Gjeografia e Tunizisë
redaktoni hartën |
Tunizia ndodhet në Afrikës veriore me dalje në detin Mesdhe në mes të Algjerisë dhe Libisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Tunizisë është 163.610 km2 (15 herë e diçka ma e madhe se Kosova), nga e cila 8.250 km2 janë ujë. Tunizia shtrihet rreth koordinatave gjeografike 34 00 V, 9 00 L.
Tunizia ka një bregdet të gjatë 1.148 km në Mesdhe dhe vijë kufitare 1.424 km që e ndanë atë nga : Algjeria 965 km dhe Libia 459 km.
Klima e Tunizisë është klimë mesdhetare në veri me dimër të butë me reshje shiu e verë të thatë dhe në jug klimë shkretinore.
Relievi e Tunizisë është terren malorë në veri, në pjesën qendrore male të zhveshura dhe në jug gjendet Sahara. Pika më e ultë e relievit është -17 m në vendin e quajtur "Shat al Garsah" (ang. : Shatt al Gharsah) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1.544 metrave në vendin e quajtur "Jebel eh Kambi" (ang. : Jebel ech Chambi).
Si pasurit natyrore të Tunizisë sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Vajguri, Fosfate, Hekuri (Fe), Plumbi (Pb), Zinku (Zn) dhe Kripa. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 17,86 % e sipërfaqes së vendit.
Ky artikull në lidhje me gjeografinë e Magrebit është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |