januszewska lindi në 22 janar 1867 në fshatin Dronvice, asokohe pjesë e Austro-Hunagrisë, tani gjendet në Çeki.Ajo ishte një prej 5 fëmijëve të Leopold Rosenfeld, kryetar i qytetit të Grubišno Polje. Familja ishte hebraike. Vëllai më vogël i Januszewskës me emrin Aleksandër ishte një shkrimtar satirik. Pasi u shkollua në arsimin privat në Brno, ajo u martua me Joachim Kuhn, me të cilin kishin shumë vite diferencë. Gjatë martesës ndihej shpeshherë nën presion dhe jo e lumtur, ndaj vendosi të divorcohej brenda disa vitesh. Januszewska u zhvendos më vonë në Zvicër, ku pasi përfundoi gjimnazin u regjistrua në Universitetin e Zvicrës. Ajo u diplomua në mjekësi si Gisela Kuhn në 12 prill 1898.[1]

Pasi bëri vullnetaren në departamentin obstetrik në Spitalin për Gra në Zyrih, Januszewska lëvizi në qershor 1898 në Remscheid, Perandorinë Gjermane dhe u bë doktoreshë në sigurimet shoqërore në "Allgemeine Ortskrankenkasse". Në mars 1899 ajo u emërua si zyrtare pranë shëndetit publik në “Amtsärztin”, në qytetin boshnjak të Banja Luka, duke u shndërruar në mjeken e parë grua.[2]

Gjatë karrierës së saj në Banja Luka, Januszewska ishte një prej mjekeve të pakta që kontirbuoi për ti siguruar gratë boshnjake myslimane me shërbim mjekësor. Supervizori i parë i saj me emrin Ladislaus Januszewski, u kthye në bashkëshortin e dytë në 1900. Derisa u martuan Januszewskës iu desh të braktiste postin e saj në shëndetin publik. Në vend të kësaj ajo u emërua si drejtuese e një klinike për pacientët e jashtëm për gratë myslimane në Banja Luka. Ajo zhvilloi disa kirurgji të thjeshta dhe fitoi popullaritet pasi shëroi pacientë që vuanin prej lisë, tifos dhe sifilisë dhe sidomos osteomalacinë (shumë e përhapur midis grave myslimane- një fakt i nxjerrë në pah nga Teodora Krajewska, një mjeke tjetër në Bosnje asokohe).

Pas dorëheqjes që dha Januszewski, çifti u zhvendos në Graz. Ajo nisi doktoraturën pak pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, duke u regjistruar në Universitetin e Grazit. Vejushë në 1916, ajo bëri vullnetaren si mjeke në ushtri, si mjekja e vetme në Militärkommando.

Januszewska mori një sërë medaljesh për shërbimin e saj, duke përfshirë këtu “Austrian Order of the Civil Merit” dhe “German Red Cross Decoration”. Pas lufte, në 1919 ajo nisi praktikën e saj në Graz. Ajo është mjekja e dytë që nderohet me çmimin Midizinalrat, një çmim dedikuar të gjithë mjekëve për kontributin e vyer në mjekësi.

Dalja në pension

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në fund të 1935 Januszewska e përfundoi praktikën e saj, por vijoi punën sociale. Në 1937 puna e saj u nderua me "Knight's Cross", një ndër çmimet më të rëndësishme në Austri. Brenda vitit Austria u pushtua dhe u aneksua prej Gjermanisë naziste. Januszewska e gjeti veten si viktimë të politikave raciste. Apartamenti në Graz iu konfiskua në 1940, dhe u detyrua të lëvizte drejt Vjenës, nga ku u ekstradua drejt një kampi përqëndrimi. Ajo vdiq atje në 2 mars 1943, në moshën 76 vjeçare.[3]

  1. ^ "Januszewska, Gisela (geb. Rosenfeld, verh. Kuhn) 1867–1943". Frauen in Bewegung (në gjermanisht). Arkivuar nga origjinali më 29 maj 2006. Marrë më 14 prill 2018.
  2. ^ "Novi nazivi ulica osvanuli u Banjaluci" (në kroatisht). 8 dhjetor 2015. Marrë më 8 dhjetor 2015.
  3. ^ "Gisela Kuhn, geb. Rosenfeld-Roda". Ärztinnen im Kaiserreich (në gjermanisht).